top of page

Minush Hoxha: Një intimitet në vete




Në atë pasmesnate

Tek më shtrihej dora të kapë fije shpëtimi

nga frika

Ajo fije aqë e larget!

As vendgjetjen s’ia dija.

E do çmendesha, do vdisja pa te

Vajë bebzat lëviznin vetimthi

E mendja frikëshem, në dridhje gjezdiste universit

Më duhej të gjej ate

E s’dijsha ç’kërkoja tej sajë

Po dikund largë e largë, në thellësi veteje

Ndofta jasht vetes, në lashtësi

Gjëndej ajo,

Sublime, n’lartësi qielli, vetë Zoti.

Të gjejë rrugen!

Nisa nga mendjet e ndritura

Të atyre me hyrjedalje tek mbretëri Zoti

I stisur nga trishtësi e gjëndjes

Hyra në boten e tyre, n’atë gjithësi pa skaje

Leçita në pasmesnatë kallximet e tyre të rënda

Tragjizmat e heronjëve që rendnin të hutuar

Tokes e universit, në kërkim të shkakut të dhimbes së vetë

Herë në vajë e rrënkime, herë në mllef e rebel

Dhe nuk dinin përse ishin të tillë.

Atëherë në gjunjë, lutje shpëtimi Zotit.

Atëherë përgjërim Zotit për paqjen shpirtërore

I madhërishem, më vë prajtje,

Më vë në gjëndje që të të dua më shumë!

Iken vitet!

E unë u gjeta në gjurmen tek çonte tek stazka

Tek ajo rrugëza e hollë, epikë  e jetes sime

Si në një varkë biblike fët kërceva në te

Dhe tek i ikja sketerres imagjinoja shpëtimin.

Hëë, mrrekullia e Zotit!

Një fije sa memzi të prekë bebza

E tek shpëtimi të shpie!

Oo, ç’rrugë e gjatë!

Ç’rrugë me gjemba, me shkurre, me shkambinjë!

Po, ja mrrekullia!

Ja ç’mu shpallë para syve të mij:

Bukuri e shtrirë gjerë, bukuri pa fund!

Parrajsa vetë!

E mu në midisin e saj një trëndafil i kuq

Një trëndafil i kuq që hijesonte hapësiren,

Një trëndafil q’i jipte jetë hapsires.

Dhe, aty e jetova të tëren

Aty përpiva pa ndalim të bukuren.

Aty kontrasti ma bëri jeten dhurratë

Dhe, një dite Zoti mu drejtua me vegim

Ashtu me autoritet sikur është e zë të thellë

Të dhurrova me të bukuren që ëndërrove

Dhe jetove jeten për kënaqësinë tënde 

Por, po nuk e dijte-mësoje:

Vetem unë jam i amshueshëm

Ai që jep!

Dhe mësoje

Të tjerët veç vdekatarë janë!

Dhe treti vegimi...

63 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page