top of page

Minush Hoxha: Neveri çasti


Minush Hoxha: Neveri çasti

 

Sipas zakonit

Ulur në fotele përballë fotos të së dashurës time

Ate të formatit A-4 në ngjyra të thekshme

Me të truarën birro para, të mua të mallkuarit

Dhe cifla fukarai djathi e mish anemik Brazili

Të përfytyroj ty, gjatë e i vrerët,

të ulur në kanape t’kadifenjtë verdhë

model makrosh

se si

Tek ke sos punë nami të postit të çmuar,

i rri përballë të dashurës grua

Dhe, sa të veçosh madhri uni tënd

Më vendosë në epiqendër rrëfimi

Mua, veten time-sikur ia thua loçkës, me gjeste gishti,

të sosur mendjeje deri tek krimi

Dhe sa të thellosh kontrastin deri tek ty hero

Që të lartësosh veten deri tek adhurimi

Me nxjerrë deri edhe tipar gangsteri.

,,Ai- tashmë të shumtën ke dëgjuar për te,

Ia thuash me pozë t’pakurreshtjes loçkes sate

Nisi me përdhosje vlerash njeriu

Pastaj përplasi ata të ,,rroftë-rroftit” zë qielli

Pastaj ata simbolistët që cyteshin patrembshëm rruginave të lloçta

Pastaj ata shkencaxhinjtë me miopi patologjike

Pastaj ato masat trushpëlara e busollëprishur

Dhe, tek marshonte çmendshëm pa pikë pushimi

Ia doli tek kuptimi se jeta është hiqi

Se dukjet e parasyve janë mashtrim optik

Se njeriu bie e ngritët e nuk di përse

Se urrejten tjetrin e madhëron ate e nuk di përse

Se çmendet nga figurë gruaje dhe vret ate

E nuk di përse.

Dhe këto marrëzi e adhuruara ime heronjëve të gënjeshtrës

grua

Nuk janë e gjitha,

Rrëshqitja nëpër marrëzi e tij, nuk ka të ndalur

E unë! Unë, jam i lartësuari shëmbëll i normalitetit.

Dhe, këtu i vë pikë monologut tënd intim

Dhe në këte pikë nisë ajo herpë imja lezeti

Ajo e cytja rebeli imja

Ajo herp që ty të hedhë në cep margjine

Ajo herp që të ulë midis fantazmave që sosin jetën

e nuk dijnë se si u gjeten në te.

E unë, sa të ngulfas neverinë time,

E heshti ate me ushtri gotash birroje

135 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page