top of page

Minush Hoxha: Meditime: Diversiteti /llojmëria/



 

Diversiteti i qenieve është aqë i gjerë, sa njeriu as që ia del të jap bile as një numër të përsaktë. Shtesë kësaj, diversiteti është aqë mrrekullisht i ballancuar, aqë harmonik, aqë në ndërvarësi të qenieve sa, një deballancim më serioz rrezikon mu atë diversitet, mu jeten e qenieve, mu jeten në Tokë. Kur nisi kjo? Njeriu, dijetarët, shkencëtarët, u rropaten me mijëra vjetë të përcaktojnë edhe nisjen edhe shkakun e nisjes së jetes dhe fuqinë e krijimit të diversitetit. Asnjë provë, asnjë dëshmi, asnjë dijetarë, as afërisht nuk ka dhënë një eksplikim të patundueshëm për këte. Të thënat ishin vetem pelegrinazh i mundimshëm e atraktiv në pafundsinë e imagjinates së tyre. Universumi nuk ka datë të lindjes e as të zhdukjes. Nuk dihet një krijues i tij dhe motivi për ta krijuar. Hapsinisht dhe kohësisht /nëse koha si diç objektive ekziston-e unë nuk e besoj/, ajo ka ose nuk ka kufijë, nuk i dihet dimensioni, nuk i dihet as ku mbaron e as kurr. E gjitha që është thënë për këto e në lidhje me këto, janë spekulime të rebelisë intelektuale që nuk tejkalojnë një përfytyrim të ngushtë në hapsirë e në kohë. Se përse është përcaktuar-është pyetje e papërgjegje, por ai, ajo që ka dashur të bëjë e të mbajë jeten të gjallë, ka përcaktuar dashurinë, atë fuqinë shtyse të pasmbrapshme, atë gërshetimin e kundërshtive, plotësimin reciprok të specieve, sa të përtritet jeta në planet. Natyrisht se ka teza e mbiteza, ide e mbiide /gjarpri që shty Adamin të kafshoj mollen e u dënua zvarranik i përherëshem, por Eva hapi syt, etj./, por, asnjë subjekt hyjnor që vërteton saktësinë. Kurrë! Filosofia është një sofizem për dëfrim e hiq më!

 


Meditime:

 

Perceptimi është ai që pamjet nga bota-nga jasht vetes, ia përcjellë njeriut tek imagjinata. Reagon  menjëherë logjika /arsyeja, mendja/ dhe merr qëndrim: nëse ta pranoj! E pranon ose e hedhë në anën e gjërave të papeshë /kujtesë tek e cila me kohë zvetnon e fiket/. Nëse logjikë e shëndetëshme e gjenë me vlera, e fut në mozaikun pa kufi të vetes-unit, kompleton -begaton boten e brëndshme. Ajo botë, tashmë e ngritur, reagon ndaj çdo përceptimi, dhe, varësisht nga natyra që ka e interesi, e pranon, e prapson ose e hedhë. Parakusht për mëvetësinë e njeriut është logjika e sofistikuar e ajo është e sofistikuar nga gjenetika, tradita, kultura, edukacioni, arsimimi dhe ndonjë tjetër. Ndaj, perceptimi-ai përçuesi i domosdoshëm i botes reale, nuk është as varësi e as pavarësi por rrugëkalim midis botes së brendëshme të njeriut dhe asaj reale. Varësisht nga fuqia, logjika, ajo e hajthmja, njeriu është i varur, logjikisht jo si e sa duhet i qëndrueshëm dhe pa mëvetësinë e vetë.

 

Historikisht-rropatjet që ndodhen shkaku i identitetit, ndikimet e fuqishme nga jasht, ndikimet midis vetes armiqsore, jeta individuale e familjare më tepër e izoluar, në enklava e në disonancë me të arriturat në rrethinë, botë e skajuar nga dridhjet e fuqishme shoqërore shkaku i interesave të fuqive në rritje, rënia e atyre që ishin të fuqishëm, por do përkujdesje fine e të mençur që të mos i këputet rruga e ecjes nga një mendje të themi të topitur deri tek ajo me prirje të ndrydhura që një dite do shpërthejnë sa për të hedhur në plehre ato ndikime. Dhe ky proces, mu tani po ndodhë. Kurse pa/varësia/ në staza të gjata, është një episod me hepiend  të imagjinuar. A po jo...?

17 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page