Minush Hoxha: Kohërat
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 1 day ago
- 4 min read

Ka kohë që po i hiki takimeve me më të të afërmve. Jo nga nënvlerësimi se ata që moti kanë kapërcyer kënaqshëm testin të vlerave të duhura, por, nga zhytja në një botë të brëndshme tek e kundroj ate me një nerv analitikë zhytur në fanatizem. E rëndomtë që në ,kuptimin ,,të afërmit” janë edhe ata që në fakt, të tillë kurr nuk nuk kishin q enëdhe, të tillë, takonin në anën që i ,,luftonte” kriter imi. Por, parimi ,,kush jep është më i kënaqur se ai që merer” ma detyron heshtjen. Dhe, tutje të shtoj: ajo analitikë që ka brënda vetes një pasion të shfrenuar për të plotëruar dituritë për zotësi konkludimi, dreqrisht këmbëngulëse, çon synimin tutje. Çon synimin drejtë përgjigjes së prerë, nëse ia vlejti tërë at energjinë zbrazur në përpelitjen e sendertimit të botes së visionit tim. Nëse kisha vlerësuar saktë kohen e ikur si kohë gllabrimi nga armiku dhe frymëzenënien që m’a bënte ai. Ate-sikur e shihja në çastin- ngulçimin lemerites që në çaste më sillte mendimin se po iki nga jeta. Ate kohën që ma detyronte vargun poetik të lirisë dhe recitimin e lirikave e këndimin e këngëve për lirinë. Ate që ma detyronte që personat e caktuar të pranuar mitik e veprat e tyre epikale, t’i vëja nën fjalën artistike të një shkalle amaterike. E natyrshme kjo se, lartësinë artistike të tyre nuk e gjeja tek autorët që flitnin me gjuhen e mendjen time. Ç’është e vërteta, ato-të logjikes sime prej adhuruesi të lirisë, jo vetem që më bënin motivin të jetoj, por tek i imagjinoja gjërat sipas metrit tim, e gjeja dhe me kënaqnin vjershëtarët me bukurinë poetike e trimat me guximin e tyre.
Jeta me ta a përkrah tyre, në fakt ishte mospuqje e thekshme e synimeve nga të kundrualltit. Dhe, sa ecte koha, dy anët e lojes dramatike, cyteshin ndërsjelltazi nga mosmarrrëveshje për simbiozen jetësore, bile deri edhe në konfrontim. Dhe, jeta reale e kohes, përkundra vlerave që ofronte, shënonte pakënaqësi të dyanshme: të njëra se sikure e mendonte, është tepruar me të drejta, tek tjetra se-sikur e mendonte- janë cunguar kreysoret nga ato.
Dhe, ndodhi ajo nga shpiente mosmarrëveshje resp. rebelia përmes trajtave tashmë mirë të njohura në glob. Të dy anët duan fjalen e fundit për kryesoren nga motive fare personale e jo të puqshme të tyre, kurse mund t’a kishte vetem njëra nga dy.
Dhe, pas një shikimi vëngër më të gjatë, ndodhi kjo:
Natë, mbrëmje apokaliptike.Të tubuar si kur më parë.
Sheshi kryesor i qytetit i quajtur Korzo. Sheshi i shetive e dashuriqkave të të rinjëve me dekada mu në pranverë. Mu në këte muaj dhe në qershor, nën blirët aromatik që dremisin të rinjtë. Mijëra të mbledhur nga urdhër satanai i celelebruar shenjtër nga kastë ç’njerëzore! Satanike i. Presin që nën diktat dhune t’i përshpërndajnë t’i largojnë dhunëshëm, t’i përzen në drejtime nga ua përcakton tyt e armes e më parë sipas projektit krimbëres të përfytyruar nga hordhi krimesh.

Një i ri barten t’jatin me karrocë plehu njërrotëshe drejtë frigoriferit kamion për t’i hedhur në batak lymi lumejsh të padijtur. Një nënë tek ecen, mbanë fëmijën në cicen të cilen foshnje e lodhur nuk e do e qanë zëshem. Një i atrofuar muskujsh, tek e mbajnë dy fëmijët nga krihet, ecen nga automobili transportues të hipen në te e të vë në drejtim nga i thot tyt arme. Gjithandej, fëmijët e vegjël fare, bëjnë vajin e pandëprerë sikur një korr tragjik dhe heshten pas krisjes më të gjatë nga plumbat e automatikut e kanosjeve në zë pas tytes të eksekutorëve të krimit. Frika nga ndrydhje armesh, kërcnimesh, rrahjes, fyerjes, pshtyrjes, nuk lë të ngrej koka dhimbja nga gjetja me orë të tëra në këmbë, pa ushqim, pa veshëmbathjen e duhur sipas motit. Hipnin në automjete-edhe në traktor, si kur shpienin kafshet në sallahane. Synimi:ndjekje e përmotshme nga vendi ku kishin bërë jeten në të gjitha format. Asnjë kundërshtim, asnjë ankesë, asnjë vërejtje nga të persekutuarit. Nuk dije nëse ndodheshe në Aushvic a Belgen Belsen. Në një cep më të largët, celebrohet fitorja për persekutimin e qytetarëve të padhunshëm dhe për mëkembjen përfundimtare të shenjtërisë së endërrave.
Do të më eci përskaj një i uniformuar si kapiten rezerv. Kishim një diskutim fare disonant-në fakt një polemikë, pas kërcnimeve me përgjegjësi për mohimin në të ardhmën të pushtetit satanik, të cilit, në një tubim përmbi 100 vetash, ia mohova me fjalen time. Kishte atëherë postin politik kurse tashti ushtarak si pjestarë i rradhëve të destinuar për krimbërje Më shikoj me keqardhje e skeps nëse duhet të më përshëndes e t’i përgjigjëm. E thrras me gishtin tregues e më zë. Është krah meje ime grue, ime vajzë, Daja sklerotik tek dridhet nga sëmuarja e i ftohti dhe biri i Dajes. Më afrohet dhe më përshëndet. Ia them: sheh këte turmë që pëzehet me armë? Gratë, fëmijët, pleqërit, të sëmurët, të palëvizshmit! Të gjithë! Ky qytet ekziston ka mbi 2000 vjet dhe pamje më të trishtë kur më parë nuk ka parë! Turp, tragjike! Me keqardhje më përgjigjet: e dij, e dij! Më beso shumë gra tona, për këte kanë kërkuar mjeksinë emergjente dhe ilaçe qetsimi! Nga po na shpiejnë, e pyes. Nuk dij, më përgjigjet. Mund të mësoish këte, e pyes. Po, më përgjigjet. Atëherë, më lajmëro sa më shpejtë se tek më kërcnon një polic i aramtosur druaj nga pasoja. Këthehet shpejtë, më tregon shtetet nga do vendosemi, kërkon të falur dhe pasi e falëndroj iken.
Nga ora 2 pasmesnate urdhërohemi të vendosemi në palester të sporteve, kinse nga të ftohtit. Në fakt, donin të hutonin NATO-n dhe ajo të bombardoj palestren sa për komprometim, por... u dështoj plani.Të pasnesermen pas kalimit të 3-4 mijë vetave në palester, me taksi të një komnasi tjetër ikim në shtetin tjetër, kurse një nate të kaluar të një i joni në një qytezë të shtetit fqinjë, për një shumë shumë të lartë, bëjmë rrugen dhe vendosem tek miku im në brewgdetin tonë.
Comments