top of page

Minush Hoxha: Jeta jonë më e përballueshme do jetë



 

Ashiqare duket se një objektiv të këtillë ka dhe “Fjala e Lirë” me në krye maestro-kryedirigjentin Z. Terziun dhe instrumentistet  tjerë që të gjithë shembullor.

 


Në të parën pyeta vetën:

Më lejohet të guxoj që nga kjo gjëndje në të cilën bëjë jetën time të them publikisht atë që dua?

Jo që më akte demokratike kushtetutore e të tjera të një shteti nuk e kam këte të drejtë, po janë ato ndalesat  e tjera, ato normat e tjera, që ta bëjnë përgjegjësinë të tillë sa, mosrespektimi ndaj tyre të ndëshkon më rënde se vetë sanksioni ligjor dhe kjo të bënë ta mendosh thellë se a do e thuash ate që ke në mendje. 

Atëherë, nga një skut e paindentifikueshme e mendjes më ardhi përgjigja: Po! Nëse kupton ç’është rrisku dhe ke zemër bastaxhiu dhe je i zoti të përballosh pasojat që t’i hedhë ai. 

I pëshëpërita vetës: po ti, je njëfarë kumarxhiu i fshehtë e më pas që të dal kryerja e kësaj detyre më e lehtë e thua: ç’është një jetë e vogël ndaj një pasioni të madh…?

E po, e mata sa mujta më saktë, e po e vlerësova sa më mirë që dijta, e po bëra dertin derman me shokët  e ndritur dhe pas këtij procesi inteklektual kaqë të mundimshëm dola tek konklusioni paksa filosofik dhe ay  ma tha i prerë se ajo që mund të më nodhë po e thash botërisht mendimin le të jetë ai edhe i makabërtë, nuk është as nënjerëzore e as mbinjerëzore, po vetëm njerëzore në atë kuptimin që dhe marëzia e skajshme nuk është as shkallim nga mendja e as krim po tipar njeriu vdekatar. E unë përherë,  që t’i bëjë vetes qejfin  mendoja se  mu nga ai fis jam ai- njeri pra, vendosa për një që të bëhem pjesë spektakli që do gjasojë me gladiatorin tek kacafytet me luanin në arenën romake-me atë mbretin e gjungles…të cilët-që të dy, njëri me guximin tjetri me fuqinë, ndjejnë lezetin e spektaklit, anise njëri mund të mbetet aty i vdekur e tjetri i mundur.

Dhe kur mora përgjigjen që më duhej dhe e thash  dhe pranova dhe rriskun me ate ”dhe përmbytja le të ndodhë” u trimërova e nuk shikova më nga pas, dhe vendosa të bëjë një punë që pa te nuk do e bëja…

Fillova këte me një hetim fillestar se ajo është rruga nga e vërteta: pyeta një mikun tim nga Gjakova-nga Gjakova që s’kisha marë përgjigje të saktë nëse ishte Shqipëri ngaqë me tërë peshen gravitonte që andej dhe kur ishte me rrezik bile,  apo Kosovë kur e urdhëronte politika e meseleja ndërkombëtare-në mos dij ndonjë gjë për z. Fatmir Terziun me pretekst se ky emër më kishte ngacmuar vëmendjen deri të një shkalla e një evenimente jo të çfarëdoshëm si një zgjimtarë i skofishëm të asaj pjese të imagjinates-jo vetëm times- që kishte rënë në letargji-të them- mordjeje nga dëshprimi .Dhe meqë ai me studimin e vetë i përkitte lëmit që e levronte mjeshtrisht në fushën e krijimeve të veta, prita dhe një përgjigje me shpiegim paksa më të plotë. Nuk ma tha se- nuk kishte njohuri për te.”Në këte gjezdisjen time, kujtesa ime nuk ka marë në shpënim një emër të tillë”

 

Pas kësaj, pa e vërë ate në përgjegjësi për mosinformim-zot Bota është kaqë e madhe- në vete e mendova ” se si nëntoka ka aqë vullkane të pashpërthyera e vullkanologët nuk kanë asnjë haber për këte...E po, enigma për jetën, është marëzisht ”koprrace!” nuk të jep kurr me tamam mundësinë të plotë që t’a zbërthesh deri në të kuptuar!

 

Kishte një fazë në jetën time kur, tek kundroja vetën tonë përmes shembujve tek-tuk do thoja disi në mënyrë induktive dhe nuk gjeja ate që bënte katarzën te ne nga llumi cilido që të jetë ai, në gjëndje të pashpresë ose tek më fikej para syve,i drejtoja Zotit të qiellit një lutje të më shoqëroj tek tejjeta  pa vënë kushtin nga cila anë se në ato çaste nuk kishte ndonjë peshë në do më shoqëroj në të majtë apo në të djathtë, në parrajsë a në ferr. Vetëm të mos jam këtu, i thosha.Dhe e them se kjo nuk ishte as pesimizëm, as tragjizem: ishte të kuptuarit e jetës si një gjëkoti…

 

Po ai, pa të drejtë heshtte-bile në çaste nga sikleti i heshtjes së tij që kisha, e mendoja se zgërdhinë përqeshëshem- dhe sikur pa mëshirim më la të notoj nga midisoqeani deri tek bregu…Nga kapriçi e mendoja: do dal tek bregu, të jetë dhe  sa dy ky!

 

Nisa punën me inat: ose s’do ia dal hiq ose do ia dal fikall vetëm…

Një dite tek notoja e notoja  oqeanin, si një xixkë e nxehtë, më zgjoj nga letargjia,njëherë një emër e një poezi, pastaj një emër tjetër dhe një poezi, më tutje një emër e një prozë, ese, intervistë, foto e në vazhdim se ç’u rradhitën zhanret letrare, publicistike, (deri dhe) ekonomiste dhe u shkrinë në atë larminë kaleidoskopike për tu shndërruar në një sfidant magjik me të cilin edhe kënaqesh edhe mëson.

E kjo botë tani…? Pa gjezdise sa t’ia mësosh tekin, o njeri!

Ishte kjo ”Fjala e Lirë” spektakulare me një hapësirë pamatshëm të gjerë në të cilën triumfalisht do parakalonin si në nj garë antike, si në një olimpiadë lojtarët olimpik për të shfaqur shkathtësitë e veta, këtu krijuesit virtuoz  që do kënaqnin me fjalën e bukur e do mësonin lexuesit me mendimin e thellë të shkruar aty.

Në vizionin tim gjërat ndryshuan. As luani i arenes nuk ishte i pamundshëm e as oqeani që nuk shihej në sy i pakalueshëm.

Ma mësyu një front i gjerë krijuesish, secili me stilin e vetë, secili me preokupimin e vetë, secili me filosofinë jetësore të vetë, por të gjithë me sentimente të holla, dituri për respekt, me perceptime besnike të realitetit të transponuara përmes figurave të njohura letrare në varg a shkrim tjeter, aqë bukur sa të tërheqin nga zallahia e jetës, nga shpifurinat  tmerruese të saj dhe tek e imagjinon vetën si një princ, të flladisin me estetiken e poezisë së vetë cilado që të jetë ajo: lirike a me primesa epike. 

Kur brënda ditës të shkelë pushteti një të drejtë, kur në një groplan të vë në trishtimë një masakër a padrejtësi gjithandej botës,a kur jeta të duket një hiq i huqur e të mbërthenë errësirë, pra, kur realiteti i një dite me të keqën e vetë të vë në siklet dhe s’di ku të gjesh derman për katandinë që do të të zhbëjë qenësinë tënde, i këthehesh vendprehjes mirëpritëse të quajtur “ Fjala e Lirë” epitet ky që i zbukuron me aqë sukses portretin.

Dhe aty, mu në hyrje tek porta e saj, të prêt gjentil e të shoqëron zotëri zemërgjerë i megapolisit londinez Fatmir Terziu (jo i ftohtë ama si një inglez), ai moderator i qetë virtuoz që fletë  nëpërmjet rrjetit si i thonë in live me secilin dhe që i çelë zemren  dhe që i bënë vendin secilit. Edhe krijuesit edhe lexuesit. Krijuesit tek i jep shansin e afirmimit-lexuesit tek i ofron mundësinë e të kënaqurit e të rritjes në vete.

Po, “Fjala e Lirë” nuk është tempull me një korridor! Kur futesh më në thellësi tempullit- asaj fushe të gjerë me një konfiguracion aqë të begatë, do të të drejtohet  Mimoza Cekici Ristani, veç me sharmin e një poeteje të disponuar përherë edhe me lirikën e vetë shembullore apo me ndonjë përshëndetje nga xhezdisjet nëpër botë a imagjinatën e vetë-ajo pra, Mimoza që ka lirikën sikur emërin- një shpirtë që kap deri dhe në fluturim nyancat më të pavrejtshme të emocionit  po deshëm të vërtetën-më mirë se vetë rezonanca. Pastaj Xhavit Gasa. Pastaj Roland Gjoza, Laureta Gjoshi, Përparim Hysi. Illo Foto, Kozma Gjergji, Prof Dr Eshref Ymeri.  Pastaj… pastaj dhe një pastaj thuaja pambarim, të gjithë autor me krijimet e veta në Tempullin ”Fjala e Lirë”, të gjithë ata që, duke publikuar krijimet të vënë para një pyetjeje: i ngririn këta namin të ”Fjala e Lirë” apo ajo këtyre. Dhe kur e kundron dhe e jep me analizë objektive këte si një gjyqtar i drejtë, të del se ka një bashkëveprim lojal nga të dy anët dhe nga kjo, një substrat me vlera të lartësuara që ushqejnë të gjithë. Saktësisht të gjithë. E kush janë këta ”të gjithë”. Është kjo fshehtësi a abstraksion i largët për mendjen?  Jo, kjo nuk është as fshehtësi, as abstraksion! Këta ”të gjithë” kupton njeriun tonë a cilindo tjetër, kupton këte popull e këte komb që me kaq zell ka nisur po-fiksimin, por edhe forcimin e identitetit të vetë, të cilët duke perceptuar një infrastrukturë të lartësuar përmes cilesdo formë që u vie (letërsia, arti pamor, tv. e cilado tjetër), duke lartësuar me këte koshiencën e vetë, jo vetëm që kjo është një primesë e certifikuar nga mendimtarët e shquar, por  ka mbërrijtur deri tek pika e një postulati aksiomatik filosofik që prerazi e trajton këte kusht për ecjen para të një individi e shoqërie dhe lumturimin e tyre. 

Kjo më çon rrugës të përkujtoj një frazë nga një film me kryeaktorin Brando, i cili, pas suksesit në ndërtimin e një shkolle, tek luan rolin e një kinezi të ndritur, e thot në përmbyllje:

“ Ne-Kinezet e duam shkollën. Tek vëmë aty, mësojmë të lexojmë. Mësojmë të shkruajmë. Duke shkruar e lexuar bëhemi më të dijshëm, Sa të bëhemi të dijshëm, jeta na bëhet më e përballueshme”.

Ashiqare duket se një objektiv të këtillë ka dhe “Fjala e Lirë” me në krye maestro-kryedirigjentin Z. Terziun dhe instrumentistet  tjerë që të gjithë shembullor.

 

Dhe, ç’është e vërteta, kjo ”Fjala e Lirë” që vërtetë e lirë është, poi a del për mrrekulli! Është një gjasë e fortë se do na bënë jetën ”më të përballueshme”

 

Prandaj, suksese me përzemërsi të plot tek ”Fjala e Lirë”.

Në Pejë v.2013 -17.nëntori

19 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page