Po! Ishte, ishte dhe Zoti e di këte!
Ishte e paharrueshmja Drita Papajani
Në dhomen e gjatë me hamamxhik në fund
Me dritare ca pëllëmbë. mbi rrafsh oborri
Radio Kosmaj skaj shtratit me crrule
E ,,Pse-hin”, e ,,Aferditen” e ,,Tregtarët...”
E Biblen, e Jesenjinin, e Majakovskin, e Bjelinskin
E Kamyn, e Kafken
Dhe një vister të tjerash
Në raftin e gjatë dërrase
Që luftonin pa trembje për lirinë time
Dhe tek mallkoja tuçditen që jetoja
Endërrat llahtarë të nates tek më shqyenin ujqrit
I jipesha tekit të të liruarit nga dermonjsit e shpirtit tim
Unë, djaloshi i 17-18 vitësh
Po
Nga ata që më zënin frymen me mendje krimi
Unë, në heshtje, vetëm, me magjinë e zërit tëndë
Drita
Sa të zhbëj në vete ujqrit e uritur
Të dëgjoja e të dëgjoja
Ty, mu pranë kokes sime
E gjelin tek kukuriste në plehrishte oborri
E kumtonte fillin e dites së re
E më pas doja, më beso doja
Të të dëgjoja de’i n’shkrirje, në një aheng tiranas
Aty në sheshin e Tiranes të endërres së rinisë time
Në Tiranen e syrit tim, të bukur, magjike
Para Pallatit me dëgjues duartrokites magjisë të këndimit tëndë
Aty nën kaltrinë Mesdheu jete
Tek më ngrejë në lartësi t’pambërrijtshme.magji e zërit tëndë
Mua!
Si një Zot i vogël sovran
Eh Drita, Drita
Se si s’mbet asgjë veç kujteses
Një kujtese që sheh fantazma të të dashurve të vetë
Commentaires