Guri i larmë skaj rruge asfalti
Guri i larmë skaj rruge asfalti! Nuk është i vogël sa t’a heqin lehtë
Nuk është i madh se t’mos t’a lëvizin fare
Nuk dij sekush vendosjen e tij n’atë skajicë
As kurr u troç aty, as përse-hen e troçjes
Sekush do t’parkohet ndonjë minut
E shtyen tutje
Tjetri që do t’parkoj e do rikverc
E shtyen përpara
Ndonjë që i duhet hapsirë e gjatë skaj asfalti
E hipën në trotoar
Ndonjë që do parkoj më gjatëkohë në trotoar
E këthen në skaj asfalti
Të gjithë si ia kanë nevojën
Vetëm guri i larmë i artë fare
bënë jetën në heshtje, si i vdekur
Asnjë hir, asnjë kundërshti, mumi
Tek e lëvizin nga do auto jete i tyre
Deri në çast zhbërjeje fare
Dhe tek meditoj, ashtu fare në vetmi
Se ç’e shoh veten sikur t’isha ai guri.
Filmi mbaroj, tutje vie hiqi
Dua dramat filmike me aktor amerikan
Se tek aktrojnë ata, shoh timen jetën
Adhuroj Brandon e Kumbares I
Dhe mbyllësin e dramës siçiliane Paçinon III
Të gjata, të bukura, historike
Me ate ngjyrën fataliste sikur në jetën
Është pasmesnatë e një heshtjeje ngushtuese
E unë, tek dua të shtyej gjetjen në botë tjetër
Shikoj filma
Filma amerikan sajuar nga dorë e ushtruar
Dhe kapërcej nëpër disponime personazhesh
Nëpër çaste gëzimi, dramash e në ngjarje tragjike
Të tërat ndodhë në natyrë përkatëse
Vetëm!
Pa njeri pranë e me një vete fare të ngushtuar!
Dhe sosi Kumbara III me sekuencë Paçinoje vetëm
Ai që deshi t’i ndërroj rrugën jetës së krimit
E mbërrijti i stisur tek stol vetmie
Dhe i mbërthyer nga zhgënjim jete
Trishtimi e përplasi për tokë.
Hë,hë! Dhe në çast më vie e qeshi
Hë,hë e në çast nuk shoh rrugë ecjeje tutje
E dashtun, ajo që bënë jetën në mua-sosi
Dhe tek nisa rrugën i vdekur,
shpejtë do kuvendojmë n’parrajsë.
Çasti romantik
Unë-e di, unë- ta dijsh dhe ti
Tashmë bëra jetë si e dashti fati
Dhe,-dua të dijsh se
Tek rropatem me tragikë personazhesh
Dramave të imagjinuara
Që i fyten pa pytur në epilog tragjik
Shtyj veten anash
Deri tek cep salle kafeje
E di, kafeje me enterier tradite
Aty tek qoshku me altoparlant mbi kokë
Ulur skaj tavolinës së kujtimeve
Me çarçaf bardhë e shtojcë purpur
E një vazo lulesh të kuqe, ato të dashuriçkave
Dhe, ty, ashtu të bukur sot si kur ishe djaloshe
Të imagjinoj përballë, o ç’hyjnore të shoh
E neveri e sipër briti në vete
,,mjaft me këte vete të truar rendjeve në boten tjetër!”
Dhe thërras kamarierin dhe porosis një smirnof ruse
Dhe, të shostakoviq ,,sekond vals”
E di, ate më të bukurin e qetë fare
Dhe në të dy në vallëzim në sallën e carit rus
Si Kardinale me Bartin.
Dhe rrëmbejmë guximshëm një romantikë,
Tek hedhim anash, të ndrydhura pamje t’shëmtuara syri.
Dhe, shih të paparen!
E tërë paria e gëzuar mahniten me valsin tonë,
Me bukurinë tënde e adhurimin tim të të buk’res.
Dhe, ne, tek fluturojmë me emocione lartësisë qiellore
Të strukur në zemër në romantiken tonë
N’atë hapsiren e engjëjve të lumtur
Ua fshijmë nga shiprti , ate sikletin që i thonë vdekje.
Comments