top of page

Minush Hoxha: Funebri im



Mbështetur mbi dorë tek tavolinë kafeneje

Përfytyroj funebrin tim të ikjes

Në ritmin e marshit funebër të Ludvigut

Ai marshi traditsie përcjellsish  në ecje

në heshtje a pëshpëritje

ate  që as s’nxjerrë dhimbe e as s’nxjerrë lot

Veçsa jep shëmbëll  traditë qytetarie

E në vete më  mendon:

 ,,paj ky... ishte...

Paj Ishte... e ç’është e drejta

dhe nuk ishte!

Nuk ishte se...e di... pshtyu dokin tonë ”

E tek s’ia del gjykimit

Këlithë me zemrim në vete

,,Hëë, ç’rropatem unë budallai!

Tek është i Madhi e unë gjykoj për te!”

Dhe oratori emfizmik

më ngritën në qiell

e n’intime m’përplasën përtoke

Dhe, m’hedhin

dhe më mbulojnë

Dhe m’a thonë alelujen mortore

Më pas tek pëshpërisin

Ikin të kënaqur për ritin e traditës.

Ecen koha

E dhe varri nisë tharjen

E unë zë vend tek një cep kujtese të tyre

Ata mua barrë në kujtesë të zverdhur

E unë në varr i qetë fare!

 

Falimentim mendjeje

Përplasa veten me’i grimë vullnet

Në promovim të një libri të trashë

Se ç’të bëjë tjetër një i moshës si unë

E aty, përplot miqësh

E të njohurish të krijuesit që do pa matë Atdheun

Të një krijuesi sa e sa titujsh e mbititujsh

Staf arti dhe akademik dinjitoz,  me mjekrra

Të një krijuesi me hambar armiqesh

në te strukur kufoma në qindra faqe

kufoma mendjeje që tallnin bythën me Krishtin

Me një vokabular të gjerë fyerjësh

Dhe morri fjalën analisti, ndofta eseisti,

fjalëhyrësi-posepo

Dhe jep vlerësim sublim sa për duartroktije të gjatë

Të gjatë fare

E mua,

e mua që në zemër më ngulçon neveria

Se ç’më shpullosen ato shpulla fame

E ç’ më bën faqet të kuqe gjak

7.09.24

41 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page