top of page

Minush Hoxha: E SI MË TEJ?


Pas perpelitjeve të më shumë dekadave, Kosova në mënyrë sikur është e dijtur, u bë shtet me atribute sikur e thot zhargoni juridik politik: sovran dhe i pavarur. Dhe, pas mbërrijtjes së statusit shtet, sipas vështrimit tim, ky është realiteti Kosovar:

- Pluralizmi etnik ose nuk ekziston fare ose është aqë i reduktuar sa e bënë të pakuptimtë frazen ,,multietniciteti”

Në eksplikim të kësaj, numri i sërbëve ka rënë dhe ata që kanë mbetur, janë pothuajse vetem fizikisht në token e Kosoves nga që në funksionim më shumë janë të strukturuar tek Sërbia se në Kosovë dhe, nuk do ishin as në token e Kosoves po mos ishin të instrumentalizuar e të detyruar nga padronët e tyre të ngulitin aty dhe të çojnë nga sendertimi synimet politike të tyre,

Malazias, që moti nuk është dëgjuar fjala dhe ata pak që ishin ose kanë ikur ose nga motive të ndryshme / kryesisht politike të viteve 80-90-ta/, nuk duken fare,

- Numri i besimtarëve katolik, përkundra stimulimeve të ndryshme, jo vetem ka rënë por ka një trend që ajo rënie të mbërrijten tek permasat shqetësuese resp. të mbërrijten tek një numër të papërfillshëm e si pasojë përfundimtare, në Kosovë të vendoset monoteizmi,

Nuk është i vogël as numri i komuniteteve të tjera të cilat me apo pa arsye ,,ndjehen ngushtë” në realitetitin e ri Kosovar dhe nga kjo, të kishin shansin do iknin në boten e jashtme sa më pare (Ashkalinjë, Romë, Egjiptian, Boshnjak, Kroat etj.)

Aktualisht, është në zhvillim e sipër trendi që në vazhdimsi të shtohet numri i besimtarëve islam dhe, permëtepër dhe një numër jo i vogël i jobesimtarëve të viteve 60,70,80-ta (atëherë anëtarë të LKK dhe në bazë të kësaj dhe në poste), të konvertohet resp, të këthehen në fenë islame, duke u veçuar nga respekti fanatik i riteve e dogmes fetare.Të shtohet se, një pjesë e tyre jo e vogël, kombëtarisht në intimen e vetë nuk ndjehen si bashkëqytetarët e tyre kurse një pjesë jo edhe aqë mospërfillëse, të gjetur në udhëkryq shoqëror e terr ideologjik, të hutuar e të frikësuar dhe, sikur çdo njeri, më nevojë të besoj, aqë më fanatizem i janë dhënë religjionit, sa pranojnë të bijnë shehir në fushëbetejet e Lindjes së Mësme e kudo.

- Në v.1981 Kosova kishte cca 1.750 mil. Banorë. Në v.2011, Kosova kishte cca 1.750 mil. banorë që do thot se numri i banorëve për tre dekada nuk është shtuar fare (kjo si pasojë e rënies evidente të natalitetit dhe proceseve intensive migruese),


- Kapacitetet ekonomike (industria-cilado, ndërmarjet shërbyese), tek ndërroj sistemi ekonomik dhe abstenoj perfeksionimi i teknologjisë së prodhimit me shpikje, inovacion, etj. nga kjo tek ndodhi rabatimi moral, tek humben tregjet, tek humben potencen konkuruese, u privatizuan me çmime enorm të ulta (Bodrumi i Rahovecit me 170 ha tokë e stabilimente për prodhimin e ruajtjen e prodhimit të veres /në rezervoar kishte 5 mil. litra verë/ është shitur për 7 mil. euro, kurse 1 ari tokë në Fushen e Pejes prone e KB për 8 euro) dhe, përkundra detyrimeve kontratore që moren përsipër pronarët /privat/ të rinjë, ndërruan destinimin në funksionim, kurse i tërë satisfaksioni për ish ,,pronarët” e tyre, ishte 20% nga mjetet financiare të shitjes-herë të paguara herë jo,


Ekonomia aktuale karakterizohet me një ndërmarësi të ultë, me themelimin e minindërmarrjeve (bizneseve) ose të vogla (të mësmet mund të njihen në gishta) kryesisht në lëmin e shërbimeve (tregtia, hotelieria, metalike, zanatore, digjitale, etj.) e cila, e mbështetur në konceptin e prones private e ajo në një trend eksploatimi të punëtorëve, të rikujton eksploatimin deri në skllavërim të fuqisë punëtore (pa minimumin e mbrojtjes të të drejtave në punë, orar i stërgjatur i punës (java e punes përtej 42 orë sikur ishte e precizuar në rregulla juridike), paga minimale dhe e pasigurtë për pagesë, pushimi i shkurtër vjetor, mossigurimi sociale etj.)


Poashtu, për shkak të rënies së standardit të qytetarëve, rënia e fuqisë blerëse dhe rrezikimi nëpërmjet mbylljes të shumë bizneseve, në veçanti tregëtisë. Shkak i rrezikimit të qëndrueshmërisë së bizneseve dhe eksporti i reduktuar në përmasen trishtuese (raporti eksport-import 7/93% që do thot se tregu Kosovar është autarkik, nuk merr pjesë apo fare pak mer pjesë në ndarjen rajonale të punes e thuaje fare në ate ndërkombëtare) dhe i rrezikuar nga ngulftatja shkaku i mungeses së tregut të plasimit të mallërave),


- Arsimi universitarë dhe ai në tërësi, në një erosion të paparë i cili dhe ka humbur hapin me arsimin e avancuar, me ekonomi në gjëndje dëshpruese për t’mos thënë kollapsi, nuk siguron kuadro që të ngjallë aktivitetin ekonomik, që të ballancoj oferten e kërkesen sa t’i iken depresionit ekonomik,por instrumentalizohet nga pushteti (ai universitar në veçanti) dhe dokumentin e certifikimit të diturive e shëndërron në një akt pa vlerë, pa përmbajtje,i cili, në post që ka të garantuar, nuk mund të inkludohet pozitivisht dhe në procesin e punes dhe të detyrimeve nuk mund të krijoj vlerat e parapara.

Të diplomuarit që me cilësi profesionale kanë mbërrijtur të justifikojnë të quajturit-truri profesional shkencor, që mund të funksionalizoj segmentet shoqërore sa për një jetë të një cilësie më të mirë, në mungesë të vendeve të punes, pagave të ulta dhe trajtimit jo sipas cilësive profesionale, gravitojnë dhe ikin në shtete e qëndra në të cilat kanë trajtimin adekuat. Do shtoj se presing të veçant në këte komunitet ushtron klientelizmi politik, nepotizmi e shkaqe të tjera ngjashëm me këto,të cilat kanë kushtëzuar punësimin nën kritere të parapara për krijimin e vlerave në ushtrimin e punëve

- Dhe në sferat të tjera të infrastruktures shoqërore (kulturë, art), nuk kanë fuqinë e vetë vlerat që të dalin në suprinë të krijimeve serioze dhe janë më tepër improvizime për tregun vulgar pa asnjë mundësi reale të ushtrojnë misionin e vetë: ndërrimin nga pozitivja të mendsisë së përgjithëshme.

Në bazë të këtyre dhe të tjerave që nuk i zë hapsirë e këtij postimi po që influencojnë fuqishëm gjëndjet e pakënaqëshme, del kjo:

Kosova për shkaqet sipër:

- shkon drejtë eksklusivitetit nacional i cili, përveç në aspektin politik, ndikon për të keq në përceptimin e vlerave tjetërfare, gjithësesi më të avancuara, dhe ngushton mendësinë kosovare edhe ashtu të barrikaduar në vete,

- shkon drejtë zbrazjes së vendit duke ikur me cilindo kusht në shtetet më të zhvilluara, sa nga varfëria e jetes, sa nga joshpresa për ndryshim të gjëndjes, sa nga ndjenja e të fyerit e zhgënjimit me zhvillimet 99-2018,

- humbë hapin në afirmimin definitiv të shtetsisë dhe zënien e ulses aty ku duhet të ulet një shtet, me rrezikim serioz edhe të kësaj gjëndjeje, edhe të kësaj arritjeje /sado e vogel/,

- shtrirjen e përtacisë dhe shndërrimit të populates në invalid të alimentuar, qoftë nga sociala nga buxheti i shtetit, qoftë nga remitencat që gjithnjë shënojnë trend rritjeje,

- intensifikimin e procesit migrativ i cili, po nuk ndaloj ose uli përqindjen e të ikurve në një kohë të shkurtër, rrezikon që në te të mbeten vetem pleqrit dhe fëmijet e paaftë për punë duke rënë numri i popullsisë në piken me alarmante se kurdoherë në 6 dekadat e fundit dhe vendin i cili kishte inspiruar në shumë 10-vjetsha tërë popullaten dhe në visionin e vetë shihte një vend ku jetohet i sigurtë e me ndjesi lumturie, tashti druan se do shndërrohet në një vend të shkretë e të trishtë.

- Të vetmit që mund të përfitojnë nga kjo gjëndje janë pushtetarët, të cilët, në kushte të derdhjes së diciplinuar të remitences gjithnjë në rritje, lirohen nga përgjegjësitë e zhvillimit ekonomik, nuk druajnë nga dridhjet e rebelimi social, dhe etablojnë pushtet të qëndrueshëm e të gjatë


Nëse kjo është sadopak e saktë, cila është alternativa të mos ndodhë…?

32 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page