top of page

Minush Hoxha: E nesërmja parë nga sot



Sa sosa sheti parku dukje parrajseje

Sa dhash mirëmëngjese anash në këthim

Sa pashë shoqet që u ngritja në qiell bukurinë femrore

Sa pashë marangozin tashmë gojështrembër e ulok, në bangë parku

Dhe engjëllushën vogëlinë tek ndriçon jetën me buzëqeshje virgjër

Ardha, këtu, në azilin tim pa personel shërbimi

Midis pikturave, librave, rariteteve që dërdëllisin historinë

Këtu,

Skaj luleve të  protestave në heshtje për mungesë kujdesi

Luleve që kanë lëvarur gjethin në hapsirë e hijeje

Dhe, tek meditoj për marshin funebër timin,

ate pa pompë

si të njeriut cikrrim universi

si të personit që u zë rrugën horrave

Dhe ç’të bëjë me veten në nesre jete

Pas leksioneve të koklavitura filosofësh, profetësh, futuristësh

Bandash e kontrabandash

Pa e lexuar në rrjeta antisociale

Dhe ato pamjet e njeriut të poshtruar

Të njeriut vegëlsirë të një truri pashpirtë

Të njeriut zhbërë nga bërës jete në një vegël pa shpirtë

Të njeriut përzënë nga përbërje organike kapitali

Atij ligji neveritës nga ekonomi politike

Të njeriut rreshtuar në rresht sipas kreatyres që e krijoj

Të ndrydhur, të shtrydhur, të poshtruar, të hiqgjësuar

Brofi tek byffe pijesh imi e rrëmbej një xhek daniels

Sa t’i jap vetes imazh aristokrati tashti të vendit tim

Dhe mbushi gotën kristal me dopio e ujëgazuar Slovenije

Dhe, tek imagjinoj ata që dua, ata që ikën, në grup

Në një idile improvizonte rinie me dashuri mahnitëse

E nuske në buzëqeshje të zemërt, me karmin roze në buzë

E krahnor guf stolisur si peshtah nuseje

Përcjellë nga Nailja me ,,Fytyren tande me shumë mall”

Ngrej  dolli herpgjatë më një gëzuar të më parë

Dhe një uratë nxjerrë nga zemra:

,,Gëzuar zotëri rebelie sot!” e më pas  dhe shtesa

,,E të mos t’a mbërrijtën jeta at ardhmëri muti!”

141 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page