top of page

Minush Hoxha: Disponim njëshi-25



Askush nuk di se ç’forma eca

Se ç’ vrap bëra e as  ku ndaloja

Ku të gjetet një gjeni t’a thot fjalën

Askush nuk di kacafytjet e mija me vdekjen

Ate,herë ajo mbi mua e herë unë grusht dëbimi asaj

Askush nuk dij skëterrën nga endej mendje ime

Ate, pas notimit në çmendurina shkrimtarësh

Askush nuk dij se ç’ilaq më nxorri nga çmendi krijuesish

Askush nuk di ç’magji më solli tek shihja të bukuren

Ate që nisi  qetë nga pikë e padijtur

E zu vendin në fronin  e universumin tim

Askush nuk di ç’reçetë më foli të bëjë jetën

e t’a begatoj sa të më çmend droe rrënimi

dhe kështu i panjohur, kështu fantazmë

herëherë e mirëpritur, herëherë friksuese 

dhe ja, mbërrijta tek njëshi i njëshit i 25 shit

dhe, ua them: nuk jam unë abeceda që zotëron në shkollë

më një çasje, me një mësues

ka tek unë shumë mistere

që më sollën tek ky njëshi.

Tek ky aheng që gëzon e magjios meridianët

Aheng që me pompën, me dekore magjike

Përdhosë ate që bëjnë terrin në shpirtë njeriu

Atij njeriu që ikën tek shpirti sikur e do Zoti.

E unë

E unë, shikoj e shoh, shoh e s’flas

Unë, tashti fantazmë e sforcuar, veçsa llomotit në vete

unë që sosa morri kalendarësh mbushulluar me toptha

Tani 

kam zënë një cep largë nga kremtja, nga shampanja

dhe, bëjë lutje  që i qetë të nisë në rrugën që shpie në amshim

e në të djathtë një qiri  skaj një foto kujtimi, ndezur përherë

t’i falëm me përkulje që në jetën më bëri ndriçim.

01.01.25

17 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page