Sot,
Me kokën mbështetur në dorë
E syrin hedhë n’hyjni
Më shkundulloj vete imja tek kishte fiksuar pikëndaljen
E tek dërdëlliste me oratori të sërt
Ç’të duhet, hë, të ecësh pas rënies së perdes
Hë, perde jete ra!
Pas aplauzit përtac që sosi drama
E shikuesit ikën në vrap skutave të veta
Ç’të duhet një vete shtrënguar ngushtë në një topth mishi
Një trup me brazda kohe të thella
Një vete të ,,mirëditave” të brishta mëshire
Një vete i dosijesë a/a skajuar në një sy të ndryrë komode
E jetove tënden, si në përralla, si në kallxime epike
Herë maje lavdie heroji e duartrokitje
Herë i pështyrë nga margjianët e rruginave t’përlloçura
Nga ata që ngulfaten në baltë e pështyjnë me gojë fyerje
E shpëtimin kishin nevojë.
Hëë vete vete,
vete vete, e mallkuara vete!
Vete që po sos jetën me ty përmbi kokë
Vete rrugaçe që huqe jetën tek shkilje meridianëve
Që s’lë cep pa futur hunden, në caqe
E më ardhe në këte orë të vonë jete
Lolo, me oratori mbushulluar me marrëzi.
Praj ori spiune djalli, heshtë atë gurmaz ogurzi
Se, s’dëgjoj unë dokrra naivësh, budallenjësh
Por ato urdhërat të prera të Zotit
Se, në shpirtin tim, n’at hapsiren pa fund
N’at hapsiren që nuk njeh kufinjtë e të marrëzishmes kohë
Ka një mbretëreshë, perandori e tërë e sajë
E aty, do bëjë jetën si në përrallash dashuri
Dhe vete, cektinë vete
Jeta që do bëjë me mbretreshen, do shtrihet shlirësem n’amshim.
Do qafemi, do qeshim symësy, pambarim
Ja, sot, sapo hapa sytë
Ky dialogu i sërt me vete t’marrëzishme
Më vete që si një fat nuk më shqitet kurr.
Kjo grindje e në të dyve, pa fund.
13.07.24 mmh
Kishte vdekur Hanuma
Do bëj unë zgjidhjen se ç’është me peshë
Dhe do shënjoj ç’është e dhimbshme për lot e mall
Dij unë me saktësi të çmoj peshë e vlerë
Di unë të vlerësoj sekush eci rrugës së Zotit
E sekënd e ndiqte në ecje djalli
E di se vështrova traditë japani
Ja
Vajta si tërë jetën më parë një të shtune qershori
Me 10 euro n’kuletë,
kaqë më la funmuaji
Në treg bylmeti, mu tek Efendi Selimi me sheshirin në kokë
Efendi Selimi shef finance
që mirrte paratë e këthente kusurin
E Hanuma mbuluar me namazbez, ashtu në qeshje respekti
Hanuma Luta tek nxjerrtë nga kaca djathë Peshteri
Dhe hedhte në qese najloni me saktësi vage
nga ai tambli mjelë nga cicë lope me ADN të pastër
Ajo lopa e kuqe e pllohëbardhë
që jep djathë me yndyrë për plasje zemre
E pershutë gjedhi për mbretër e perandor
Ate suverenen që zotëronte tregun.
Dhe hyj nëpër ngushticë Pazari
Dhe ia jap të majtës
Dhe shoh nga distanca tek kënd pazari
Dhe hedhë syrin pak tej harkut
E kërkoj Hanumen e kërkoj efendi Selimin
Thatë, zbraztë, shkretë, zymti
E bir Ilaz djathaxhiu, anash më sheh sytrishtë
ai i zdergjuri nga rrafshinë Peshteri,
e m’kumton:
Hanuma ka vdekur, zemra e la, ka vdekur Hanuma
e Selimi i bën zinë e javës.
Më hiku pa më pyetur lot i dhimtes
E në mendje më ardhi me furri, nevrik mendimi
Koha, koha, vitet, vitet dhe shpëtimi i jetës-vdekja
Në një dite në vijim, në një dite pa shamatë
Urdhëri hyjnor do çoj trupin ferkembëve të Hanumes
Qetë, me aleluje adeti tek shtëpi amshimi
Tok me efendi Selimin me mall për Hanumen
E mua me mallflakë për Hanmin time.
Dhe, pafundësisht jetën do bëjnë
Ata që lëm pas.
06.07.24
Comments