Dashuria ndaj macjes
Lali, një shpirtëbutë ndaj të gjitha qenieve, e pas të mësuarit të disa të vërtetave për te lemeritëse, tek këthehej nga zyra, pa një macë mu tek grumbulli i plehërave. Iu dukë e përzënë nga konaku dhe disi e mjerë. Dhe, kjo ndjesi ia detyroj që ta marr dhe ta mbaj në shtëpinë e vetë. Emocioni ndaj saj ia bëri të përballueshëm, të pranueshëm shpenzimin për te. Ua prezantoj familjarëve me emërin ,, Enxhi” Sekush e gëzue, sekush u irritua, ama Enxhi fitoj statusin e anëtarit të familjes. Vajza, qeshje e sipër, ia tha: ,,ia paske dhënë emërin e artistes së njohur, Enxhi Dikinson. Por edhe e merituaka se qenka e bukur”
,,Pikërisht” ia tha Lali, po ishalla nuk bënë skandale sikur dijnë të bëjnë artistet”
Dhe, menjëherë e në të gjithë kohen më pas blinte ushqim të posaçëm maceje, që kishte një kosto mjaft të lartë, ama ajo ishte macje meraku, dëshiri.
Dhe-shih e habitu: macja Enxhi, jo vetëm që nga ushqimi rrumbullakoj trupin por, e mbërtheu një sevda e vërtetë dhe vëri lidhje edhe shoqërore po dhe ato të natyrshme me macat për rreth.
E Lali, që donte disponim të kandshëm në familje, ishte i gëzuar dhe kur hetoj tek Enxhi mbarsimin,, me pak shqetësim, por u gëzua.
,,Do zgjerojmë vathen. Do bëhemi mjedis serioz! Familje e gjerë! Vajzat në Gjermani-macat në shtëpi! Ee, s’do mbetet Kosova pa qenie të gjalla. Pa Enxhi e si Enxhi!” e thonte në vete dhe, tek donte të dinte shkakun e këtij ndryshimi kaqë të vërejtshim, erdhi tek përfundimi se, mu ushqimi i cilësisë së lartë ia kishte ndryshuar edhe peshën e trupit, edhe dimensioin e barkut edhe sjelljen.
Asociacioni e çoj Lalin tek njeriu. Ata, në një pjesë alarmuese kishin rënë nga etika, bile deri edhe tek krimi, zhveshja nga emocionet e njeriut dhe ishin shndërruar në një shqetësim. Kjo Lalit i ngriti kureshtjen dhe i solli në mendje mendimin se, sikur tek macet, ushqimi do i këthej aty ku kanë vendin.dhe, një dite, vajti në marketin ku furnizohej me ushqim për Enxhin. Aty një shitëse e bukur, e shkathtë dhe inteligjente. Pas fjalës së saj: urdhrëroni! Ju për macjen e juaj Enxhin, a po?” Lali ia pohoj dhe ia pagoj pakon me ushqim për Enxhin. Më pas, i shqetësuar për aktualitetin shoqëror por edhe paksa i prirur për humor, ia bëri pyetjen:
,,Zonje, mos kini sikur për Enxhin, edhe për qennjerëzit ushqim?”
Ajo e kuptoj pyetjen dhe në çast dha përgjigjën.
,,Jo bre, po shitet shumë shpejtë. Po s’e blen njeriu ditën kur vie në shitore, të nesërmen nuk ka më. Janë shumuar ata e po shitet ushqimi” e tha duke qeshur
Dhe Lali tek u mahnitë nga reagimi në çast i shitëses së bukur, dha një qeshje e përshëndeti dhe me një ,,ditenemirë” u largua nga shitorja.
mmh.korrik.24
Comments