top of page

Minishengeni ballkanik është regres në ruajtjen e identitetit kombëtar


Vilhelme Vrana Haxhiraj

Vilhelme Vrana Haxhiraj

Esse


Të nderuar bashkëkoombas kudo që jetoni e punoni, anekënd globit!

Përshëndes protestën e Akademisë shqiptare Amerikane të Shkencave e Arteve,me qendër në New York!

Gjithashtu dal në pëkrahje të z.Nebil Çika, kryetar i Shoqatës Antikomuniste e Ish-të Përndjekurvepër gjithë shkrimet analitike me shumë vlera që janë në dobi të çështjes kombëtare, si dhe mbarëvajtjes së integrimit kombëtar.

Nëse bota e zhvilluar apo në zhvillim sot ecën me hapa galopante, Shqipëria çdo vit që kalon, jo vetëm mbytet për herë e më shumë në borxhe, por zhytet në varfëri të tejskajshme, shkon drejt humbjes së lirive dhe sovranitetit kombëtar gjoja të sanksionuara nga Kushtetuta, si dhe nga organizmat Nd/kombëtare. Pra ky komb i pasur si nëntokë dhe mbitokë, me resurse të jashtëzakonshme që i japin Shqipërisë të gjitha mundësitë e zhvillimit ekonomik, kulturor dhe social, çdo ditë po u zgjat dorën vendeve të zhvilluara, si lypsarët e Mesjetës.

Çfarë ndërgjegje kombëtare kemi ne shqiptarët vallë? Ku shkuan gjithë cilësitë e rralla që kanë karakterizuar shqiptarin që nga krijimi i botës si, guximi, besa, trimëria, shenjtëria e pronës dhe e Atdheut? A ka mbetur tek shqiptarët, apo tek ata që e heqin veten shqiptarë ai virtyt i rrallë,“Shqiptarizmi”? Dikur tingëllonin bukur ato fjalë zemre të Vaso Pashës: Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Ku shkuan gjithë ata njerëz të shquar në fusha të ndryshme të jetës që kanë dhënë vlerat e tyre për një Shqipëri të lirë, demokratike e të zhvilluar? Pse nuk ditëm t’i çmojmë, por e shpërfillëm duke e hedhur poshtë shembullin e atyre elitave shqiptare që kanë shërbyer në vendet ku jetuan dhe punuan, të cilët sot nderohen duke qenë në panteonin kombëtar të atyre shteteve ku kanë dhënë vlerat e tyre? Si nuk na dhemb shpirti për gjithë ata djem dhe vajza nënash që dhanë jetën për të bërë një Shqipëri si e gjithë Bota e kulturuar? Si nuk na vret pak ndërgjegja për mijëra intelektualë që u vranë pa gjyq, pas shpine, që u burgosën dhe qindra mijëra të tjerë u internuan nëpër këneta, duke u shndërruar në pleh apo shtretër për gjarpërinjtë e mishkonjat? Ku shkoi puna e papaguar e rinisë, e të burgosurve që i lanë kockat nëpër miniera, kanale vaditëse e këneta, në hekurudha, në hapje rrugësh malore, në areodromin e Tiranës që sot mban emrin “Nënë Tereza”? Aq shumë “pse” dhe enigma ka, sa vetëm një i verbër apo i shurdhët nuk është në gjendje të shohë e të dëgjojë farsitetin e jetës që reklamohet në ekran apo në media. Nëse u jepen përgjigje pyetjeve të mësipërme, po t’i biem lapsit, shqiptarët vërtet duhet të hanim me lugë floriri, ndërkohë që presin lëmoshë nga të tjerët. Të gjithë e dimë se minatorët në botë kanë kushte specifike jetese, si dhe paga të larta, kurse vendi ynë minaralet i kishim dy herë të falura, nga toka dhe nga të burgosurit. Ku shkuan gjithë ato të ardhura vallë? Vetëm me të ardhurat e aeroportit të Tiranës “Nënë Tereza”,do të ishin shlyer dëmshpërblimet e të burgosurve politikë.

Është për të ardhur keq se ne kemi harruar traditën e bukur shqiptare të trashëguar brez pas brezi që nga paraardhësit tanë, Pellazgët, Ilirët Arbërit e deri tek shqiptarët e sotëm, gjë që na ka mbajtur gjallë si komb. Po humbet gjithçka e bukur dhe e mirë që na ka karakterizua si shqiptar. Natyrisht nga bota do marrim atë që na vlen për zhvillim, por pa e harruar traditën tonë, e cila na bën të mos harrojmë se jemi shqiptar. Ne vërtet kemi nevojë të jetojmë në paqe dhe harmoni me të gjithë shtetet e botës që nuk na cënojnë kufijtë, të drejtat apo liritë.

Një pëllëmbë toke ka Mal i Zi dhe vetëm me turizëm, ka një nivel ekonomik shumë më të lartë se vendi ynë. Qysh në vitin 2011(vetëm 5 vite shtet i pavarur) dhe i moshuari malazes ankohej se e kishte pensionin 450 euro, kur shumica e pensionistëve në Shqipëri ende e kanë pensionin100 euro.

E kemi llogaritur vallë se sa e gjatë është vija bregdetare e Shqipërisë, se sa resurse ka turizmi i vendit tonë disallojësh, historik, detar, lumor, liqenor, malor, kulturor, arkeologjik, ku çdo pëllëmbë e Shqipërisë ka një histori antike më vete? “Nëse do të dimë të krijojmë kushte për turizëm dhe ta menaxhojmë atë si duhet, vetëm Vlora do të mbante Shqipërinë me të ardhurat e turizmit.Të ardhurat e tjera do t’i kalonin buxhetit kombëtar. Nëpër fshatra duhet të fillojë të ngrihet turizmi familjar, që fermeri të mos e lerë tokën djerrë dhe të mërgojë jashtë vendit duke u shndëruar argat në vend të huaj.”( nga fjala ime në KonferncënVlora në rrjedhën e viteve”(17-18 maj 2001). Për realizimin e një niveli të lartë ekonomik, nevojiten mendje të freskëta intelektualësh të vërtetë, që të kenë vullnetin dhe dëshirën e mirë për zhvillimin e kombit. Për fat të keq çdo parlamentar apo qeveritar që zë një karrige, harron premtimet që i ka dhënë elektoratit, nuk mendon se çfarë duhet të bëjë që vendi të integrohet në botën e zhvilluar, por nuk e zë gjumi nga mendimet, se në ç’fushë do të korruptojë për të mbushur xhepat e tij. Ne flasim për reformë në Drejtësi dhe besojmë se do të bëhet diçka. Përsa shohim e dëgjojmë, ne nuk kemi asnjë lloj shprese, për aq kohë që ligjin e bën pushteti i parasë. E si mund të ketë drejtësi kur i korruptuari, krimineli, i paafti apo trafikanti përpilojnë dhe zbatojnë ligjin? Duke parë situatën e krijuar, brezi i ri, papërjashtim, kërkon të mërgojë. Veç mpakjes, tkurrjes ky komb vital, gradualisht po shndërrohet në një komb të plakur. Pastaj do të thonë: “Na ishte njëherë Shqipëria!”

Kush e ka fajin për këto?

Përgjegjësitë të gjitha si, ato politike, administrative, ekonomike, kulturore dhe diplomatike bijen mbi paaftësinë e politikave të mbrapshta që kanë zaptuar Pushtetin e Meduzës.

Pse e titullova këtë ese, “Minishengeni është regres në ruajtjen e identitetit kombëtar”?

Kur e dëgjova për herë të parë në ekran të TV apo e lexova në media, Minishegenin Ballkanik, m’u kujtuan përndjekjet për shkombëtarizim të krahinave etnike shqiptare nga gjithë pushtuesit duke filluar nga pushtimi Romak, ku me urdhër të Senatit Romak, Pal Emilishkatërroi 70 qytete iliredhe përndoqi nga trojet amtare 150 000shqiptarë. Përndjekjet për shfarosjen e shqiptarëvenga Janina e Thesprotia në shek.XIV , njihen masakrat e despotit bizantin, Thanas, i cili, atdhetarëve të pabindur që nuk u larguan nga vatrat amtare u preu hundën, gjymtyrët dhe u nxori sytë, të cilat ia dërgonte në shporta si dhuratë princit Gjin Bue Shpata. ( F.Konica, New.YorkTimes,1942). Në vend të shqiptarëve solli grekë nga Anadolli. Në këtë mënyrë Bizanti populloi Çamërinë me grekë për ta quajtur Epirin tokë greke të banuar nga grekët. Pas revolcionit grek që u fitua në saje të heroizmit të shqiptarëve, në messhek. XIX, u ndryshua emri i gadishullit ‘Hem’ ose ‘Ilirik’Ballkan. Kjo jo pa qëllim,por që të mos ekzistonte, të fshihej nga kujtesa emri i vjetër ”ILLYRIKUM”.

Pikat më kulminante të politikës antishqiptare kanë kaluar në disa faza:

Vo: V.Vrana Haxhiraj,“Tradhtia e madhe ndaj kombit”, Nacional, 2018:

1- Lufta e Kongresit të Berlinit(1878) ndaj vendeve me popullsi muslimane, i cili urdhëroi regjistrimin e popullsisë me këtë besim, si dhe vendimet e tij për heqjen e Shqipërisë nga harta gjeopolitike e Evropës, ku Bismarku u shpreh: “Shqipëria është inekzistente, s’është gjë veçse një shprehje gjeografike.”

2- Aneksimi i Tokave shqiptare në Konferencën e Londrës më 1913.

3- Aneksimi i Shqipërisë Jugore, Çamërisënga Greqia shoviniste më 1945.

4- Përpjekjet e Federatës Jugosllave gjatë luftës çlirimtare, për aneksimin e Kosovës si Republikë e gjashtëe saj. Kujtoj se për arritjen e synimeve serbe, u arrit nga bashkëpunimi i Enver Hoxhësdhe klikës së tij me Dushan Mugoshën e Miladin Popoviçinqë edhe Shqipërinë ta shndërronin në Republikë të shtatë të Jugosllavisë.

5-Qysh atëherë ku agjentura jugosllave, e cila e kishte nisur aktivitetin që nga vitet 1920, në Vlorë dhe Korçë ku kishte vendosur përfaqësuesit e saj,më 1946 kërkoi krijimin e një Federate Ballkanike drejtuar ngaJugosllavia, gjithmonë me përkrahjen e P.KSh, me Enver Hoxhën në krye. Për këtë afirmim shitjeje të trojeve kombëtare, Tito e dekoroi E. Hoxhën në Korrik 1946 me dekoratën më të lartë “Hero i popujve të Jugosllavisë”. Për çfarë merita ia dhanë një medalje që s’e merr asnjë i huaj?! Iu dha vetëm për shitjen e kombit më të vjetër në Evropë. Qysh në fillim të shek. XX, serbët krijuan bazat e tyre të agjenturës në shumë vende të Shqipërisë, të cilët kanë vepruar dhe veprojnë gati gjatë një shekulli.

6-Aneksimi i Kosovësnë Republikë të shtatë të Federatës Jugosllave më 1948., duke vrarë e përndjekur shqiptarët nga trojet e të parëve dh dhe sillnin serbë në tokat shqiptare.

Tani që çështja e Çamërisë është bërë problem Nd/kombëtar, si dhe atdhetarët shqiptarë ngrehin probleme akute të një bashkëpunimi vëllazëror për forcimin e marrëdhënieve Shqipëri- Kosovë. Madje synojnë për një bashkim të mundshëm si komb i vetëm, me të cilët na lidhin genet, raca, gjuha dhe traditat. Porse politika shqiptare e bëri si lopa, që si e mbush kupën mirë, i jep një shkelm dhe e derdhë.

Të dashur bashkëkombas! Fqinjët tanë (armiq shekullor të këtij kombi) atë që nuk e arritën në kohë lufte, e arritën në kohë paqeje, përmes një pushtimi të heshtur, i bazuar gjoja në fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunim dypalësh. Dhe kur ndodh Minishengeni? Në një kohë kur Kosova vë taksa të larta ndaj Serbisë, kurse kjo Hienë,nuk pranon ta njohë si shtet të pavarur,kur bota e ka njohur shtetin e Kosovës. Veç të gjithave Serbia gërthet me të madhe: “Kosova është Serbi”. A ka dhënë llogari ky shtet arrogant , gjakatar dhe i pangopur, këta ardhacak në Ballkan për krimet makabre që kanë bërë ndaj popullsisë së Kosovës? Kanë vrarë e masakruar mijëra shqiptarë të pafajshëm, burra, gra e fëmijë.Vetëm për gratë dhe vajzat e dhunuara Serbisë duhej bërë gjyq nd/kombëtar. Por çfarë ndodhi? Bota Evropine ka heshtur ndaj kësaj kasapane makabre për të cilën duhej dhënë llogari. Pse nuk u gjykua Serbia nga gjykata e Hagës për genocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës? Nuk ishte kohë arkaike që mund të bëheshin krime ndaj bijëve të pafajshëm të Dardanisë Hyjnore. Përse i përndoqën shqiptarët e kësaj treve autoktone? Morën rrugën e emigrimit drejt botës së lirë, duke lënë vatrat atërore të të parëve në mëshirën e serbëve, të cilët populluan këto troje të lashta pellazge. Nuk e kuptoj dallimin që bën BE ndaj shteteve të të njëjtit rajon ose tolerimi i organizmave nd/kombëtare ndaj krimeve të Serbisë në Kosovë dhe të shovinizmit grek në Çamëri apo në trojet e tjera etnike shqiptare. Ende rënkon Çamëria, kërkëllijnë kyçet e ndryshkur në portat e mbyllura që presin të zotët. Ende është i freskët gjaku i masakrës gjatë natës së Shën Bartolemeut në Tivar dhe në Srebenicë, ku u varrosën mijëra jetë. A mund të falen serbët për jetët e 2000 partizanëve që shkuan në ndihmë të Jugasllavisë më 1945, që u ngritën kurth te Hani i Hotit, i vranë pabesisht dhe i hodhën në një gropë. Ky krim është bërë me dijenin e Ramiz Alisë, i cili udhëhiqte ushtrinë shqiptare. Eshtrat e tyre janë gjetur tani vonë. A mund të falen apo anashkalohen këto krime e masakra të pashembullta?

Ky është absurditet që pas gjithë këtyre krimeve shfarosëse, shteti shqipëtar ka dalë kundër të drejtave dhe lirive kombëtare të Kosovës. Një gjë nuk kuptoj... Çdo lloj pushteti apo qeverie që udhëheq ka për detyrë të mbrojë paprekshmërinë e kufijëve tokësor dhe detar me qëllim që të mbrojë sovranitetin kombëtar. Ne shqiptarët na ka bërë politika dhe varfëria si zhele, pa dinjitet për derisa na marrin nëpër këmbë fqinjët. Politika jonë me të bukra mend bën lëshime në kufijtë detar, përdhos simbolet e kombit duke lejuar që në Himarën autoktone të ngrihet flamuri grek, tabelat të shkruhen në gjuhën greke dhe sa kalon Qafën e Llogarait, në celular të vjen mesazhi zanor:” Mirësevini në Tokën Greke!”Nëpër plazhet dhe lokalet e jugut flitet dhe këndohet greqisht. Arkeologët shkruajnë se qendrat arkeologjike shqiptare të ngritura si vendbanime ilire qysh para se grekët të zbrisnin në Egje, apo në shek.VII.pr.Kr,përzunë pellazgët autoktonë nga Atika dhe u vendosën vetëm aty. Me ç’të drejtë i quajnë vendbanime helene ose romake qytetet ilire? Kur thuhet koloni, ke ardhur si pushtues, sepse pushtuesi nuk mund të kolonizojë tokën e vet amtare. Nuk e di se çfarë po ndodh me ne?! Po bëj një pyetje që e kam bërë para disa vitesh në shtyp: “A kanë pyetur ndonjëherë politikanët, pushtetarët, historianët apo akademikët tanë : Pse genocidi në Ballkan u ndoq vetëm ndaj shqiptarëve?!

Veç fatkeqësive natyrore që nuk varen nga ne, si Tërmeti i 26 nëntorit, apo stuhitë, minishengeni është një e keqe tejet e madhe që po i ndodh kombit shqiptar, e cila është si ajo fjala e urtë që për pabesinë thotë:“Për hirë të sime vjehrre, unë po shkoj me millonanë.” Këtë aludim e kam për mosmarrëveshjen e forcave politike shqiptare, gjë që po e shfrytëzojnë bukur fqinjët tanë lakmiqarë. Shteti dhe politika shqiptare duhet të mbledhin mendjen para se të firmoset shfarosja e Shqipërisë nga harta gjeopolitike e Evropës.

Unë jam shqiptare që nga të parët e mi, ndaj më dhemb kur e plagosin kombin tim, i cili ende ka plagë të pashëruara në trupin e tij të gjymtuar e të cunguar.Boll ka vuajtur Shqipëria dhe kombi shqiptar. Pastaj nuk duhet harruar se të gjitha rrugët e Tiranës politike për në Beograd kalojnë përmes Prishtinës. Duhet të shkelësh mbi gjaku dhe eshtrat e e atyre që u masakruan, pra mbi trupin e saj të drobitur e të plagosur, i cili po ftillohet si shtet i pavarur, pastaj të firmoset ajo marrëveshje famëkeqe. Këtë hap të pamatur e quaj:” Vetëvrasja e kombit”

Uroj që në këtë fundvit të bëhet më e mira për shqiptarët!

Vlorë, 23. 12.2019


77 views2 comments

2 Comments


Daman Sinani Une besoj se asnje MEGA SHTET a MEGA KOMB nuk do perseritet...BE..ja dhe SHBA...jane tejet te prere e te forte.......

Like

Eshref Ymeri: Mendoj se kjo Thirrje e Zonjës Vilhelme Vranari Haxhiraj është një Përkujtesë e Shkëlqyer në mbrojtje të dinjitetit tonë kombëtar, është një Memorandum me përmbajtje të thellë, i cili duhet t'i zgjojë nga gjumi letragjik të gjithë shqiptarët me ndërgjegje të lartë Kombëtare, të gjithë intelektualët e universiteteve tona, të gjithë rininë universitare, të gjitë njerëzit e letrave shqipe, të gjitha zonjat nga radhët e inteligjencies shqiptare, për t'u ngritur më këmbë në mbrojtje të Republikës së Kosovës, të cilën Vuçiçi, në bashkëpunim me Ramën, kërkon ta shndërrojë në një koloni serbosllave, ashtu si Titoja kërkonte ta shndërronte Republikën e Shqipërisë në një koloni jugosllave. Bashkëpunimi i Ramës me Vuçiçin, kriminelin me damkë që pati hartuar Platformën për…

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page