top of page

Minierë" me pasuri krijuese


Sejmen Gjokoli

Që Piluri është dhe do të mbetet një "minierë" pasurish të çmuara shpirtërore, kjo tani nuk do shumë mendje.

"Minierë" me pasuri krijuese (vendlindja e Lefter Çipës, Kristo Çipës, Timo Mërkurit, Aleksandër Çipës, Polo Çipës, Akri Çipës etj.) por edhe interpretuese ( Katina e Emrioni Mërkuri, Qirjako Bala, Vasillo Lapa, Vangjel Koço Gjipali, Eleni Mërkuri etj. etj ) asaj mund ti vijnë vërdall ekspedita kërkuese por edhe shfrytëzuese, ashtu si ndodh në një vëndburim minerar.

Këtë më shtyn të kuptoj edhe ky shkrim i Timo Merkuri , nën një titull tejet intrigues.

Vetëm me dy nga këngëtarët e shumtë që ka nxjerrë ky truall e ky grup dhe shiko sa "mineral" na bie Timo në trajtesën e tij.

Një zbërthim deri në imtësi i të dy interpretëve, Vasillo e Vangjel, dyshes më të përsosur të këngëve piluriote.

Dhe në fakt, në të gjitha ç'ka shkruhen, nuk ka asnjë tepri, të dy kanë kënduar magjishëm.

Të dy kanë vënë vulë në lirizmin e polifonisë piluriote...

Kam qenë në Pilur kur u organizua një aktivitet për Vangjel Koço Gjiçalin.

E pashë me sy nderimin që i bënin bashkëfshatarët dhe miqtë e tij të këngës, pashë Lefterin që me aq shumë dashuri i kishte "qepur" një broshurë me vargje e fotografi.

"Bejka e bardhë" mbetet monument më vehte jo vetëm e këngës së Pilurit por e gjithë Labërisë. Pasuri e shtrënjtë dhe e shenjtë.

Dhe këtu bie dakort me shqetësimin e atij që e ka selitur, "Nderit të Kombit" Lefter Çipa.

Të kuptohemi, jo për të mos e kënduar askush mbasi këngët që futen në shpirtin e popullit nuk mundet ti ndalosh.

Por cili do grup që kuturis ti këndojë, sidomos në skena apo përballë publikut, duhet të mendohet mirë.

Këto janë këngë që s'pranojnë deformime apo sharlatanizma, pa le tu heqësh pjesë nga strukturat e tyre që kanë marrë vulë historie...e autenticiteti.

41 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page