KA EDHE KËSHTU....
Vëzhgim
Teksa kisha “hedhur” në internet një “vëzhgim të hidhur ”, për fatin tim të mbrapsht, pas një “vrapimi aksidental” për të botuar librin e parë, atë të 37-in, të mbështetur nga Ministri i Kulturës, në dikasterin e të cilit dikur mora edhe goditjen fatale, ja tek më erdhi edhe një gjest i rrallë dhe fort i lumtur: Libraria e Arta Zenelit: ARTS’LIBRARI në Tiranë më kishte shitur, më në fund, 12 tituj librash!
Ata që shkruajnë libra dhe që ndokush i rrëfen me gisht si “të lojtur mëndsh”, janë gjithherë të zhgënjyer për “fatin e mbrapsht” të librave që shkruajnë vetë, kur duhesh që pa tjetër edhe të “vraposh” për “ta shitur librin tënd” dhe të kthehesh edhe ti në një “Bukinist rruge”, kur nuk ka më si dikur një organizëm të tillë , si ajo “Shtëpia e Shpërndarjes dhe e Propogandimit të librave” që kishte edhe libraritë e veta nëpër rrethe. E nuk ka një rregullore të qartë par ata që i shkruajnë libra, po vetëm një “avullore”: merri në krahë “librat e tua dhe shko t’i shesësh!”,-sikundër thuhet e nuk thuhet haptazi... E ty të zë frika për punën tënde krijuese pasionante që e bënë, ditë e natë dhe natë e ditë, për të shkruar një libër, si i ndjeri Adriatik Kallulli që mbeti me një sy të prishur , nga që lexonte mijëra faqe librash dhe shkruante, jo vetëm për vete po edhe për të tjerët, teksa as që e paguanin më së fundi, po i thonin “ si kërkoke para ti, o PROFET”!. Duke e pandyer “Profetin” se jetonte e frymonte vetëm me ajër, duke punuar si “vullnetarët e Enverit”!, me nga një “S” në gjoks?!...Eh, ç’mund të them për veten, kur doja të botoja në një libër me 116 artikuj publicistikë të zgjedhur (midis qindra të tjerave,- që të gjitha të botuara nëpër organet e shtypit shqiptar e të pa paguara), për t’i ribotuar (me pagesë të lartë!) në librin “55 VJET PUBLIÇISTIKË” dhe që e mori përsipër si redaktor një fisnik si Alekandër Çipa? Ndërkohe që ky “avaz” vazhdon edhe gjetkë e ajo rregullorja e të drejtave të autorit, sa një “çarçaf”, as që hapet fare, prej asnjerës organe të shtypit e të medjave vizive? “E, që të botosh tek ne, duhet qe edhe të paguash”,-më tha njeri syresh , si me shaka! Diçka funksionon së prapthi: ANTI-LIGJI!
Prandaj edhe unë u lumturova nga kjo Libraria e Arta Zenelit qe më ekspozoi e mi shiti ato 12 titujt e librave, atje , përbri monumentit të mbretit ZOG, tek ish Stacioni i Trenit të Tiranës. Kjo grua ZONJË, e thjeshtë dhe e buzëqeshur e nisi punën e vet në një kioskë tek qoshku i Pallatit të Kulturës” në Tiranë. Duke shitur gazetat e ditës dhe ca fare pak tituj librash, ndërsa tani , me punën e saj fisnike e të ndershme ka një librari të madhe e luksoze , qe edhe mbreti e “shikon anash me kënaqësi!”. Po edhe unë që u aksidentova nga rendja, i lajthitur “për një libër”. Se nuk mund të katandisesh me thesin e librave në krah dhe as të ulesh në ndonjë cep rruge si bukinistët që “tu bësh derman” librave të tua. Një Arta Zeneli nuk mundet të përballoj të gjithë miletin e sotshëm që shkruajnë “libra”. Ca me tepër se: “libra ka shumë, po shkrimtarë ka fare pak!”
Dhe nuk duhet habitur , pse në Shqipërinë tonë, shkrimtarët e artistët janë njerëzit më të varfër e më të papaguar për punën e tyre krijuese, që, për fatin e tyre të keq NUK QUHET PUNË!. Ndërsa një nga shkrimtarët më të mëdhenj Amerikanë, i njohur ne mbarë botën e quante krim mospagimin e mosleximin e librave, ndërsa amerikani tjetër,-po kaq i njohur, Elbert Hudbarot, thonte se: “Asnjëherë nuk do të jet shteti i civilizuar përderisa nuk shpenzon më shumë para për librat se sa për çamçakizat”
Piqeras , 3 tetor 2024
Comments