XHANANIA
Mendimet më grishin paprerë
Rëndesa me dhimbje godet
Po shkoj të trokas në një derë
S’i dihet, dikush mund të jetë
Në tregun e madh ku gëlojnë
Xhambazë e hajdutë e mjeranë
Po futem, se ndoshta kërkojnë
Një ndihmës për punët që kanë
Zyrtarët me fronet e ngritur
Së largu i shoh e kam frikë
(Ç’të shes, që të dukem i ditur!)
Se shteti paguan, or mik
U mblodhën në sallën plot drita
Të bardhë e mulatë e verdhanë
Më kot u trishtova e prita
Fitoren një 'mjelme' ja dhanë
Ministrin me sy e gremisi
Xhanania me shtatin selvi
Një pjergull që varet te lisi
Dhe Zotin e deh me dolli
Në ikje, vështrimin nga pragu
Tek roja që rrinte menduar
-Paç fatin e kurvës, tha plaku
Dhe heshti, me llullën ndër duar!
Tiranë, Janar 2016.
Comments