
Mihal Gjergji: SOJLLIU DHE SOJSËZI
(S. T)
U ngjit sojsëzi në një pemë të lartë
Nga pylli mori bishtin për sëpatë
Pastaj çdo ditë e priste ky i ngratë
Gjersa u shemb me kokë e ra në baltë!
I vunë gomarit një samar floriri
Më shumë gëzonte baba nga i biri
Po kur ja hoqën shkau nga fiqiri
U mblodh iriq, se frika keq i hyri
Sojlli s’të bën gëzofi, as kolltuku
Veç gjaku, që s’e blenë me lira turku
Po rrjedh në dej, te beu dhe te bujku
(Nga tufa jonë e mori qengjin ujku!)
Comentários