(Mitrush Kutelit)
I shtrirë atje, nën dhe të zi
Lëngon, po terri s’ka se si
Të tretet larg
Me mort në gji !
Me pranga je në dheun tënd
E ndjej nga larg: shpirti të dhemb
Ç'mallkim zeher!
Tiranët fjala dot s’i shemb
Krrokama korbash s'na u ndanë
Nga njëri hon te tjetri ramë
Mitrush vëlla!
Na ndau nata e s'u pamë
A s’vjen dhe ti në vargun tim
I varfër jam, po kam nderim
Poetët vriten, fjala-jo!
Nga ç’yll më flet me përgjërim?!
Tiranë, Qershor 2016
Comments