top of page

Mihal Gjergji: HAPAT E UDHËS



 

Ma jepni pak dorën. Në sallën e madhe,

të futem dhe unë midis jush

Të sjell ca gëzime mbi barrën me halle

dhe fjalën gatuar me prush

 

Kam zbritur nga malet ylberin e dritës

dhe fronin ku rrinë perënditë

Nuk desha të zbehja shkëlqimin e ditës

me brengën që shpirtin ma mbyt!

 

Ndaj ndjehem i huaj, se dyert nuk hapen

si hije pas jush s’mund të vij

Mat’ hapat e udhës, se s’di ku të kapem

dhe lotët më ndizen qirinj!

 

Tiranë, Shtator 1983.

22 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page