top of page

Mexhid MEHMETI: Libër që përmbledh zemrën dhe mendjen e fëmijëve



 



 

“Lepurushi i ëndrrës” është një libër që për­mbledh zemrën dhe mendjen e fëmi­jëve në një udhëtim të pasur me ëndrra, përfytyrime, mësime dhe emocione. Bilall Maliqi, me një gjuhë të qartë dhe plot ndjenjë, sjell në jetë personazhe të dashur, si­tuata nga përditshmëria dhe tregime që lidhen ngush­të me botën e fëmijës - duke i ofruar lexuesit të vogël një pasqyrë të gjallë të vlerave të dashurisë prindërore, ndershmërisë, mirësisë, humanizmit dhe ruajtjes së lidhjeve shpirtërore me familjen, vend­lindjen dhe natyrën.

Tregimet si “Magjistarja”, “U frikësua ylbe­ri”, “Lutja për të rënë shi”, “Djaloshi zemërmirë” apo “Dheu i vendlindjes” nuk janë vetëm rrëfime për të kaluar kohën, por mbajnë në thelb një edukatë të mirëfilltë dhe të qëndrueshme që bart mesazhe të qarta morale, ndërsa vendosin në qendër rolin e famil­jes dhe marrëdhënien e veçantë ndërmjet brezave veçanërisht me figurën e gjyshit, që në shumë tregime shfaqet si udhërrëfyes dhe burim urtësie.

Autori sjell një ndërthurje të mjeshtërisë së shkrimit me ndjeshmërinë psikologjike të moshës së fëmijërisë. Stili i tij është i thjeshtë, i qartë dhe poe­tik, i përshtatshëm për lexim të zëshëm në ambientet shkollore, familjare apo edhe në bibliotekat për fë­mijë.

Ky libër është një dëshmi e kujdesit që du­het t’i kushtojmë letërsisë për fëmijë, jo vetëm si argë­tim, por si mjet formimi dhe ndërtimi karakteri. Ai i bën fëmijët të qeshin, të ëndërrojnë, të pyesin dhe, më e rëndësishmja - të mësojnë.

Në një kohë kur tregimet tradicionale po zbehen përballë rrjeteve digjitale, “Lepurushi i ëndrrës” i Bilall Maliqit, vjen si diçka e çmuar që ringjall dashurinë për librin, gjuhën dhe vlerat që na bëjnë njerëz.

Një libër që nuk lexohet vetëm, por përje­tohet. Mik besnik për çdo fëmijë dhe pasuri për çdo prind apo mësues që e do fëmijërinë me gjithë zemër.

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page