Mevlud Buci, Poet dhe shkrimtar
Dibër
POEZI SATIRIKE
Ç'janë këta, ç'janë këta ?
Bëjnë akuza or marshalla!
Natë e ditë po u plas buza
Veç dërdëllisje e veç akuza
Vallë si e kuptojmë të vërtetën?
Me grindje e vjedhje e çmojnë jetën
Ç'është kjo dramë e kjo marrëzi
A mbahen pozitat me dredhi?
Gjithësëkushi fort habitet
Ç'është kjo farsë që veç koritet
Ta mësojnë kohën e të vërtetën
Kush njeh Krishtin e Muhametin
Nuk mbahen postet jo me dredhi
Hiqen hyjnor e dalin lubi
Sa të ngjitën në një pozitë
Veç bëjnë vjedhje, bëjnë dredhitë
Ç'është kjo farsë e kjo hata ?
Ku i çon mushka or vëlla?
Këta "hyjnor", këta fjalamanë
Janë Kainë, janë shejtanë
Për të bërë vetëm pasuri
Janë ngjit lart në qeveri
Hiqen të ditur, shpëtimtarë
Llafollogë, kopukë e zuzarë
Me plot bujë tundin ekranet
Këta Magbeth- motër kokanët
Këta Jago- të Shekspirit
Janë bash gena të vampirit
Janë të lindur për grabitje
Karrieristë vetëm për ngjitje
S' njohin qytetin e as fshatin
Mburrën me poste pa parë fundin
Këta janë farsa e katilit
T'mos harrojnë fjalën e Eskilit
Me Eskilin botën e tundin
Mos u mburrni pa parë fundin !
FABUL
Bilibli dhe palloi...
U zunë shpendët tek një krua
Një bilbil mali me një pallua
U hodh e tha, më urti bilbili
Me shoshë, o pallua - nuk mbulohet dielli
Gjetkë tek brraka, fort u zemërua
Pendëbukuri- mendjëlehti pallua
Me cektësi, me mendje si flutura
Jam më i zoti,- tha ,- kam pendët e bukura
Soji i bilbilit bashkë me shpendët
Thonë: O pallua të rrofshin pendët.
Comments