top of page

Mevlud Buci: MARATONOMAK DRITE


MEVLUD BUCI

DIBRA –LURA BAJRAKË TË LIRISË


Drinin e lashtë e pyesin valët,

Ku i kemi të Nantë Malet,

Thotë Korabi e dëshmoj sak

Janë Natë Male një Bajrak.

 

Moj nanë loke me djep prej druri

Ke përkund djem të trimnisë,

Të Nantë Malet shqipe flamuri

Dibra e Lura bajrakë të lirisë.

 

Rrit në beteja,gdhend në libra

Krahpërkrah Lura e Dibra,

Tokë e Gjergjit la me gjak,

Janë Nantë Malet e një Bajrak.

 

Bash me bij të grykëhollës

Janë lurianët e Dom Nikollës,

Mal e kanë triminë e fjalët

Në Dibrën trime të Nantë Malet.

 

Do t`i marr bekimin gurit,

Do t`i marr flakën barotit,

Zakushtrim trima të flamurit,

Dibra e Lura të Kastriotit.

 

DRADANËT KRENARË

Pyet Argjiroja kush janë luanët,

Në troje të Arbrit janë dardanët,

Në kohëra përballë historisë,

Burra-gra bij të Dardanisë.

 

Përjetë qëndruan kala

Vra e pre me turk e shkja,

Za kushtrim,za i lirisë

Piskamë në mejdan të triminisë.

 

Ku gjen plis njomur prej gjakut,

Në Dardani në ballë të konakut,

E thonë luginat,dielli, reja,

Dardanët lindur për beteja.

 

Kullat gdhendën historinë

Si kështjella për Dardaninë,

Balada shkroi lisi e guri,

Me këta trima,bij flamuri.

 

Prej kësaj toke gjak buron dheu

Prej DARDANËVE-NIPA Skënderbeu,

Lum ç`leu nana e fisnikëria

Në shekuj rron Dradania.

 

Këtu historia me pushkë foli

Në grykë të topit Mic Sokoli,

Fjalëmençuri si historia

Ante i trimërisë-Binak Alia.

 

Lindi nana bij stërrall guri

Trim i rrallë Bajram Curri,

Dhe sa trima atdhetarë

Me kryeheroin Adem Jasharin…

 

BYTYÇ I LASHTË

 

Bytyç o tokë e lashtë

Tokë e trimërisë,

Bytyç dritëpërflakur

Me dritë të Dardanisë.

 

Tokë e lashtë e Dardanisë

Je në altarin e kohës,

Vend i rrallë i bujarisë

Dheu i shenjtë i Gjakovës.

 

Dheu i shenjtë i Gjakovë

Dheu dardan nga ke ardhë,

Je rrezatim i kohës

20 vjet “Festa e Plisit të Bardhë”.

 

20 vjet”Festa e Plisit të Bardhë”

Me breza plot atdhetari,

Tokë dardane-tokë kala

Rrite djem për shqiptari.

 

MARATONOMAK DRITE


Emiliano Lules, i cili më 1997, kur ishte fëmijë  u godit në sy nga shpërthimi i një granate. Pa dritën e syve vazhdoi shkollën e lartë, mbaroi Fakultetin e Inxhinierisë mori Medalje Ari  dhe sot është drejtor i Institutit të të Verbërve.


Djalosh shpirtvullkan ,lushnjar,

Me sytë e shpirtit çau ballëkrenar,

U ngrite lart, kurrë nuk u përkule

O i shtrenjti Emiljano Lule.

Mbarove fakultet,specializimin me zotësi,

Me sytë e mendjes,pa dritë në sy,

E sot u prin atyre të verbuar,

Drejtor Instituti mendjendriçuar.

O zëlirie e dritëbajrak,

O i urti i dijes,maratonomak,

Pa dritën e syve-korife lushnjari

Në shkallët e dijes me Medalje Ari.

Me shpirtin vullkan me forcë sublime

Me sytë e mendjes bardhësi në agime..

NËSE KE MALL

Emigrantëve

 

Nëse ke mall, mos harro djepin,

Kujto dheun, barin,

Mos harro lisin,shkrepin,

Kujto dele e manarin.

 

Nëse ke mall, kujto flladin gurrën

Puthe diellin hënën,

Kurrë mos e harro kullën,

Mos përthaj lotin për babën e nënën.

 

Nëse ke mall kujto pyje,ara,

Shpirtin bëje qiri,

Kujto si mbillet fara,

Ninullat plot dashuri.

 

Nëse ke mall kujto ti votrën

Kujto gjethin e lisin,

Kujto vëllanë e motrën

Gjakun tënd –fisin.

 

Nëse ke mall, hamendëso majat,

Kujto bokë e shtigje,

Dhe mos harro thepajat,

Gryka,lugina,brigje.

 

Nëse ke mall, kujto thërrimet,

Dhimbjet kujto,brengën,

Mos harro të bukurat kujtime

Valet,vajet,këngët.

 

Nëse ke mall, si prushi ndiz shpresën,

Lot të pikojnë sytë,

Për trojet mall ke besën,

Me shpirt ndizi dashuritë.

 

Nëse ke mall blero shpirtin e lirë

Zemrën ta kesh dritë si behar në zall

Në udhë të jetës të jesh xhevahir

Nëse ke mall…

9 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page