![](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_a834eb4f7ffa43c990637afcbcaecf35~mv2.png/v1/fill/w_980,h_1225,al_c,q_90,usm_0.66_1.00_0.01,enc_auto/a48dbc_a834eb4f7ffa43c990637afcbcaecf35~mv2.png)
NGA MEVLUD BUCI
Feride Ibrahim Kurti, u lind në Burrel, më 15 shkurt 1935 në një familje autoktone e fisit Kola.Talenti i saj ra në sy që në fëmijëri. Mes prirjeve të moshës ajo-zgjodhi këngën, edhe pse e re, pa i mbushur 10 vjeç. Duket se këtë e mori si ngacmim nga prindërit, Ibrahimi e Ishja dhe xhaxhai Sadiku, por më shumë nga gjyshi i saj, Kurti, i cili thoshte se interpretonte dhe këndonte me lauri e çifteli. Kënga e tërhoqi shumë dhe iu përkushtua tërësisht asaj. U ushqye me ajkën e këngës dhe i dha jetë asaj.këngët lirike “Cucë e bukur moj matjane”, “O florini i vogël”, “Rashë në shartashi” etj, qe u përhapën me shpejtësi në popull dhe u bënë të njohura, aq sa tërhoqën vemendjen dhe interesin e Radio Tiranës. Që nga viti 1966 ajo u bë ndër këngëtaret më të shquara në Mat e në mbarë Shqipërinë, duke pasuruar repertorin aktiv me mbi 60 këngë nga më të bukurat, siç janë: “Cucë e bukur moj matjane”, “Rashë në shartashi”, “Ditë korriku 31 ,” O florini i vogël”, “A e mban mend o e vogël-o, “Liqeni I Ulzës ” “Më shkon rrugës porsi era”, “Kur fillon dielli me ra”, “Lufton Mati për liri”, “Moj ushtria popullore”, këngë kushtuar Vasil Laçit etj.
Më 2 shtator 2023, kur isha në veprimtarinë “Pena Budiane”, më mbeti peng sesi nuk munda të them dy fjalë për të.Ajo është motra e studiuesit të talentuar Dilaver Kurti ,.ndërsa Artan Kurti,botues i revistës “Emathia” është nip i saj.
Të shkruash për këtë artiste nuk është e lehtë pasi ajo ka lënë gjurmë të pashlyera në artin e këngës.Edhe pse është ndarë nga jeta pak kohë më parë kënga e saj nuk ndahet nga zemrat e njerëzve dhe emri i saj gjithashtu.
![](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_a92855f40b5f402ca098c72d15c9134f~mv2.png/v1/fill/w_980,h_1225,al_c,q_90,usm_0.66_1.00_0.01,enc_auto/a48dbc_a92855f40b5f402ca098c72d15c9134f~mv2.png)
Feridja bashkë me vëllezërit dhe me motrat,me fisin e saj, ka lënë plot visare në fushë të artit dhe të kulturës.Ajo kishte zërin e kthjellët e të ngrohtë,pasionin e madh dhe të gjitha këto i bëjnë këngët e saj lirike mbresëlënëse.
Që më 1966, ajo u bë një këngëtare e njohur lirike në Mat e në mbarë Shqipërinë. Dhe aktiviteti i saj artistik vijoi duke e pasuruar repertorin me mbi 60 këngë.Duke qenë e preferuara e veprimtarive artistike që zhvilloheshin atëhere në Mat e në treva të tjera të Shqipërisë,Feride Kurti arriti të imponohej si zë i rrallë i këngës popullore.
Kompozitorët e njohur si: Skënder Frashëri,Munir Shehu,Naim Gjoshi,Skënder Alia,Ymer Neli,Xhevat Lishi, Shefqet Merra,i besuan asaj kompozimet e tyre duke e zgjedhur si këngëtare që arrinte të realizonte më bukur krijimet.
Sukseset e ansamblit “Mati” në festivalet folklorike kombëtare janë të lidhura edhe me emrin e aktivitetin e saj artistik,ndërsa repertori i këngëve të saj është në fondin e artë të Radio Tiranës,Radio Prishtinës,Të Radio Kukësit,Radio Korçës e Radio Gjirokastrës.
Nuk është e rastit as fakt i panjohur që ajo është cilësuar “Princeshë e këngës matjane”,një cilësim i merituar për këtë artiste aq të dashur.Ajo ishte një artiste që e këndonte këngën duke bërë një punë profesionale me të,që dinte ta interpretonte mjeshtërisht dhe natyrshëm.
Kujtimet për të nuk kanë mbarim nga artistë dhe ata që e kanë njohur këtë këngëtare zë-bilbil.Kolë Ndreka e Ymer Neli(Artist i Merituar e Mjeshtër i Madh) flasin me nderim për të,nderim që ajo e mori sa ishte në jetë nga një publik anë e kënd trojeve shqiptare.
Kënga e saj përcjell flladin e Luginës së Matit,rrjedhën e lumit Mat,epikën e malit të Dejës,kohën që jetoi dhe kohërat ,me tekste të thjeshta e të bukura,me meloditë gurgulluese duke emocionuar artdashësit dhe duke shtuar një perlë në gjerdanin e artit të popullit e të artit të këngës me nivel profesional.Si mbesë e Kadiut në fshatin Fshat të Klosit,si një cucë matjane e rritur në hapësirën e lirisë të kësaj natyre të bukur,zëri i saj u bë mishërim i asaj çka kishte më të bukur kjo natyrë.
Comments