-Poezi-
DRITË E KËNGËS TIME
-Dukagjinit-
Dukagjin, o dritë e lirisë,
Dukagjin, o bedene arbërore,
Dukagjin, vendi I trimërisë,
Je ti shpirti, je diellkurorë…
Dukagjin, me plot bijë e bija,
Dukagjin, o këngë e zemrës,
Dukagjin, ti je dritëlirie,
Je si Korabi e mali Benës…
Dukagjin, o tokë e bardhë,
Dukagjin, o dritë vetëtime,
Në pesë breza me babë e djalë,
Ti je dritë e këngës time…
BINJAK ME SHQIPONJËN
-Poetit, filozofit, Preç Zogaj-
Ja njoh vargjet, shpirtin e lirisë,
Ja njoh zemrën-gurrë e bardhësisë,
Ja dëgjoj zërin, atë zë kushtrimtar,
O Preç Zogaj, o lezhjan thesar.
Ai flet me zërin e dritëbekimit,
Ai thur vargjet e dritë shenjtërimit,
Ai ka ortak malin, detin dhe kurorën,
Poeti Preç Zogaj, binjak me shqiponjën.
DRITËSIM
Zëri ka dritën,
Shpirti ka jetën,
Provat kanë meritën,
Shembulli ka t’vërtetën.
Mirësia mbjell mirësinë,
Gënjeshtra zë batakun.
Guximi ka trimërinë,
Liria vlla ka zambakun.
Krenaria ka shkëlqimin,
E drejta ka lavdinë,
Mosmirënjohja ka zhgënjimin,
Ligësia ka fundfundësinë.
Çdo shpirt ka bardhësi,
Kur prezanton dritë.
Më e shenjta bukuri,
Kur dritëson meritë.
PENËN DRITË
-Kushtuar poetit brilant lezhjan, Ndue Dragushës-
E thotë mali e fusha,
Ku të kam, Ndue Dragusha?
Runja ime vali e shkrepi,
Thotë: Në Lezhë rron poeti.
Vargje drite, vargje hynie,
Plot me mall e dritë lirie.
Thonë kalatë, male e fusha,
Penën dritë, Ndue Dragusha!
DRITË E BEKIMIT…
-Kushtuar poetit Dukagjinas, Lulash Brigja-
Faleminderit të çon Korabi,
Runja ime me shkrepa e grixha,
O penartë, o shpirtbehari,
Ku të kam, o Lulash Brigja?!
Ta puth penën me syt’zemrës,
Ta prek ballin me fllad Drini,
Je si Runja e si mali i Benës,
O I urti, bir Dukagjini.
N’kohëra e mote nëpër brezni,
Do të nderojnë brezat e Dukagjinit,
O poeti me dritë liri,
Lulash Brigja, dritë e bekimit.
RREZATON LISSALBA
Ku ka si fjala e lirë?
Ku ka si puna e mirë?
Ku ka si drit’ e sinqeritetit?
Ku ka si lulbuli i shkrepit?
Ku ka si zallimim me valë?
Ku ka si më e urta fjalë?
Ku ka si Korabi e si Taraba,
N’shekuj rrezaton Lissalba.
DJEPI
Pas 9-të motrave linda unë
Për jetën, kohën e fisin.
Prindërit e mi çanë në fortunë,
Ma kishin lënë emrin Mevlud.
Nëna ime shumë fisnike, te vatra,
E vuajtur nën Runjen, tek shkrepi,
Me shpirt hyjnor më rriti tek vatra,
Me plot këngë e ninulla djepi.
Dhe unë, me shpirtin bosh, si zalli,
Dhe unë, i rritur nën Runje, tek shkrepi,
Për kohën e brezat kam dallgë malli,
O njerëz, kurrë s’do harruar djepi.
I PËRFALËM SKËNDERBEUT
E kam zemrën qelibar,
E kam shpirtin si thesar,
E kam këngën dritë vetëtime,
Mal e kam unë krenarinë.
E kam forcën si dallgë deti,
E kam qëndresën porsi shkrepi,
E kam zërin, zë kushtrimi,
Bash si Buna, bash si Drini.
I kam shokët dritë në sy,
E kam genin dritëbardhësi,
Jam si lis, si lis kurorë,
Nuk më mposht asnjë provokatorë.
I kam rrënjët tek lisnaja,
E lëshojzërin tek ograja,
E puth token, plisat e dheut,
I përfalëm Skënderbeut.
DRITË FRAN GJOKA…
A e lexon si i këndon pena,
A e kupton si i jehon zemra,
A e njeh si është mali e shkrepi,
A e vëren se kush është deti?
A e ndjen peshën që ka qielli e toka?
Dritë Ishull-Lezha, dritë Fran Gjoka.
BËJNË PABESITË
-Boshët-
Ata flasin, flasin, flasin e flasin,
Ata pwllasin, pwllasin, pwllasin e pwllasin,
Ata zhurmojnë, zhurmojnë e zhurmojnë,
Ata për poezitë flijohen, luftojnë, luftojnë.
Ata bëjnë ortakëri, ortakëri, ortakëri, ortakëri,
Ata grinden, grinden e grinden për demokraci,
Ata i bëjnë gropën e puçin shoku-shokut,
Ata stërnipa të lanetit, stërnipa të Bllokut.
Ata hiqen hyjnorë, të drejtë, zemërdritë,
Ata që janë joge, tartufë e të korit,
Ata hiqen të thjeshtë, urtësi, e vërteta,
Ata që me treftyrësi i ka damkosur jeta.
Ata e kanë në gojë bujën, premtimin,
E kanë në shpirt zilinë, zhgënjimin.
Ata hiqen madhështorë si kollosët,
O njerëz të Zotit, ruhuni nga Boshët!
MEVLUD BUCI
-poet dhe shkrimtar, Dibër-
ความคิดเห็น