top of page

MEVLUD BUCI:


SATIRA

MEVLUD BUCI

HIPOKRIZIA

I sillet burrit me urtësi

Burri miop ,kryeulur prej fisit,

I thotë ajo me dredhi

Shërbej  te nëna e ministrit.

 

Ndonëse mbi gjashtëdhjetë

Mjeshtre e hipokrizisë,

Ia mbush mendjen se vetëm për të

Është e përvëluar e dashurisë…

 

Dhe ky sylesh, or lum miku

Dëgjon :Më vonoi trafiku

Të lodhur e sheh gruan e bukur

Dhe e qetëson me një të puthur…

 

FJALA E LISIT

 

Një mellenjë në një rrëzë

Na përqesh një thëllëzë,

Kjo e dyta me çiltërsi

I tha:Je ferracake,ke mëri.

Diku afër qeshi lisi

Unë ,tha, njoh rrëpira rrëza

Dhe të drejtë ka thëllëza…

 

 

NË PARLAMENT

Votat jepen me “dëlirësi”

me besim,sinqeritet,

në sy popullit i hedhin hi

këta burra në parlament.

 

Thyej karrige,ndiz flakadan

Shaj, pështyj zihu  me grushta,

Si s`u lodhën njëherë aman

Këta pisa,këta pushta…

 

 

SHNDËRRIM

Kur u ngjit në Kupolë

Tha jam i pazëvëndësuar

E gërryen kohën porsi molë

Ky palaço i kamufluar.

 

Dhe kur zbret nga kupola

Hiqet i thjeshtë njeri

Në skelet e shndërroi koha

Si ka mbetur as hije e tij.

 

KUR U NGJIT

Kur u ngjit në Aparat

Na u ktrhye lajkatare

Thanë njerëzit kaq e pat

Mendtë i rrodhën fare…

 

BUFI

Zhytur baltrave në kënetë

Shkonte gjumin qetë-qetë

Dhe gjumin seç ia çorr

Në majë lisit një sorrë…

 

Bufi  kur e dëgjoi në vesh

Tha:I ligu të ligun përqesh…

KOLLOVAR

Shtihej i urtë manar

Ndaj në shtëpi e mori kollovar,

Ai i lindur për hipokrizi

Burrë dredharak pa derman

I ndërroi disa gra

S`ish kollovar,por Don Zhuan…

44 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page