top of page

MESAZH URIMI NIPAVE DHE MBESAVE TONA NË NDËRRIM VITET 2020-2021


Fahri Dahri


Sipas Deklaratës të Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut "Familja është njësia bazë grupore e shoqërisë dhe i jepet mbrojtje nga shoqëria dhe shteti". Pra, është njësia shoqërore më e vogël, e përbërë nga dy ose më shumë persona, me lidhje martesore dhe gjaku, të cilët jetojnë në mjedis të përbashkët kohor, marrëdhënie ekonomiko-kulturore, tradita, zakone dhe sjellje të njëjta, të pëlqyeshme, të sinqerta, të besueshme si dhe përkujdesjen e vetëdijshme për njëri-tjetrin. Duke marrë shkas nga ngjarjet e ndryshme jo të pëlqyeshme, as të pranueshme, të cilat ndodhin rëndom në aktualitetin e shoqërisë sonë, mendova që me rastin e ndërrim viteve, nëpërmjet këtij mesazhi të terheq vemendjen e nipave dhe mbesave, që të largohen nga disa vese, sjellje jo të denja për familjen dhe shoqërinë, duke pranuar natyrshëm respektin, nderimin, besimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e familjes. Përshëndetje të perzemerta, të sinqerta dhe me plot dashuri, për ju nipa e mbesa, bij të prindërve shqiptarë! Familja është gjëja më e bukur, më e këndshme, që ka krijuar shoqëria njerëzore. Ajo megjithë përpjekjet nuk ka arritur të jetë e përsosur, por brez mbas brezi turret drejt përsosmërisë. Përgjithësisht familjet cilësohen "familje normale" të cilat përmbushin të drejtat dhe detyrat e tyre në përshtstje me kohën. Në familjet normale dy prindërit, babi dhe mami, janë primarë, parësorë, të pazevëndësyeshëm. Motrat dhe vllezërit janë dhuratë e çmuar, mes tyre mbretëron harmonia, respekti, mirëkuptimi dhe mbështetje pa kushte. Njerëzit më të afërt, të sinqertë, të dashur, të besueshëm dhe që saktifikojnë shumë për nipat e mbesat, mbas prindërve të tyre vijnë gjyshët dhe gjyshet. Sipas radhës dhe traditës shqiptare, zënë vend gjyshërit dhe gjyshet nga babai (kjo lidhet me qendrimin kohor më shumë së bashku), fill mbas tyre vijnë gjyshërit dhe gjyshet e mamave. Në këtë linjë vazhdon rrjeti njerëzor me njerëzit e afërt, të familjes me të dy krahet përbërës, të fisit, të etnisë dhe të kombit. Fëmijët, që nga mosha e ndërgjegjshmërisë dhe në vazhdim, mbi bazën e edukimit familjar, kanë detyrim të padiskutueshëm respektin, dashurinë, sinqeritet dhe mirëkuptim të barabartë ndaj prindërve. Çdo veprim ndryshe del jashtë traditës shqiptare. Uroj të ndiqni rrugën që i përgjigjet traditave dhe zakoneve shqiptare. Arësyeja e këtij mesazhi që përcjell për ju në këtë fundviti është rrjedhojë e ngjarjeve të pakonceptueshme, të pamoralshme, veprimeve horror brenda familjes, të afërmëve, fisit dhe shoqërisë që kanë ndodhur gëedhe gjatë këtij viti që po ikën. Ngjarje rrënqethëse, të cilat në krahasim me traditat shqiptare të familjeve, kanë krijuar shqetësim, çoroditje, frikë dhe shumë shpresëgoditshme nëse nuk u themi " NDAL". Ju, vitin 2021 që fillon për pak ditë, e prisni si të gjithë me shumë Gezim dhe ashtu ardhtë, sikundër ju uroj edhe 100 vite të tjera lumturi, begati dhe me tjetërsim sjelljesh ndaj familjes, shoqërisë në tërësi. Uroj dhe dëshiroj të rikthehet në çdo pjestar familjeje sinqeriti, besueshmëria, respekti, toleranca, sjellje të cilat shërbejnë në shëndoshjen e marëdhënieve mes familjeve dhe shoqërisë tonë. Asgjë nuk është më e shtrenjtë se familja e shëndoshë dhe e gëzuar. Këtë përcaktim të natyrshëm, mos e harroni dhe as mos e nënvlerësoni sa të keni frymë marrje. Uroj sinqerisht të fitoni provimet dhe sipas pozicioneve të secilit, uroj maturimin dhe diplomimin tuaj. Të parët tanë kanë sakrifikuar tepër që të gjithë bijtë dhe bijat shqiotare të arsimohen, të bëhen të ditur, të kulturuar, mbasi këto arritje sigurojnë familje të shëndoshë, farë e fis të bashkuar dhe shoqëri të vetdijshme për vetëvete dhe për Atdheun. Nipër dhe mbesa, ju drejtohemi ju, sepse prindërit tuaj, njëkohësisht fëmijët tanë, u ndodhën në një udhëtim historik jo shumë të favorshëm, ata u përballën me bëmat e një shteti jo efikas, u rritën në vite të gjata tranzicioni, ku përpjekjet ishin për mbi jetesë. U dëmtua rëndë shteti në të gjitha strukturat e tij, u cënua rëndë morali, u përbuz etika, mbizotëroi dhe mbizotëron "turpi tek të mashtruarit nga sjelljet aspak njerëzore të mashtruesve, të cilët krenohen me harbutëritë e gjithëfarllojshme që kanë kryer dhe kryejnë". Le të fillohen veprimet tuaja me nderimin, respektimin dhe adhurimin e familjeve. Familjet shqiptare, për kohën në të cilën ndodhemi, shpresojne shumë në pritmeritë për një ndryshim pozitiv që kërkohet dhe duhet të vijë prej jush. Historia e kërkon prej jush këtë ndyshim dhe ju duhet të rivendosni traditën shqiptare ndaj familjes, traditë e cila ndërshekuj është dhe lakmohet nga popujt e tjerë, qofshin fqinjët por dhe ata europianë. Urime dhe pershendetje nga unë si gjysh, me mendimin se shpreh edhe urimin dhe këshillën e gjyshërve dhe gjysheve tuaja, që ju duam shumë fort. Shpresojmë dhe besojmë se ju do na nderoni me ndryshimin që kërkohet. Gëzuar festat. Qoftë Viti i Ri i kthesave të mëdha, me elementë të rinj, të ditur, të devotshëm dhe të përkushtuar për konsolidimin e familjes, shoqërisë në tërësi dhe prosperitetit në çdo drejtim. Përvoja e hidhur e bërjes politikë nga mbi 200 partitë shqiptare të këtyre 30 viteve, mos u përsëritë, por të mbetet në histori si politika më e keqe, që u përpoq të njolloste kombin dhe traditat më të vyera shqiptare. Fahri Dahri. Itali, më 26/12/2020.

40 views1 comment

1 opmerking


Resmi Osmani
Resmi Osmani
27 dec 2020

Urime me te mira te dashura e te dhimbsura per niperit dhe mbesat e gjithe Shqiperise nuk mund te beheshin veçse nga nje studjues erudit por edhe prind dhe gjysh i perkushtuar.

Gezuar Vitin e Ri 2021, me shendet e gjithe te mirat per ju dhe gjithe shqiptaret, kudo ku ndodhen.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page