Mes koloritit dhe traditës: Të ndryshëm por sa të ngjashëm
Prof Dr Fatmir Terziu
Ngjyrat dhe ajo që vjen nga gjuha e tyre ishin diskursi i vërtetë i një pike kulturore që bashkon dhe unifikon mes gjuhës dhe vetë diskursit kultural një nismë që flet me shumë kuptime. Dhe kur ngjyrat e kostumeve tradicionale vijnë jo thjesht me gjuhën e tyre, por me performancën artistike, me gjuhën e vetë komunikimit dhe shpjegimit të përqasjes, më së shumti pikëtakojnë atë që sot mungon dhe atë që sot synohet të mbetet një vlerë në ripërtëritje. Është natyrshëm Sokol Demaku, që veç të tjerave ka bërë të mbetet një model tërësor, pra edhe vetë „njeriu kamera“, duke udhëtuar kështu mes memorjes sime në pikëtakimin eme studimin tim me britanikun Paul Watson, ose të ashtuquajturin „One man Camera“ pasi ai ashtu vetëm ka bërë mrekulli realizimi duke përdorur vetë, dhe vetëm ai, kameran e tij. Ndërsa Paul Watson u quajt i tillë se realizoi disa domukemantarë televizivë për BBC dhe Channel Four në Mbretëri të Bashkuar, i palodhuri tipologjik, Sokol Demaku, duke qenë vetë ideator, kameran, realizues dhe artist, realizon disa fiksime në kameran e tij, që natyrshëm e bëjnë atë „One man Camera“ me stilin shqiptar në Borås të Suedisë.
Ndërsa Paul Watson ishte britanik dhe realizonte duke përdorur kameran e tij të vetme dokumentarët e tij në çështje sociale, realizuesi shqiptar, Sokoli i gjthëanshëm, mësues matematike, mësues në shkollat suedeze, drejtues i shoqatës „Migjeni“, poet, shkrimtar, dhe kështu dhe dokumetarist, realizon më 4 qershor 2023 në takimin mes kulturave të ndryshme, asaj shqiptare dhe suedeze, dokumentarin me mjaft kolorit dhe tejet diskursiv, „Të ndryshëm por sa të ngjashëm“. Dhe kjo ndodhi në Ramnapark, në një lartësi, që natyrshëm tashmë mbetet një nga parqet më të mëdha të Borås, që nga fillimi i shekullit të 20-të. Ky park që ndodhet në perëndim të qendrës së qytetit priti në këtë datë dhe fiksoi në kameran e Sokolit atë që natyrshëm sytë e panë, veshët e dëgjuan dhe memorja do ta mabajë gjatë. Këndet e lojërave dhe shtigjet e ecjes që gjenden rreth gërmadhave të pyllëzuara përreth me pllaja të hapura u bënë pjesë me atë që Demaku fiksoi në memorjen kolektive. Në këtë memorje natyrshëm rol të madh kishin kostumet e të anëve.
Në këtë pikë nga pala suedeze dukej se kishte më shumë respekt në rrëfim, në sqarim dhe në prezantim, gjë që foli dhe flet shumë. Dhe ata me anën e një konferiencereje mjaft oratore shpjeguan në atë park, në atë eveniment të qasjes tradicionale të kostumeve, se në Suedi ka rreth 840 kostume popullore suedeze, duke përfshirë edhe ato sami. Rreth 550 prej tyre janë kostume grash dhe rreth 290 kostume burrash. Kostumet popullore suedeze janë fillimisht veshje historike e popullit të thjeshtë suedez që vishej dhe ndryshonte gjatë gjithë vitit përpara revolucionit industrial. Detajet e disa kostumeve suedeze duhet të ndryshojnë sipas festave të kishës sipas almanakut të kostumeve të rajonit. Pasi komuniteti fshatar filloi të vishte në një masë më të vogël kostumin kombëtar, veshja nga fundi i viteve 1800 u vu re nga shoqëria dhe filloi të përdoret në kontekste festive si veshje ceremoniale.
Aty u tha dhe u sqarua se në një kuptim më të gjerë, kostumet popullore përfshijnë edhe kostumet e fshatit, ose kostumet e famullisë që janë krijuar dhe kompozuar më vonë me frymëzim nga kostumet popullore dhe kanë marrë emrin e një fshati ose famullie. Në vitet 1960, kostumi popullor pati një rilindje tjetër dhe që atëherë shfaqet sërish si kostum feste dhe festive. Veshja e vendit përdoret si sinonim për përkufizimin më të gjerë të kostumit popullor. Historikisht, asnjë kostum nuk ka përfaqësuar një peizazh të tërë, por në lidhje me ngritjen e lëvizjes së atdheut në fillim të shekullit të 20-të, u bënë përpjekje për të krijuar kostume popullore për të gjitha pjesët e ndryshme të Suedisë. Ata zakonisht zgjidhnin rajone ku nuk ruhej asnjë, dhe i rikrijonin ato në bazë të peizazheve, dhe gjithashtu lejonin që disa veshje të ruajtura nga një pjesë e peizazhit ta përfaqësonin atë në tërësi.
Ndërsa nga organizatorët u tha se kjo ishte një nismë që kishte për qëllim bashkimin e kulturave, në thelb ajo ishte një karakteristikë mjaft e madhe dhe e gjerë për të mësuar edhe në kënde të ndryshme, këngë të paraqitura nga të dy palët, ushqimet, vallzimet, prezantimet, bisedat, interpretimet kulturore, paradat, shërbimi, disiplina, kultura, vlerat, brezat, të rrinjtë dhe të rejat, të moshuarit, vendasit dhe të ardhurit natyrshëm kishin një shtysë më shumë në këtë diskurs koloritesh, ritesh, traditash dhe efektesh trashëguese. Udhëtimi kulturor në mjedisin arbëresh me vallet e paraqitura, veshjet dhe me duart fisnike mjeshtërore të qasjeve komëbatre nga Emine S. Hoti, që shquhet për veshjet e kombinuara me karakter modern kombëtar, natyrshëm ishte koloriti më i bukur dhe më i ndjeshëm.
Përtej këtij fisnikërimi nga duart e mjeshtres Emine S. Hoti në lidhje me kostumet tradicionale shqiptare, në këtë mjedis ndoqa dhe pashë dhe efektin vendas me jelekë dhe mantel elegant nga Sjuhärad, të cilat vinin prej Muzeut të Tekstileve që i përkasin kostumeve popullore në Sjuhärad, një zonë rreth Borås. Kjo qasje dukej se plotësohej edhe me dy kostume të plota nga Toarp, të cilat ishin rikonstruktuar nga ekspertët vendas të kostumeve. Për të interesuarit për kulturën popullore dhe artizanatin, qasja e tillë kulturore ofronte shumë frymëzim. Shumë prej pëlhurave ishin të endura në shtëpi dhe rrobat ishin të qepura me dorë, sikurse bën dhe vazhdon të bëjë Emineja shqiptare me kostumet tradicionale që i përqas sipas kohës, vendit dhe hapësirës. Ishte një punë që kërkonte kohë që kërkonte mjeshtëri të madhe në të dy anët, por rezultati ishte mjaft efikas, mjaft pozitiv.
Comments