top of page

Merita Kuçi Thartori: Pa lutje



 

(Gruas nën lumin Bunë )

 

Mbylli sytë biri im,

Sepse uji është liri,

Pastron vuajtjet që bota,

Çatia, dielli, nuk i mund, e di?!

 

Vetëm aty sytë nguten në përjetësi,

Rrënjët e shpirtit prekin pa kufij,

Fluturimin tonë ëngjellor,

Sepse te padukshmit s'kanë ëndrra,

As të drejta, përqafime a dashuri.

 

Le ta fikim këtë qiri të pa shpresë

Mes qiellit dëshmitar, me duart tona,

Bashkuar pa lutje, pa pendesë,

Pa një arkëmort human!

67 views1 comment

1 Comment


Urime! Vargje plot vuajtje shpirti njerëzor, sidomos kur bëhet fjalë për një nënë dhe grua.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page