M 24 Tetor 2024, ne kete feste te bukur te vargut, te fjales” Dashuria bekohet ne Elbasan”, Vell.II, me prof. Fatmir Terziu, ne mjediset e Bibliotekes Publike Elbasan, e cila po behet gati te festoje plot emocion 90 vjetorin e hapjes, ne kete muaj vertete plot diell bekuar, ku gjen burim fjala dhe krijimtaria letrare. Faleminderit miku im Fatmir Terziu, te ftuarve, te pranishmeve qe ndoqen mbresat,fjalen time per kete botim, duke bekuar tashme edhe mbremjen miqesisht dhe mençur, per ju miq, Sinqerisht! “
DASHURIA BEKOHET NË ELBASAN “ Një refleksion i ndjerë për mallin dhe bekimet e një autori.
Fatmir Terziu - Autori … besova që pranveron dashuri, kur çdo njeri bëhet i gjallë…!
Ndërtimi strukturor i këtij vëllimi poetik, e rendit autorin ndër diamantet e Elbasanit. Nuk është e lehtë t‘i ndërtosh, t‘i puthitësh ato si një e tërë, indet, brinjët, gjymtyrët, mendjen dhe zemrën e një qyteti. Këtë bën më së miri ‘‘ Dashuria bekohet në Elbasan „, duke synuar në rrëfime jete, që përmbushin poezinë e mendimit, brenda një oazi tè pasur figurativ, plot përjetime të gjalla, brenda një memorie të pjekur. Vëllim me një strukturë përmbushur në kujtime, të një moshe kur ngrihen dhe ndërtohen mendime, ardhjet për të provuar emocione të forta, kundrejtë një realiteti që dhemb, kujtime që nuk burojnë nga askundi, por rrjedhoje e një kujtese njerëzore të poetit apo edhe ikje si proces kthim- pas. ( Këngë në zjarr) Vëllim që e bën krijimtarinë e poetit universale, duke zbuluar misionin e tij si njeri, si shkrimtar me retrospektivë të zhvillimeve që nga lashtësia, mitet, bashkëkohorja dhe modernija. Mjeshtër i përdorimit me elokuencë të fjalës, duket sikur luan me to, por këtë e bën me qëllimin e vetëm, për të sjellë atë më thelbësoren, metaforën e bukur, por edhe të një ritmi tronditës, jo zbutës, por zbulues dhe reflektues, shpesh edhe i keqardhur, për ç’ka ngjan, ndodh, si humbja apo largimi nga tradita, degradimi si fakt i zhvillimeve, kohë transformimesh tek njeriu dhe e gjitha kjo, ardhur nëpërmjet nje strukture proze poetike, pa i dhënë rëndësi rregullit statik të vargut. Për të ka rëndësi fraza, tematika, forma gjuhësore me qëllim simbolikën e mendimit. Përvojat e trajtimit dhe shkrimit të poetit me fjalën dhe jetën, drejtojnë ndërtimin e librit, jo rrallë pa brenga dhe ironi, konstatime apo tone të një refleksioni jete që lëviz në dy kohë, dje dhe sot. Qyteti i tij i jetës, Elbasani, mund të mos ekzistojë për të tjerë, por jo për të, ...është një dritë dasme e madhe, ajo nuse e Rumelisë... duke udhëtuar brenda tij përgjatë Remës( Kanali i vjetër), Rrugës së Blinave, të Trumzave, Uniformës së Kalasë, xhiros së Bulevardit, rrahja e Sahatit...dhe sa vështirë thotë poeti, të shohësh botën tënde, me sytë e një kombi tjetër. Për poetin Elbasani identifikon mushkërinë dhe syrin e tretë. Ai aty ndjehet vetë ajri, është era e Krastës, beqari që dogji shaminë, rinia e pjekur, rrezja e vonë e Zaranikës. Dhe kjo , jo thjeshtë si filozofi, por si nje bekim dashurie, e cila bekohet pikërisht aty, në Elbasan. ...sytë s’mund të fashojnë mbretëri tjetër të praruar plot jetë, veçse në Elbasan...shkruan poeti ynë. Ajo plumçja lëkundëse,- vazhdon poeti, tek Guri I Qoshes, sa më sjell ndërmend për nga ndjenja fine e kujtesës së origjinës, si qasje e kujtesës se duhet jetuar me zemër, po të dalë ku të dalë, sikur Saadiu i Persisë së vjetër këndonte... zemër kërko Haxhi, jo gurë Qabeje, njëqind Qabera, nuk vlejnë sa një zemër... ekstrentimisht të largëta për nga qëllimi, por jo nga ndjenja. Soji i Terzive, AND-ja e tyre, është e pa shkatërrueshme. Sytë e autorit kanë shenjuar gjithfarë historish nga kohë jetuar aty dhe ka ende vend për të në “Rrugën Egnatia“. Për autorin këngët e Isuf Myzyrit, janë si bekimet e besimeve në Bibël e Kuran.
Ky lloj kodi i bën barrierë serioze lakimeve, qasjeve ndaj qytetërimeve Evropiane, sepse ai pra, Elbasani, „ josh me troktha“ si kujtesë e një fëminie dhe rinie njerëzish të mirë, njerëz të profesioneve, gjurmët e të cilëve lenë aromë, ilaç puthjesh, lulesh,( Vetëm rruga Egnatia / Sytë e Egnatias), si nje kujtesë e thellë për poetin mes traditësh që gjithnjë ka shtyrë jetën këtu dhe modernes, si një kopje jo shumë e përkryer për njerinë si poet, historian apo kërkues i së vërtetës. Zërat e brendshme, tenderat, kujtimet apo peisazh besimet, nuk e zhvetnuan dot. „Fletorja e klasë së parë“, ngrihet si një ninullë ëndrre, të një fëmije që u bë burrë i dijshëm jo rastësisht, por u bekua me frutat e stinës, baçja e hurmave e triko thurur nga shtizat e gjyshes. Përtej kësaj brishtësie, qëndron keqardhja e poetit për „ Reklamën „ apo „ Obelisku „ brenda kohës së Turmës, kumritë që trazojnë gjumin e lashtë të kalasë dhe ekspozimi i blukthit të trembur, alegoria e dhimbjes së poetit kështu. Në gjithe unifikim e vëllimit të Z. Terziu, të le mbresa të mbeturit vetvetja...shirat e poetit, shtronin qimet flokët e tij, për të projektuar veten... Veten ku autori sheh mësuesin vetvete, si bartës i vlerave. Krenaria e tij sjell yshtje për trëndafilat e Prillit, andaj orkestrimi i vetvetes është i vështirë,, sepse edhe liria nënkupton në vetvete autori, është një test. Krijimet thotë poeti, janë kosherja e tij, muza që e përjetësojnë. Poeti nuk rend të mos bëhet edhe dëshmitar i mëkatit nën qiellin e tij. A nuk vjen kështu për lexuesin „ Ikja e Fitit“ ?. Ai është dëshmitar kohe i shitjes së shpirtit, ku vrasësi i ndjenjës dhe i dashurisë ia hedh paq. Po jo, sepse autori, biri i qytetit e din, ndaj dëshmon! Po tronditëse vjen edhe „ Vallë përse je ndodhur aty?“, si reflektim i një bote të pamëshirshme apo „ Jashtë kohë „ kjo mistike që ve në lëvizje fluturat, këto vizitore që i kujtojnë autorit pjekurinë e një moshe të mesme. Pyetja ime është : A i trembet autori fluturave? Si një frymëmarrje më vete, qëndrojnë brenda vëllimit Cikli i Peisazhit dhe nuk mungon këtu kujtesa për babain, shikimi drejt qiellit, bardhë, bardhë. E çmon atin, por tashmë ndezjen- cigaren dhe fikjen- fjalët, autori i vendos në një tjetër dritë, ku ajo veç të vërtetës, sjell fat ( Binjakët ). Veç bekime të Shën Gjonit që autori merr tek Porta e Kalasë, një moment identiteti përcjell edhe tek poezia Emigrantit, si poezi e dhimbjes së forcës, botë ku autori apo shumë të jerë eksplorojnë me peshën e këtij emri, ndaj edhe unë pyes se, në lojën e boshtit e të shkopit, vazhdojmë të jemi të pa fat?, kjo si një antitezë e autorit. Karakteristikë e poezisë së autorit është dialogu me lexuesin. Në morine e ngjarjeve apo përjetimeve, autori guxon duke identifikuar udhëtarët takuar, jetuar dhe frymëzuar në jetë. Ai është mendje gruaje, formë qëndrese, syri dhe veshi i traditës, është këshilluesi i përvojave dhe shpirti i pabujë i sukseseve. Poeti godet me tej“ Narcizmin „ që po bren shoqërinë tonë, të ardhmen tonë për të zbritur ngrohtë dhe reflektues në shtatë Nënstacionet e tij. Kthimi tek e shkuara here pas here, retrospektiva e tij, mban gjallë ritmin tek lexuesi, ndërsjeljen për vlerësimet brilante të autorit me kohën e jetuar dhe qasjen me të sotmen....Zoti i tij e di ku është strukur rrogozi dhe vlera e të rriturit me nder! Në prozën mbyllëse të vëllimit, autori i kthehet një përshkrimi unik të jetës dje dhe rrugës së trëndafilave munguar sot. Shumë trontitëse pyetja retorike : A jam në qytetin tim apo në Shqipëri? Këtu ku njerëzit kanë harruar fëmijërinë e lumtur dhe janë dhënë pas materiales, ku tradita e plisit, çakitjet, trokitjet e dyerve të mëdhaja, aroma e portokajve, vetë uji i jetës, si pjesë e qytetërimeve dhe domosdoshmëri jete dhe zhvillimi, vendi ku nuk ka më sevda, por dashurohet ndryshe, Elbasani im, apo Imi Elbasan, ky lejtmotiv njerëzor, do të mbeten një udhë gjithnjë e hapur dhe për t’u përshkuar nga autori, deri në fund të komunikimit të tij me lexuesin jetë, për të na pohuar se gjithnjë nevojat e frymëzimeve, marrin jetë së brendshmi, aty ku flenë udhët nga ke ardhur, gjunjëzuar me krenarinë e një gjuhe të pranueshme, të bekuar sikur “ Dashuria bekon në Elbasan “ Mirënjohje për një personalitet të tillë si z. Fatmir Terziu, simbol i njeriut të përkushtuar të fjalës, të punës dhe frymëzuesit se në botë ia del me krenari! Suksese nga zemra! Miqësisht dhe me modesti,
Merita Kuçi Thartori Durrës, më 24.10.2024
Me pelqeu analiza Merita. Urime ty dhe Fatmir Terziut.