
Në analogji me këngën popullore “Te shtrinë o Ali,Ali pashë të shtrinë”Kokë e trup në qeveri ;kokë e trup dhe në bashki;” të shtrinë” o Edvin,”Skënderbe të shtrinë “,vajte mish për top,për Soros -“Perandorinë”.Sado që zvarritet si kërmilli ky pushtet fundin e ka të trisht ,deri dje Kryeministri thoshte ,para se të zgjidhej Tramp ,në mandatin e parë,se në qoftë se zgjidhet është turp i njerëzimit ndërsa sot thot se zgjedhja e Tramp është bekim nga zoti për Evropën ,çfarë kameleoni?Çfarë nuk bëri të takohesh me Zv/presidentin J.D Vance, por nuk e arriti dot sa do që shoi edhe fotografitë me Sorosin,mbeti këlysh i tij.Duket sikur jemi ngjitur lart në Himalaje,-maja e progresit,me arritjet që propagandon qeveria,por fatkeqsisht,kemi zbritur në fundin e Ujvarës së Niagarës ,kuota zero dhe zero gradë e regresit ,ku njerzit ikin nga sytë këmbët nxitur nga qeveria ,politikë e tokës së djegur.Shkolla Fillore "Naim Frasheri" në Fshat ku kanë mësuar abc-ën breza të tërë nxënsish ,bashkë me ta edhe unë dhe kanë dhënë mësim një numur i madh mësonjësish është tashmë një kujtim i së shkuarës.Shkolla u hap në fillim të shekullit të 20-të dhe u mbyll në fund të tij.Të tilla raste ka plot në shqipëri,por unë i referohem shkollës time ku mësova të lexoj dhe të shkruaj.Sot në shekullin e 21-te ajo nuk funksionon,shumë anakronike,por faktet nuk kontestohen.Po pse,do të thoni ju,përgjigjen e jep kushdo: Nuk ka nxënës.Njerëzit ikën të gjithë nga varfëria,pasi shteti me udheheqësit e tij nuk krijoi asnjë mundësi për të punuar dhe jetuar të gjithë njerëzit ose shumica në vendin e tyre. Krijuan republikën e narkoshtetit si dikur Esat Toptani Republikën e Durrësit,dhe dolën në krye Haxhi Qamilët e rinj me xhaketë gjenerali,me atlete llastiku e tumane .Hajde duro pastaj një milion "shuplakat" e popullit shqiptar për opozitën dhe mburrjen për një milion dënglat e qeverisë për shqiptarët, një milionë eurot e bizhuterive të Velicës ,ato kesh të Lali Erit ,ato të Lubisë apo Shtrigës së Ajrit(Belinda-Belës) që gjysmat e shumave ngecin në surrel te xhaxhi Edveri apo përplasjet me grushta të tavolinës nga fundi i tij i pashmangshëm dhe over dozat që merr etj etj,ai që të rreh,të do thot populli,-atëhere duroje drun’ o populli im heroik e i pamposhtur.Prona u bllokua për 50 vjet , dhe u shkatërrua me ligjin famkeq 7501,të cilin vet shteti e nxorri në pension.Në Veri toka vajti tek i zoti,në Myzeqe e ndau shteti ,sepse ai edhe e bonifikoi,ndërsa bregdetin e duan udheheqësit tanë,per ta dhene me konçesion,tek oligarkët ,për resorte,fshatra turistike, burim kesh për xhepat e tyre etj,neve mburemi vetëm që kemi të shkruar në çertifikatë vendlindjen nga Bregdeti; se të gjitha i administron politika,mbështetur në traktatin e Katovicës së Ramiz Alisë .Po mir aty ku u dha me ligjet e panumurt "x" dhe "y" dhe vendimet e shumta të këshillit të ministrave,që përbëjnë një çorape të tërë që si gjendet filli.Po në fshatrat e rrethit të Sarandës si Nivicë,Sasaj,Fterrë,Çorraj,pra flas këtu për krahinën time,të cilët me kurajo dhe me guxim si bregas fisnikë e injoruan ligjin komunist të tokës,i cili po na tregon dhe arat e babait pa le...? Asgjë ose shumë zhurmë për asgjë.Udhëheqja e vendit mburret duke thënë se bëmë shtet,çfarë shteti?? Të shohim çfarë shteti do të ketë tani që ra Sorosi ,po kështu do të zhduket dhe soj e sorollopi i rilindjes socialiste Shtet abstrakt pa njerëz!? Dhe kur ndërtohet në bregdet,prishet,kur nuk kënaqin oreksin e qeverisë,atëher si mund të jetohet kur nuk ke pronë ta zhvillosh dhe ta punosh,të punësosh veten dhe të tjerët.Komunizmi e mori pronën për të reklamuar ideologjinë duke shtypur iniciativën e lirë me moton të punojme sipas mundësisë dhe të marrim sipas nevojës, e cila mbeti ashtu siç është një utopi ,këta të pasmit po e lënë si litari mbi varre,për të garantuar karriket ,për të mbushur xhepat e tyre dhe për të siguruar dinastitë e tyre ndër breza.Komunizmi e vrau inteligjencën ,këta po e ndjekin inteligjencën,parimi përça e sundo apa kap çtë kapësh ,sa më shumë analfabet dhe të varfër të kesh aq më kollaj i gënjen dhe i tërheq pas vetes.Në këtë mes kush e ha?Si gjithmon populli.E pra shkollimi nuk i ka interesuar asnjë regjimi,pse do të siguroj vazhdimësin e ruajtjes të pushtetit në një grusht njerëzish të pasuruar nga përvetsimi i parave të taksa-paguesve.Atëher çfarë mbetet për të tjerët,vetëm ikje ,ikje ,ikje nga sytë këmbët.Dritë e diturisë përpara do na shpjerë thoshte Naimi,po ç,thonë udhëheqësit tanë,-jo në asnjë mënyrë,-dritë e diturisë pa pushtet,prona dhe para ,brekgrisur si Shukriu do na lërë.Mbyllim shkolla,shtrojmë qendra,të njëjtin shesh,që paratë ti bëjmë përshesh.SPAK-u do ta futi edhe ty qaflesh vajte “skënderbe”vajte edhe ti për lesh dhe administrata jote me të gjatët veshë. S'ke pune,s'paguan drita,ujë,-ne burg,por tani edhe ekipi yt ministror njëmbëdhjetë në fushë dhe njëmbëdhjetë në stol nga SPAK e GJKKO ,gati e kanë fletë arrestin,që herë i mburr herë i telendis se ashtu të leverdisë në daljet live sy më sy e vesh më vesh,se nga trutë ke dalldisë ,o Kryeministër i Shqipërisë .Po kush paguan,prap populli,-jo shteti, jo biznesmeni,jo i forti,muskulozi,gjobvënësi ,-joooo...! Prandaj ka ardhur koha që të vendoset në kushtetutë askush të mos ketë të drejtë të kandidoj për mandat të tretë se ja kaluan Kim Yong Un,Llukashenkos,Erdoganit,juntave të Afrikës e Putinit ,administrata të përgjysmohet të ketë status civil për të mos ta përdorur atë asnjë pushtet.Efektet e globalizmit kanë edhe anën tjetër të medaljes,kur nuk shkollohesh në gjuhën tënde rreziku i asimilimit është i sigurt nga kombet fqinj në gjuhët e të cilëve arsimohemi.Pasoja që i kemi vuajtur si ne perandorin e Bizantit,Romës ,Otomane dhe këtë të Rilindjes Socialiste Sorosiane,te cilat na e ndalonin gjuhën shqipe me kërbaç,ndërsa tani nëpërmjet "kërbaçit" ekonomik na imponohet një gjë e tillë.Ekonomia ti fut këmbët në një këpucë thot populli,prandaj duhet të vëmë në veprim atë që kanë thënë njerzit e mënçur idete dhe alternativat,të mendojmë që sot për të ardhmen,përndryshe do të jetë tepër vonë.Është fatkeqsi si për ata që jetojnë në shqipëri por edhe për ne si emgrant,shekulli i 21-të po na çon ne shekullin e parë para Krishtit.Dikur në vitin e mbrapshtë ne vitin '97 shteti vendosi taksën e solidaritetit , duke taksuar emigrantët që vetem krahët e punës kanë,asnjë pasuri tjetër,janë si trasta me degë,si andej dhe këndej.Po pse vall shteti dhe ministria e arsimit nuk vendos një taks të ngjashme ku të paguajmë të gjithë si shtetas,apo fonde nga buxheti i shtetit për shkollimin e shqiptarëve në shqipëri dhe të emigrantëve në Greqi dhe mbarë botën ku jetojnë shqiptar ,ama edhe ministria e arsimit e Greqisë të japi një fond për shkollimin e emigrantëve në gjuhën amtare ,ashtu siç jep edhe shteti shqiptar për arsimimin e minoritareve,a nuk duhet të jetë edhe kjo pjesë e marrveshjes së fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona Shqipëri -Greqi? Me sa duket nuk i dolën tri mandate ,ruajna Zot se mos thotë këtë do ta bëjë në mandatin e pestë.Të paktën në çdo shkollë në të gjithë Greqinë nga klasa e parë deri në të mesmen ka numur të mjaftueshëm nxënsish për tu bërë një ditë mësim për shembull e Shtuna ,ose ora e gjashtë çdo ditë të javës në gjuhën e tyre amtare (shqipe).Po marrëveshje për pensionet me greqinë ,çudi të gjitha do fillojnë nga manfati i katërt ? Këto janë dytësore për qeverinë dhe kryeministrin ?Po ku i del kryeministrit kohë të merret me gjëra të tilla ,ai duhet të merret me Belerin dhe votën e lirë që ta tjetërsojë atë me patronazhistët dhe administratën që e detyron të sjellë nga dhjetë votues,kësaj i thonë vjedhje me kulturë se aty janë vetëm anëtarët e partisë administrata (njëqind e gjashtëdhjetëmijë herë dhjetë patronazhist secili një milionë e gjashtëqindëmijë kaq votues ka shqipëria dhe kështu gjithmonë fiton RAMA )dhe veteranët,militantët etj që u mjafton një thes me miell për të shitur votën që është e shënjtë dhe e shtrënjtë.Mirë u thoshte Arbnori “Ju nuk jeni socialista,ju jeni specialista.Por diaspora që nu shitet e blihet do të bëjë ndryshimin historikNjë popull që nuk arsimohet ,zhduket,kur nuk ka rotacion kalojmë në diktaturë,verdikti i popullit nuk duhet të shtrëmbërohet,ndoshta tek ne pjesmarrja në votim duhet të jetë e detyrueshme.Thirja e kahershme "Zgjonju shqiptar prej gjumit zgjonju" është aktuale edhe sot,prandaj kryeministri ynë i bie me dorë tavolinës që të zgjohemi.Prandaj tërmetin,zjarrin dhe flakën që kërkon në 11-Maj kthejani në në shkrumb e ujë të Zi,ndryshe s’ka më Shqipëri.Mos e votoni më ,këtë ditëzi,delenxhi,derëzi,cmirëzi,zemërzi e antishqiptariii !
Comments