top of page

Mentor Serjani: Xina e mprehtë e pendëartit THOMA NIKA


Mentor Serjani: Xina e mprehtë e pendëartit THOMA.


"Gazetaria është krijimtari në duar të shpejta". “Arnoldi “


Thoma Nika gazetari karizmatik dhe skurpuloz.-"Kilometrazh " i paarritshëm në mediat e shkruara dhe elektronike.-Gazetari emblematik i qytetit-Nderuar me Çmimin Kombëtar Fatos Baxhaku.-Publicisti më i mirë për vitin 2015 nga Akademia Alternative Pegasi-Gazetar aktiv sfidues i pensionimit.Autor i librit “Të Pangjashmit” me 101 profile dhe histori njerëzore,Publicistikë,i cili pati një jehonë të madhe dhe u pasqyrua nga shumë media vizive të shkruara dhe on line në rang kombëtar dhe lokal etj,etj.-"Zelli është nëna e suksesit""Amerikane"Qysh në krye të herës dua të sqaroj:se ndokush mund të thotë,një titull dhe nën tituj shumë bombastik,pra të zbukuruar,të stërholluar,-jo nuk është një shkrim për të bërë bujë,-por i tillë është emocioni që të fal me shkrimet ,pamjen skenike,fjalën e ngrohtë, brendinë dhe mesazhet që përcjell Thoma Nika.Një falënderim që shkon me ndjesi dhe kënaqësi të veçantë për gazetarin e mirënjohur dhe të talentuar ,i cili vazhdon të jetë aktiv,energjik,dhe plot vitalitet,si afro pesë dekada më parë në këtë profesion sa admirues aq edhe lëndues jo pak herë,i motivuar nga ajo që shkruan Henry Anatole Grunwald se: "Gazetaria nuk mund të heshtë kurrë,ky është virtyti dhe faji i saj më i madh ".Gazetar që është gjithmonë pranë të resë, pranë burimit të lajmit, pranë njerëzve ,që me fjalën e tij të zgjedhur të qëmtuar me kujdes dhe të skalitur deri në përsosmëri;ndez zjarr zemrat e të gjithëve, duke i motivuar gjithmonë e më tepër .Gazetar që me fjalën e tij rrit adrenalinën e gjithë secilit në punën,profesionin dhe hobin që ata kanë, për të krijuar vlera sa të jetë e mundur, duke dhënë kështu maksimumin e tij të mundshëm.Gazetari që me profesionalizmin e tij nuk ju nda asnjë ditë qytetit të tij, gjithmonë në ballë të problematikave të kohës. Gazetari që i bën jehonë çdo ditë dhe çdo orë jetës aktive dhe dinamike të të gjithë rrethit, edhe tashmë që ai është në pension.Është nder dhe fat i madh të jesh gazetar në këtë qytet;"kryeqytet" të turizmit, qytet kryeperlë në Rivierën shqiptare,duke përcjellë dhe propaganduar arritjet më të spikatura në të gjitha fushat. Me objektivin që qyteti të jetë një burim referimi edhe për të tjerët nga pikpamja e pastërtisë,bukurisë,mirëqenies,kontributeve dhe shumë aseteve e resurseve të tjera që ka dhe ndanë me të tjerët,për ta kthyer atë edhe në një kryekurorë të bukurisë njerëzore ,shpirtërore dhe intelektuale ,e talenteve akoma edhe më në zë në rang vendi.Por çdo të thotë të jesh njeri karizmatik,fjala rrjedhë nga greqishtja dhe do të thotë "dhuratë hyjnore". Thomai ka një jetë të mbushur me aktivitet të gjatë,i komunikueshëm, tërheqës,magjepsës dhe mjeshtër në oratorinë e tij.Ai ka disa tipare të veçanta si ndjeshmërinë,dëgjimin aktiv,mendje të hapur etj, që e bëjnë vërtetë karizmatik.Të gjithë duan të jenë të tillë,por karizma është e lindur,e kanë vetëm disa,ajo rrjedh nga vetvetja.Kam vlerësuar dhe vazhdoj te vlerësoj shumë shkrimet e gazetarit Thoma Nika me një konstante vektoriale të pandryshuar që kur e kam njohur,prej fillim viteve të tetëdhjeta të shekullit që lamë pas,si redaktor i gazetës "Fitorja".Para se të shprehem për atë që më motivoi të shkruaj dua t'ju bëj me dije se kush është Thoma Nika, Gazetaria e tij dhe vlerësimi i merituar që i është dhënë si gazetar .Thoma Nika lindi në qytetin e Sarandës më 12 qershor të vitit 1953, është me origjinë nga Senica e Delvinës ballkoni i Rrëzomës, pasi kreu arsimin e detyrueshëm dhe atë të mesëm në qytetin e lindjes kreu studimet në fakultetin e shkencave politiko -juridike në Universitetin e Tiranës dega gazetari.Ka një eksperiencë të gjatë në median e shkruar dhe atë elektronike.Ai zë vënd krahas publicistëve dhe gazetarëve të vlerësuar shqiptarë në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar.Është një profesionist i devotshëm, një njeri i thjeshtë , nxitës, pasionant dhe virtuoz, një gjenerator për brezat e rinj të gazetarisë.Ja si shprehen kolegë të tij ;Vojsava Nelo:"Të punosh me Thoma Nikën, o bëhesh gazetar,o ndryshe lëre lapsin dhe bëj një punë tjetër që di ta bësh më mirë".Agron Mëma në shkrimin e tij"Kujtime,në Konispol të Sarandës te veterani i gazetarisë Ilmi Jupe shkruan:" Fenomenet negative goditeshin nga pena e Guro Zenelit Ilmi Jupes Thoma Nikës e korrespodentëve të shumtë nëpërmjet satirës së pamëshirshme , por me një ilustrim të shkëlqyer të fantazisë gazetareske dhe redaksionale". Por le të themi dy fjalë edhe për gazetarinë në përgjithësi, gazetari është njeriu që mbledh informacionin në trajta të ndryshme dhe pasi e përpunon atë shpërndanë si lajm,kjo quhet gazetari.Gazetari di se sa rëndësi ka këmbëngulja për të arritur tek e vërteta,me sa duket veç besnikërisë ndaj profesionit ai është i bekuar edhe nga Shën Thomai që siç thuhet në bibël, ai është mosbesues për gjërat që nuk i shikon me sy e nuk i prek nga afër, pra nuk mjaftohet me ato që i thuhen sa do të besueshëm të jenë ,pa i verifikuar ato. Gazetari është i dedikuar drejtë saktësisë .Thoma Nika njeh mirë kodin e gazetarisë D.N.M.SH, Denigrim ,nënvleftësim mashtrim,shpifje në qoftë se gazetari shkel këtë kod ai dënohet ,falë talentit dhe profesionalizmit të tij ai doli fitimtar edhe ndaj njerëzve dashakeqës, dhe ndonjë punonjësi të korruptuar të drejtësisëGazetari kaq mund të bëj ai mjet pune ka fjalën dhe pronë të tij mendimin,le të bëjmë, me mjetet dhe punët tona sado pak ndihmesë për të përgjithshmen që eshtë e veçanta e të gjithëve për ta bërë jetën e secilit dhe shoqërinë më të mirë e të begatë.Le të veprojmë sipas devizës:ndihmo njerzit në nevojë,stimulo të përparuarit.Shkrimet e Thomait janë produkt i një lapsi mjaft të mrehtë që presin dhe njëkohësisht kurojnë si bisturi.Titujt e shkrimeve të tijë, janë të gjetur, tërheqës dhe mjaftë sensacional,ai ka një kërkesë të palodhur ndaj vetes,kritizer dhe ekspresiv që e bëjnë atë një gazetar tejet skurpuloz.Thoma Nika ka punuar në mediat lokale dhe kombëtare,si gazetar, redaktor,raportues në RTSH Gjirokastra,Top Media Chanel ,si shef kabineti në Bashkinë e Sarandës , është" Kryetar i Shoqatës Universale për Paqe"dega Sarandë dhe ambdador i saj, është vlerësuar me certifikata të shumta,pjesmarrës në shumë evenimente lokale, kombëtare e ndërkombëtare etj. Ja disa prej tyre:Thoma Nika është vlerësuar nga Akademia Alternative Pegasi si publicisti më i mirë për vitin 2015 me motivacionin:"Publicist model bashkëkohor, shembull i lartë në evidentimin e ngjarjeve,ndodhive,rezultativ në gazetarinë investigative,në aftësinë publikuese e ilustruese,si dhe në kontributin kreativ për përgatitjen e publicistëve të ardhmërisë,frymëzues i sferës së medias së shkruar dhe vizive për rreth katër dekada në Perandorinë e Fjalës Vitale” .Gazeta telegraf në vitin 2015 ka botuar artikullin "40-vjet në perandorinë e fjalës"nga Agron Mëma .Thoma Nika është gazetari emblematik i qytetit, është kryetar i unionit të gazetarëve shqiptarë dega Sarandë.Thoma Nika mbetet një gazetar që ka shkruar publicistkë dhe letërsi publicistike të shkëlqyer, gazetar i palodhur.Është fitues i çmimit të dytë në konkursin kombëtar Fatos Baxhaku me temë"Mediat lokale për çështjet vendore", me këtë motivacion : "Përmes reportazheve,investigimeve,raportimeve dhe dokumentarëve televizivë, realizuar gjatë vitit 2020 ,me cilësi,kurajo dhe profesionalizëm të lartë,ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e ndjeshmërisë sociale të opinionit publik në nivel vendor e kombëtar ,dhe ka ndikuar në reagimin institucional për zgjidhjen e problemeve të komuniteteve lokale ".Ky është i veçanti Thoma Nika,prandaj me të drejtë thuhet se gazetaria është praktikimi i artit të së veçantës.Të gjitha këto arritje janë produkt i punës, dashurisë dhe zellit për profesionin duke vënë në jetë një thënie amerikane se : "Zelli është nëna e suksesit"Shtysë për këto radhë u bë jehona në ekranin e madh për rezultatet e arritura në sportin e notit,në verën e vitit 2021,të Ronaldo Serjanit , që bukur e ka perifrazuar Thoma Nika: 18-vjeçari që i riktheu shkëlqimin në not Butrintit të Sarandës.Por veç kësaj është edhe nekrologjia e përgatitur dhe lexuar prej tij për vëllain tonë Idealin, ndarë nga jeta në vjeshtën e parë të 2023,si dhe mbështetja që i ka dhënë edhe vëllait tjetër,Jahos për botimet e reportazheve dhe vjershave në ish gazetën" Fitorja", por edhe anëtarësimi im në shoqatën e gazetarëve të rrethit kohë më parë, pasi të gjithë si vëllezër kemi në gen dashurinë dhe talentin për letërsinë, trashëguar kjo edhe nga prindërit tanë të cilët ishin vjershëtor popullor (bejtexhinjë) dhe krijonin aty për aty këngët në dasma e ceromoni të ndryshme .E ndjeva si detyrim moral dhe nevojë shpirtërore për të thënë edhe unë mendimin tim,krahas shumë të tjerëve për këtë njeri që ka shkruar me mijëra faqe për njerzit dhe shoqërinë,( shto këtu edhe nekrologjinë për Idealin përgatitur dhe lexuar prej tij në një ligjëratë solemne)por që për të është shkruar shumë pak,përpara publikimit të librit të tijë, mendoj unë.Në përfundim të këtyre radhëve dua t'ju falenderoj përzemërsisht duke ju uruar gëzuar festën e emrit,pashkën dhe ditën e shtypit të gjitha në ditët e para të Majit,duke ja zbukuruar edhe më këtë ditë me shkrimin tim si një dhuratë modeste.Ju uroj një jetë të gjatë e të lumtur, shumë i nderuari dhe i respektuari THOMA.

Athinë më 12/05/2024

21 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page