
Një “poezi” filozofike,me fuqi emocionale dhe dashuri universale.Sprova” OO… Jeetooo…!!! e S.TH.Laskës“OO… JEETOOO…!!!” Shkruar nga Spiro Theofan Laska është një ese letrare me tone poetike dhe filozofike, e cila shpalos një koncept të thellë kulturor dhe emocional të fjalës “Jeetoo!” në traditën e Bregdetit shqiptar. Kryesisht do të përqendrohem në vlerën simbolike dhe shpirtërore të kësaj thirrjeje, e cila më shumë se një fjalë,është një filozofi jete, një lidhje me historinë dhe një dëshmi e shpirtit të fortë të njerëzve të kësaj zone.-Ideja dhe subjekti.Në thelb, teksti trajton forcën e jetës, vazhdimësinë, dhimbjen dhe dashurinë, si dhe rolin e nënave si kujdestare të moralit dhe traditës. “Jeetoo!” nuk është vetëm një urim për jetëgjatësi, por edhe një testament i fuqisë shpirtërore të një komuniteti që ka kaluar sprova historike dhe ka ruajtur identitetin e tij.-Spiro Th. Laska e paraqet këtë fjalë si një iso të jetës, një “këngë” që përmbledh historinë dhe filozofinë e mbijetesës. Ai e vendos atë në një kontekst emocional, ku dhimbja dhe dashuria bashkohen në një thirrje të vetme.-Organizimi dhe stili realist.Sprova ka një strukturë e cila ndërthuret mes poezisë dhe prozës filozofike. Ai përdor një gjuhë të pasur me metafora, simbolizëm dhe përsëritje për të theksuar rëndësinë e konceptit që trajton.-Përsëritja e shprehjes “Ooo Jeetooo…!” krijon një efekt ritmik dhe emocional, duke e bërë tekstin të ngjajë me një elegji, një iso të përjetshme që i drejtohet vetë ekzistencës njerëzore.-Simbolizmi si një kujtesë popullore është një nga shtyllat kryesore të shkrimit. Fjala “Jeetoo!” simbolizon jetën dhe forcën e saj, por gjithashtu merr kuptime të ndryshme në varësi të tonit dhe kontekstit:-Si një bekim dhe urim për vazhdimësinë e jetës.-Si një thirrje për të mbrojtur dhe kujdesur për brezat e rinj.-Si një “mallkim” ose paralajmërim ndaj armiqve etj.-Paralelizmi mes dhimbjes dhe dashurisë është gjithashtu një element kyç. Autori e trajton “Jeetoo!” si një thirrje që del nga zemrat e nënave, të cilat përjetojnë dhimbjen dhe lumturinë në të njëjtën masë.-Roli i nënave dhe elementi kulturor ështënjë aspekt thelbësor i tyre si ruajtëse të vlerave dhe të dashurisë universale. Përmes imazheve prekëse të grave të Bregdetit, autori përshkruan mënyrën se si ato e shprehin dashurinë dhe kujdesin për të afërmit dhe të njohurit.Ato përdorin fjalën “Jeetoo!” si një bekim, si një lutje për mbrojtje, por edhe si një forcë morale që mban komunitetin të bashkuar. Ato nuk e përdorin këtë fjalë vetëm për familjarët e tyre, por edhe për të gjithë ata që i rrethojnë, madje edhe për ata që nuk i njohin personalisht.Autori gjithashtu e lidh këtë shprehje me trashëgiminë shpirtërore të Bregdetit, duke e paraqitur si një thesar kulturor të patjetërsueshëm, i cili nuk mund të përvetësohet nga popuj të tjerë dhe nuk mund të zhvendoset nga konteksti i tij origjinal.-Kundërshtia mes “Jeetoo!” dhe “Jeto!”Një nga momentet më të forta të tekstit është diferencimi midis dy formave të kësaj fjale:-“Jeetoo!” është një thirrje dashurie dhe mirësie.-“Jeto!” në një kontekst tjetër, merr një kuptim të kundërt, duke u bërë një paralajmërim për armiqtë, një kujtesë se jeta nuk duhet shpërdoruar.Ky kontrast shton dramacitetin e shkrimit dhe e bën atë më të fuqishëm në aspektin emocional dhe filozofik.-Përfundimi dhe efekti emocional.Teksti përmbyllet me idenë se “Jeetoo!” është një fjalë që ka mbetur e paprekur nga koha, një fjalë që i ka rezistuar ndryshimeve gjuhësore dhe ka ruajtur fuqinë e saj shprehëse që nga lashtësia deri në ditët e sotme.-Kjo është një mënyrë për të nënvizuar përjetësinë e kulturës dhe shpirtit të një populli.-Po ashtu, është një homazh për gratë e Bregdetit, të cilat përmes fjalëve dhe ndjenjave të tyre kanë ndërtuar një urë të fortë shpirtërore që lidh brezat.Epilogu.“Ooo Jeetooo…!!!” është më shumë se një ese. Është një poezi filozofike, një thirrje për jetën, një reflektim mbi historinë dhe kulturën e një populli.Përmes një gjuhe të fuqishme e të pasur me simbole, autori na jep një pamje të qartë të një tradite që qëndron e palëkundur në kohë dhe që ruhet si një testament shpirtëror nga brezat e vjetër te të rinjtë.Fuqia emocionale dhe universale e kësaj thirrjeje e bën atë një element të pazëvendësueshëm të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe një reflektim mbi forcën e jetës dhe dashurisë njerëzore. Lexo këtu shkrimin e plotë:Spiro Th LASKAOO… JEETOOO…!!!Ooo Jeetoo! Ngjan me ison e zgjatur të këngës labe, e cila fillon me thirroren “o”, vazhdon me një “e” të zgjatur dhe mbaron me pasthirmën “o”, e të gjitha së bashku, formojnë një vijë melodike: luftë dhe dashuri, dhëmbje dhe dramë, si thirrja në këngë “Iso djema”, si pjesë e domosdoshme e vazhdimësisë së këngës, pa të cilën kënga do të zbehej.Ooo Jeetooo...! është shprehje lapidare, si koncentrim filozofik, e shoqëruar me muzikalitetin e klimës shpirtërore; për vazhdimësinë e jetës. Ajo ka të ndërthurur vuajtjet, brengën, ekzistencën, vazhdimësinë, përjetësinë, mirkuptimin, besnikërinë, tolerancën, thirjen për paqe, e mbi të gjitha kulturën njerëzore.Ooo Jeetooo...! është si një mbrojtje e karocuar nga dheu dhe varri, është një urim, një premtim dhe një besë e dhënë, e cila thyen ligjin e jetëvdekjes.Ooo Jeetooo…! Është shprehje opozitë e sinonimeve të tjera me shumicë, si: mbret, sulltan, vezir, pasha, hirësi, ministër, drejtor, shokë, zotëri, të cilat kanë patur jetë relativisht të shkurtër dhe jo përjetësinë dhe fuqinë shprehëse të sajë.“Ooo Jeetoo!” Shprehje monopol vetëm e Bregdetit, eskluziviteti i së cilës ishte e pa mundur të transportohej në enklava të tjera dhe në popuj të tjerë. Dhe në Bregdet ajo nuk mund të përdorej nga gjithë popullsia. Ajo ishte një fjalë shumë fisnike dhe qibare, ishte një thirrje poetike, që ka gjetur shtratin dhe klimën e saj, e merrte kuptim të plotë vetëm në Bregdet, kur dilte nga buzët dhe goja, nëpërmjet dhëmbjes së shpirtit, të nënave të përvuajtura, me virtute të larta, me eksperiencë njerëzore, me zëmër të madhe. Atyre që u dridhej zëmra dhe shpirti jo vetëm për të vetët, por edhe për të tjerët, duke i konsideruar si bijtë dhe bijat e tyre.Ooo Jeetoo! Ishte themeli i moralit dhe i virtutit njerëzor të nënave tona, ishte mekanizmi që vepronte në jetën e tyre.Mirë Jetoo!, Të jesh mirë Jeetoo!, me kujdes Jeetoo!, mbërtheu të mos ftohesh jetoo! do të kesh uri Jeetoo!, të të bëj pak bukë, ta marish me vete Jeetooo!Në këto fjalë, mpleksej meraku dhe kujdesi, fatkeqësia dhe lumturia, lotët dhe gëzimi, dashuria dhe mikpritja, këshilla dhe urimi, të cilat dilnin nga zëmrat e tyre të pastra, të përvuajtura, ndërsa duart dhe sytë e tyre nuk do të rinin të qeta, ato do të shoqërojin fjalët, duke të parë drejt në sy; për të kuptuar më tepër nga ato që dëgjonte, kurse dora do të përkëdhelte, herë krahun, herë gjoksin, herë flokët. Do të kontrollojin si ishe veshur, ç’farë të mungonte dhe do të lexojin në sy, ç’farë brenge mund të të mundonte. Kur ndeshnin në kundërshtim, ato do të nxirrnin diçka nga futaja, ndonjë kokër arë, fiq të thatë, portokalle; duke ti futur me zorë në xhep. Vetëm atëhere ato do të qetësoheshin, por jo plotësisht, do të të shoqërojin me shikim plot merak deri sa të largoheshe, për të kuptuar në se kishe ndonjë shqetësim. Ato e dijin se e keqja, djallëzorja, janë përherë më të fuqishme se ëngjëllorja. Ç’binte minuti nuk sillte viti.“Jeta e djalit, e vajzës, e vëllait, është jeta ime. Jeta, e djalit, e vajzës, e vëllait të nënave të tjera, është jeta e tyre. Po të vdes jeta ke vdekur dhe vetë, kanë vdekur dhe nënat e tjera, sepse edhe po të rrosh, jeta s’ka më kuptim, kthehesh në një qënje që merr vetëm frymë, bëhet jetë pa kuptim, pa emocione, pa gëzime. Për ato, gëzimet sado të vogla qofshin kthehen në lot, kurse hidhërimet kthehen në kuje dhe bëhen të pa përballushme. Jeta e tyre është më e shtrënjtë, sepse pa ta, jeta e jonë s’ka më kuptim; dhe jo vetëm jeta ime, por e gjithë brezit tim. A mund të jetoj brezi im, në qoftë se do të pësoj gjë brezi i ri. A ka kuptim më jeta ime pa ta. Do të jetojnë ata, që të jetojmë edhe ne, do të lumturohemi dhe ne me jetën e tyre. Vazhdimësia e jetës ka ligjet e veta, e reja zëvëndëson të vjetrën, e kundërta është katastrof, kataklizmo për ne”.Fjala Jeetooo...! merr pjesë gjërësisht në proçesin jetësor, në gëzime dhe hidhërime, ajo thuhet jo vetëm për të gjallët, por dhe për të vdekurit. Oo Jeetooo...! qahej djali i vetëm dhe në vdekje të tjera në moshë të re. Për jetën e tij që se gëzoi, për jetët e tjera që i pikëlloi, për jetën e nënave që ua ndërpreu për së gjalli.Fjala Jeetooo...! nuk përdoret vetëm për bijtë, bijat, vëllezrit, dashamirët, miqtë; por dhe për armiqtë. Në këtë rast fjala Jeetooo merr një intonacion tjetër: pasthirrma shkurtohet, diftogu “ee” dhe “oo” e rrudhë tingullin dhe fjala Jeetooo! shqiptohet në trajtën “Jeto!”. Jeto! tashmë ishte si një kërcënim, për të të kujtuar se jeta jepet vetëm një here, si dhuratë e perëndisë dhe duhej jetuar. Dhëmbët shtrëngohen, buzët rudhosen, vetullat ulen; dhe mirësia, dhëmbshuria, përkujdesi, ja lijin vendin gjithmonë e më tepër një mallkimi. “Jeto”, tingëllonte më tepër si një vendosje ekulibrash, si një kujtes për jetën që duhej jetuar, si një premtim dhe një besë e dhënë për të tashmen dhe për të arthmen, për mirkuptimin, për bashkëjetesën. Ishte një dridhje shpirtërore për të mos kaluar në rezonancë, sepse, në fund të fundit dhe ata bij nënash ishin.Fjala Jeto! kishte brënda tolerancën, daljen e njeriut jashtë vetes, hapjen e zëmrës ndaj të tjerëve, dëshirën për komunikim, si gjëja më sublime e nënave tona.Fjala Jeetoo! Megjithëse e ardhur që nga lashtësia, ngelet e njëjtë nga intonacioni dhe fuqia shprehëse. Është ndoshta fjala që nuk ka evoluar dhe i ka rezistuar errozionit të kohës duke ruajtur thellësinë dhe gjërësinë e saj. Ajo shfaqet në të gjitha aspektet e jetës; që në lindje deri në vdekje, që nga dasmat dhe deri tek varrimi, duke mbetur fjalë lapidar, vetëm në buzët, gojën, zëmrën e nënave tona. Një iso e fuqishme statike plot lëvizje të brendëshme…..
Comments