top of page

Mentor Serjani: ME NORËN, BUZË DETIT


Mentor Serjani: ME NORËN, BUZË DETIT

 

Agimi vjen një mëngjes të qetë,

Dallgët e vogla, si fëmijë të qeshur

Pulëbardhat dalin nga guvat,nga foletë,

Tej horizonti pak gri,pak i veshur.

                            ~ ~ ~

Dallgët lodrojnë, buzët ngjyer me të bardha,

Vrapojnë drejt meje dhe më përshëndesin,

Ndriçojnë bukur, posi llambadha,

Largohen, shuhen, po në shpirt më mbesin.

                              ~  ~  ~

Kështu më ikin larg ditët e ngrysura,

Shpirtin e ligështojnë, e brejnë pakuptuar,

Më rrëmbejnë,më dhëmbin kujtimet e përmbysura,

Në mbrëmje,kur dielli është më të shuar!

                                ~ ~ ~

E lë prapa krahëve detin,detin e trazuar,

Largohem ngadalë bashkë me Norën,

Me një ndjenjë dashurie të turbulluar,

Nora më përqafon, po s'ma lëshon dorën.

                                  ~ ~ ~

Në sytë e saj ka gjithmonë çiltërsi

Një avull i nxhehtë nga gjokset i buron,

Buzëqeshim e këndojmë me ëmbëlsi,

Që larg zhurma e dallgëve na shoqëron.

44 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page