top of page

Mentor Serjani: KOÇIMARJA DHE...


Mentor Serjani: KOÇIMARJA

 

KOÇIMARJA (Arbutus Uneda)

DHE RAKIA QË DEL PREJ SAJ.

Nga Mentor Serjani Koçimarja është një shkurre e bukur e zonës bregdetare, ose e zonës së makjeve, me gjelbërim të përhershëm. Frytet e saj, në fillim janë të vogla dhe me ngjyrë të gjelbër; duke u rritur marrin ngjyrën e verdhë dhe fillojnë të zbuten e të brumëzohen,deri sa arrijnë pjekjen maksimale, duke marrë ngjyrë të kuqe dhe një ëmbëlsi joshëse. Ne fëmijët i hanim frytet e koçimareve dhe ndjenim një kënaqësi të veçantëKoçimaret e vjetra ishin me trung të trashë dhe me lartësi deri në katër metra nga toka. Gjethet e saj nuk përdoren si ushqim për asnjë nga llojet e kafshëve pasi nuk shijohen nga ato. Druri i saj, kur digjet nxihet dhe lëshon shumë tym; por ndizet shpejt dhe bën shumë flakë Veç sa thamë me lartë drutë e koçimares përdoreshin edhe për të bërë dyshemetë dhe ristelimin e çative,pasi jo të gjithë kishin mundësinë ti bënin me dërrasë druri,kishte përdorim të gjerë në perimore si hunjë mbështetës(ose haraqet siç i themi ne në dialekt) për domatet e fasulet.Furka për hardhitë ,pjergullat etj. Frutat e saj, konsumohen nga njeriu dhe nga kafshët e pyllit. Druri i koçimares i ngarkuar me fruta, pra, ngjyra-ngjyra, i jep një bukuri të veçantë pyllit dhe stinës së pranverës dhe të vjeshtës e të dimrit. Pra edhe tek kjo bimë natyra vizaton dhe pikturon bukur. Ne gjuhën e librave njihet me emrin <<mareja>>, kurse në gjuhën popullore të fshatit Sasaj dhe më gjerë, njihet me emrin <<koçimare>>.Pjesa e parë e fjalës, që është <<koçi>> ka të bëjë me formën e rrumbullakët të frutit(krahaso:koçopile; koçonar,etj)Në fshatin tonë përpunimi i frutave të pyllit ka një traditë të vjetër,shumë të herëshme. këto kryesisht shërbenin për prodhimin e rakisë.Sasaji prodhonte raki vetëm nga koçimarja dhe gorricat e Lavanit si edhe pekmezin ,gorricat shekullore e bënin kokrrën të ëmbël dhe mjaft të shijshme e të madhe, gati-gati sa një kokërr dardhë mesatare.Fshati ynë Sasaj,prodhonte,pra,edhe raki rrushi, edhe raki koçimareje edhe raki gorrice,si edhe nga fruta të tjera. Diku, në vendet e tjera prodhohet edhe rakia e dëllënjës,por në fshatin tonë, kjo shkurre,nuk bëhet.Vendin e parë në prodhimin e rakisë,në fshat, e zinte ajo e rrushit.Rrushi mblidhej,shtypej dhe fermentohej në disa vende, si në Shënkoll,Shënmarina, në Vardhane, në Vidheza etj. Atje ku ngriheshin kazanët, që digjej rakia, mblidheshin njerëz të moshave të ndryshme,burra zakonlli, të këngës e muhabetit. Kështu që fshati,përjetonte një pamje festive. Kjo ndodhte deri në vitin 1956, vit që u bëmë kooperativë. Rakia e fshatit tonë ishte e famshme, ashtu si edhe vaji i ullirit, mjalti,lejmonët, portokallet, qitrot e shumë e shumë fruta të tjera e perimet, por sidomos <<baballuret>> (domatet e vendit), në gjuhën popullore,si edhe fasuli dimëror (barbunjat)kokrrat e të cilit janë të bardha me cërka të kuqe e të zeza. Rakinë e rrushit dhe të koçimares, e merrnin kryesisht tregëtarët gjirokastritë. Por, rakia e koçimares, prodhohej kryesisht nga ata që nuk kishin shumë rrush, por edhe për tregëti. Rakia e koçimares "digjej"dy herë,por më vonë e përzier me lostën e rrushit, për të <<vrarë>> erën dhe për të zbutur alkolet e ashpra,pasi rakia e bimëve të egra(shkurreve) i ka këto lloj alkolesh. Koçimarja vazhdoi të mblidhej edhe gjatë kohës së ekzistencës së kooperativës, dhe dorëzohej për ditë pune në punishten e rakisë, verës dhe esencës,pranë fabrikës së vajit Sasaj,kjo vazhdoi dhe më pas kur fshatrat tona u bënë ndërmarrje bujqësore shtetërore me qëndër në Lukovë. I kujtojmë ato net kur prindërit tanë shkonin e ngrehnin kazanët me musht, çuditeshim se si ky musht me ngjyrë të verdhë, të kuqe e gri, shndërrohej në lëng atje tej te llullani, ku binte në një enë të pastër rakia e bardhë. Këto ishin mendime naive të një fëmije. Në atë kohë, vendi ku ngrihej kazani i distilimit të rakisë,kanë qenë trojet e shtëpive të Rushan Musait. Sipas kujtimeve të pleqve, Rushani kish një grua të keqe, prandaj dhe nuk bëri prokopi. Kanë shkuar shumë vjet qysh atëherë,por kënga i mbeti Rushanit edhe sot e kësaj dite:-I ziu Rushan Musa//Bleu dreqin me para//-Vate e mori në Fterrë// E poftisi mu më derë...//Rakia e koçimares nuk është e mirë për shendetin, por nga e keqja pihet të shkakton dhëmbje koke dhe të vjella. Fotografi të asaj kohe nuk kemi, pasi as që mendohej të shkonte ndonjë fotografist në fshat,pa le pastaj ndonjëri prej tyre (fshatarëve)të kishte edhe aparat fotografik. I kujtoj ato netë, kur zjarri flakëronte rreth e rreth kazanit, në terrin e natës,në atë vjeshtë dhe dimër të ftohtë..

37 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page