Hënë pse rri e mërzitur,
ç'të ka zënë?
Herë drojtur,her'venitur ,
ç'të kan'thënë ?
Pse më del e ligështuar,
pas mesnate ?
Hën' e ngrënë e coptuar ,
Vallë ç'pate ?
Herë del si gjysmunaze ,
Si mes- hollë .
Zbraze shpirtin tënd, moj zbraze,
Faqemollë.
Un' i ulem ,i përulem,
Dashurisë.
Un'i ulem ,i përkulem ,
Bujarisë.
Hën'e bukur e mëngjezit ,
Përmbi det.
A do vish t'i flasësh Dezit ,
Që të pret?
Eja,eja të kam pritur ,
Moj syshkruar .
Sa të dua !E ke ditur ?
Ke harrruar?...
Comments