top of page

Mentor Serjani: Belarat e së shtunës


Nga Mentor Serjani


"Belarat" e së shtunës ,"i mora dhe “u” po si i mora"Me të shtunën lidhen shumë gjëra si për shëmbull më vijnë ndërmendimazhe te spektaklit muzikor te dikurshem ne TVSH, ne vitet e 80-ta;"Bashkë me ju, bashkë me ne ,e shtuna ka më shumë hare. fjala e urtë: të shtunë pa diell dhe grua pa mik nuk ka",fundjava apo ujkendi në trendin e sotëm,e shtuna komuniste dikur,se punonim dy orë më pak,çuruditë dhe çoroditjet e kohës ,por edhe e shtuna gazmore dhe e hareshme e aktiviteteve të ndryshme e të shumëllojshme artistiko -sportive.Por le të vijmë te tema e ditës në retrospektivë edhe me të kaluarën,po bëj një parantezë, në atë kohë,përveç grave pazarin e bënin edhe burrat, natyrisht që puna ka kënaqësinë e vet dhe veçanërisht kur e "dashuron"atë, një ndjesi tejet e veçantë,-fjala vjen ,-siç kam unë kënaqësinë tani të shkruaj . Mirpo nuk ishte kaq e lehtë se do përballeshe edhe me talljet,përgojimet pas krahëve,-shiko këtë, e ka dërguar gruaja të bëj pazar,burrë i thënçin ,e lloj-lloj "bishtra" dhe epitete të tjerë nga pas,ky ishte mentaliteti i kohës në një shoqëri të prapambetur si jona ,donte apo s'donte i ziu njeri frenohej ,nuk ishte i lirë "mbytja"e lirisë mbyste çdo gjë, të pa civilizuar, tërësisht primitivë.Le t'ia lëmë kohës këto,po që duhen shkruar ama ti dinë brezat,ti mësojnë që të mos pësojnë.Sot nuk kisha" liri dalje",se fundi i pesëmbëdhjetë ditëshit ra e shtunë,edhe pagatori nuk i vuri paratë në bankë, dhe kështu që thatë ju,themi ne andej,-edhe pse ju s'kini thënë gjë akoma ,-vajta në "laiqi agora"siç i thonë greqishtë ,ose treg në shqip,se më mirë të më "vrasësh"se të rri brënda.Pasi mora plan- porosinë dhe lekët nga shefja e guzhinës dhe e financës,- u nisa .Me të futur ne treg, përveç gjërave të tjera që do të merrja ,mu çfaqën të parat vezët.Urdhëro tha shitësi, dhe këta tregëtarët të hutojnë të bëjnë "magji",janë të durushëm si ata edhe klientët, një kartelë ,-them unë dhe i tregoj me gishtë vezët .Në moment kur shitësi po i bënte gati,bëj llogarinë ,boo…boo…'_ thashë me vete plot 7,5€,- e pashë që u nxitova ,po nuk e ktheva më, ashtu siç e kemi zakon ne shqiptarët,që nuk kthehemi pas edhe gabim ta kemi,po kë dëmtojmë , sigurisht veten .I mora ,po tani pyes veten,si do e justifikoj,pasi gjithmonë i kishim marrë më të lira,dhe hajde t'a dëgjoje ,do më thoshte i mbajte lekët për të llëgjitur raki në klubet e "Omonias",s'u fryve mos u frifshë ,etj,etj mallkime si këto që dhe ju pa një pa dy i keni provuar në kurriz,por që ca i thonë e bejnë Burrin, ca të tjerë nuk i thonë e bëjnë Burrecin.Ah s'qenka punë thashë ,-hapa krahun dhe mora në telefon porositësin,-alo,alo,-po u përgjigj zëri i kërkuar, dëgjo këtu i them:sot të kam marrë vezë të mira, për ("mora".gr),për (fëmijë Al) ,me 25 cent,-je në terezi të kokës u dëgjua në kufjen e telefonit zëri i ashpërsuar ,-shtanga , -por e mblodha veten dhe për të dalë nga situata i them :e po do hamë edhe ne njëherë gjëra të mira,se u meruam tërë jetën,t'a marrë dreqi ta marrë këtë punë.Vazhdova kështu me “marrsh të pestë “pa i lëne kohë abonentit nga ana tjetër të përgjigjej,me që më the se do bësh dhe brushtull sot (Qullash me miell misri),-hë se harrova,-të mora edhe hurma me1,5€, të cilat ty i pëlqen shumë.Pas disa sekondash erdhi zëri paksa i vonuar,-eee mirë,mirë, në rregull.I vendosa mirë vezët, që mos ta pësoja si Jovan Bregu që i vuri patatet mbi vezët dhe i tha se shoqes ,ishin pak si të buta ,dhe me gjithë kujdesin mu thye që mu thye një.Ç'të bësh ne shqipot jemi disi ndryshe në ca gjëra,për veshje,orendi,gurë e tulla shpenzojmë shumë, ndërsa për shëndetin shumë herë më pak.Dhe akoma nuk ndërgjegjësohemi.Bota jetëgjatësinë e ka rritur ,falë ushqimit të shëndetshëm,kujdesit shëndetësor,aktivitetit fizik,qëndrimit pranë natyrës etj ,-po ne,-ende duam vite për të arritur.... ...E shtuna...Ja dhe një moment meditimi, dhe" motori "mëndje xhiron "shiritin" e kujtesës, duke më sjellë para syve imazhe të ndryshmeSi gjithmonë,në shkollë,punë,ushtri apo në çdo aktivitet tjetër që je i "lidhur" nga ditë, javë,muaj,vite të tëra i ngurtësuar me tënjëjtën pamje,me të njëjtët njerëz,me të njëjtin ritual në një regjim ditor të diktuar,mezi presim të vijë e shtuna.Kështu rrokullisen një e nga një ditët deri sa të vijnë festat,pushimet në çdo katër muaj me shprehjen "Hëëë dhe pak" se ja mbaroi siç prisnim të mbaronin semestrat e shkollës një herë e një kohë.Po le të kthehemi tek e Shtuna, e Shtuna si gjithmonë do të mbetet gazmore , e këndshme, e bukur, me një diell të ngrohtë si epshi njerëzor, me miq të mirë përherë .Mir e ka thënë populli " të shtunë pa diell dhe burr apo grua pa mike,mik'nuk ka".Pikërisht këto ngjyra të ndezura i kishte edhe kjo e Shtunë Nëntori nën shoqërin e një gote rakie, kjo pikë e bekuar nga Perëndia nisi brenda meje lumin e kujtimeve,ngjarjeve,imazheve,brumtekstin që maja e lapsit lë gjurmën e saj në letër si një transportier-vidhëpambarim, e nuk i arrin dot ato. Vitet kalojnë me shpejtësi ,këto hallka të zinxhirjetës me të përpjetat dhe të tatëpjetat e dhëmbëve të mprehtë të ingranazhit kohë. E megjithkëtë mbamendje, koha nuk premton shum ashtu siç thoshte i madhi Gëte "Ndersa arti është i pafundëm, jeta është shumë e shkurtër", e rëndësishme është të vazhdojmë të ecim,sa të arrijmë.Ehh...e Shtuna është një ditë e shenjtë,e Shtuna e madhe.Në etnografinë shqiptare thuhet se: "Si ditë me shënjë" kanë qenë e Hëna,e Enjtja dhe e Shtuna ndërsa për pjesën e popullsisë me besim musliman edhe dita e Diel. E Shtuna ja lë vendin së Dielës, po kaq e begatë ashtu si emri i Perëndisë që mbanë. Sado pak të flesh në këto dy ditë, sado të lodhesh, nuk të mundin as lodhja, as gjumi, sepse sado të rrepta të jenë "Urdhërat" që duhet të zbatoshë nuk të rënden fare, sepse në këto ditë je vetvetja, çdo gjë e rëndë, është e lehtë si një pendë.Të ishte e Shtunë dhe e Diel përherë, po ç'e do pasohet nga e Hëna, dhe ashtu vetëtimthi vjenë pyetje-pergjigjia; Ahh të bëfsha naftën prapë e Hënë?? Kështu kaloi edhe kjo fundjavë, pa u bërë merak fare se kështu bashkë me kohën mblidhet edhe lëmshi i jetës nga boshti tokë, për t'ja lënë vendin fluturimit si retë e bardha shtëllungë drejtë parajsës qiellore. Ahh dëshpëruese por një e vërtetë absolute, çdo gjë është e riciklueshme në kohë dhe në hapsirë...E shtuna mbetet një ditë e bukur dhe e ngrohtë në çdo stinë.Nën" pushtet -dashurinë" e gotës së rakis',duke qarë si hallet tona dhe të shoqëris,qysh nga mijëvjeçarët e parë e deri më sot.Nje e shtune ndryshe,larg nga rutina e punës,atmosfera mbytëse dhe zhurmuese e saj,nga smogu i saj i përhimtë.Nje e shtunë si gjithmonë që nuk do ti mungojë dielli dhe miqtë,Pikërishtë në këtë ditë shpirti i trazuar llagarohet ,qelizat rigjenerohen,jeta shtohet nga dashuria për lëngun e bardhë të jetës ,eh të bardhat ngelen të bardha,pra është fjala për raqinë(rakinë) ,_është si e rënë nga qielli,_e uruara,hem qelibar ,hem qibare . Gëzuar të gjithë juve që e pini dhe i dini vlerën sidomos në ditë të shënuara ,të bekuara e të mbrekulluara dhe pa belara ,si e shtuna , GEZUAR.....*Pjesëza zvogëluese e përemrit vetor”Unë”(dialektore)

20 views0 comments

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page