Primo Shllaku është shkrimtar, poet, studiues dhe përkthyes. Ai e refuzoi estetikisht dhe moralisht sistemin diktatorial dhe letërsinë e asaj kohe, ndaj vendos të botojë vetëm pas rënies së komunizmit. Është autor i shumë veprave në poezi dhe prozë, ndër të cilat përmendim vëllimin me poezi “Lule nate”, “Hana e njelmët e ditës”, studimin kritik “Një Uliks që s’mbërriti kurrë në Itakë”, përmbledhjen me novela “Muzikantët” deri te libri më i fundit me tri drama “Aktorë pa kujtesë”. Në panairin e vitit 2018 ai ka ardhur me një numër rekord përkthimesh “Kujtime të përtejvarrit” e François René de Chateaubrianit, “Lulet e së keqes” e Charles Baudelaireit, “Metamorfoza” e Franz Kafkas dhe dy vepra të Jean-Paul Sartre “Nekrassov” dhe “Baudelaire”. Primo Shllaku është edhe profesor i estetikës në Universitetin e Arteve.
Siç ka monumentet e veta, fjala poetike ka edhe gropat e saj, moçalishtet, pse jo dhe varret e saj. Autorët e lartësive të fjalës poetike qëndrojnë si mësuesit e mençur të botës, pamvarësisht nga janë, nga Greqia apo Franca, Argjentina apo Spanja, pamvarësisht që kanë jetuar para apo pas Krishtit ose e pinë kafen me ne. Mijëra e mijëra harrohen me të shumtët. Të gjithë, ata që hedhin fjalën në letër janë të kërcënuar nga harrimi. Fjala, si monedha, ka ligjet e veta të zhvelftësimit a inflacionit. Ka dhe vdekjen e saj. Parajsën. Dhe Ferrin. Nekrologjia e fjalës nuk shpallet. Fjala e pavlerë bashkjeton me ne si një send që s’ka të bëjë me ne deri në harrim të plotë sikur s’ka qënë kurrë.
Sot kohët janë më komplekse dhe fjala poetike është e kërcënuar. Njeriu është i lirë më tepër për t’u hapur udhë antivlerave. Njëtrajtshmëria, zvetnimi i fjalës, homogjenizimi i mosmedias me urinë e ujkut për të fituar para, cënon me agresivetet fjalën poetike, vlerat e vërteta dhe kulturën. Italo Kalvini, madje, ka paralajmëruar murtajën e gjuhës, epideminë katastrofike që kërcënon këtë vlerë universale të njerëzimit. Fjala si grumbullim stok, fjala hipokrite dhe e pamoralshme po merr pasaportë dhe kartbankë.
Sikur shtëpitë tona botuese të kontrolloheshin për inflacionin e fjalës, si bankat për paranë, ato do falimentonin për pak ditë të gjitha. Ka para të pistë edhe në fletët dhe kapakët e librave. Botuesit vrapojnë pas antivlerave që vetpaguhen. Dhe qivurët e librave, të veshura me lloj-lloj kapakësh të zbukuruar, qarkullojnë kudo duke shitur, mjaft shtrenjtë, fjalën e vdekur. Vetëm letërsia e vërtetë mund të luftojë murtajën e gjuhës, vetëm fjala poetike është “Toka e premtuar”. Poezia (dhe në prozë) fillon atje ku fjala synon të shprehë maksimalisht thelbin e marrëdhënieve njerëzore, pikërisht atje ku fjala takohet me vetveten në rrethana të tjera, atje ku ajo kthehet në verb figurative. Kjo fjalë që kalon nëpër filtra të hollë e të mundimshëm; është e zonja të japë saktësinë e abstraktes, iluzionit, ëndrrës, dashurisë, urrejtjes e të shkojë deri te hiçi si substanca e tejme e botës.
“MENOPAUZA E ENGJËJVE”
Ese
Pirro Loli
Kjo poemw, më duket se, jo vetwm mbart të gjithë tharmin poetik të Primo Shllakut, por tingëllon edhe si një mision mistik e hyjnor i krejt racës së poetëve, që, ky poet , shkrimtar e pwrkthyes i njohur, i quan “engjëj”; e që na paskan dhe menopauz (!). Është një poemë tejet origjinale, që çuditërisht ka kaluar në heshtje; është një pasaportë mungese kjo poezi e një mision ky i poetit, që vjen e plotësohet pak nga pak, plot vwshtirwsi e sakrilegje për të arritur te poezia e vërtetë.
DY FJALË PËR PRIMON.
Po bën vite që Primo Shllaku është kthyer në atdhe. Nuk qenë pak 15 vjet në mërgim. (Pwr mua dhe pwr atw. Ne u njohwm nw Athinw si dy krijues qw oksigjenin e merrnim nga bombula e atdheut mbi shpinw... e ramw dakord qw nuk do tw binim dakord pwr antivlerat letrare edhe te njeri tjetri...) Shllaku punoi shumw, fitoi shumë dhe humbi më shumë... U kthye pak i kërrusur. Mbi shpatulla kish një diell përvëlues që e kish kafshuar në qafë 15 vjet. Pojektet i quan produkte të hijes, vjedhur gjumit... Po ja, vjen një kohë që edhe ëndrrat lodhen. Ato nuk funksiononin më brenda kontrolleve dhe doganave; ato nuk pranuan më të zgjoheshin me bulçima afendikonjsh kokëtrashë...U kthye për të gjetur vetveten e braktisur dhe menjëherë ra në livadhet e tij. Dhe filloi beteja të reja e të imponuara për të mundur varfërinë, indiferentizmin, heshtjen shtetërore e shoqërore ndaj shkrimtarit dhe krijimtarisë. I përmallur i gjeti studentët e tij, katedrat e universitetit, gazetat, përkthimet. Titujt e librave qw i kish projektuar e qw prisnin arkitektin...
e kapi vetveten e braktisur dhe pa vështirësi rrëmbeu dhe Doktoraturënrreth eseistikës dhe kulturës letrare. Por gjithmonë i heshtur, mbyllur në vetvete; e po i fole të flet. Më tepër se natyrë e njeriut të veçuar, është natyrë e krijuesit të vetmuar.
shtë autor i shumë veprave në poezi dhe prozë,
Ai e refuzoi estetikisht dhe moralisht sistemin diktatorial dhe letërsinë e asaj kohe, ndaj vendos të botojë vetëm pas rënies së komunizmit. Është autor i shumë veprave në poezi dhe prozë si,Lule nate”, “Hana e njelmët e ditës”, “Edhe fjalwt shkojnw nw ferr”, studimin kritik “Një Uliks që s’mbërriti kurrë në Itakë”, përmbledhjen me novela “Muzikantët” deri te libri më i fundit me tri drama “Aktorë pa kujtesë”.
E kapi vetveten e braktisur dhe, pa vështirësi, rrëmbeu dhe Doktoraturënrreth eseistikës dhe kulturës letrare. Por gjithmonë i heshtur, mbyllur në vetvete; e po i fole të flet. Më tepër se natyrë e njeriut të veçuar, është natyrë e krijuesit të vetmuar. Ai shquhet si erudit i rrallw dhe poliglot; njohws i latinishtes dhe greqishtes, ai flet e shkruan nw frwngjisht, gjermanisht, italisht, anglisht, etj. Ka pwrkthyer:
“Kujtime të përtejvarrit” e François René de Chateaubrianit me gjashtw vwllime “Lulet e së keqes” e Charles Baudelaireit, pwr tw cilwn punoi mbi dhjetw vjet. “Metamorfoza” e Franz Kafkas si dhe dy vepra të Jean-Paul Sartre “Nekrassov” dhe “Baudelaire.
Struktura e poemës është e thjeshtë, është poeti, bota për rreth dhe misioni i krijimit. Ka një njeri të shqetësuar brenda autorit. Të kundërt me kohën dhe me vetveten. Një si muzikë e përzishme ngrihet nëpër vargje, e metaforat, si rubinë të zinj pikturojnë pendët e natës.
...
* * *
“Goditini atje ku dhemb më shumë... Mos e kërkoni njohjen me ngulm si qëllim në vetvete(thotë M. Hollebeq). E më del P. Shllaku përpara si prototip. Ai, në fakt, para se të shkruante e të botonte poemën, kish provuar menopauzën, jo vetëm si metaforë. Si autor e si aktor. Si djall i fshehur dhe si ëngjëll. Njihte heshtjen, po jo shterpësinë. Frikën e qenies, por jo natën e wndrrave. Shllaku është një krijues i veçantë. Ka 30 vjet që shkruan e pothuajse është i padukur; atëherë, (përpara erës së re), po se po po, që, nga të rrallët shkruante për vete “Lule nate” e nuk denjoi të botonte asgjë. Ai fshihte poezitë në bark si mastrupiali frikacak këlyshët e vet, apo te vëllimi i dytë që si “hanë e njelmët e ditës” nuk dukej, por, gjithsesi ishte atje lart, si një planet i shuar që pret e pret tjetër dritë e të tjera ligje gravitacioni. Ai kaloi pothuajse në heshtje edhe me “Dhe fjalët shkojnë në ferr”, apo me librin memorial dh e eseistik “Një Uliks që s’u kthye kurr n’Itakë”...e kwtw vit qw po ikwn, edhe me botime fondamentale mbi Bodlerin, Shatabranin, Sartrin e ... , se mos vetëm ai... si çdo gjë tjetër me vlerë në vitet e trazuara të tranzicionit shqiptar. Baltë përmbi to(!), në mos baltë, heshtje më të trashë se balta pwr shkrimtarwt artistwt e intelektualwt e vwrtetw. Dhe kjo jo vetëm nga indiferentizmi shoqëror e pushtetor , por edhe se Shllaku i anashkalon masës, vitrinës, reklamës, kamerës, por, gjithashtu edhe se poezia e tij kërkon një lexues të ngritur.
Ai i takon pjesës së heshtur, hijeve të muzgut, asaj pjese që, ashtu e zymtë në pamje, dëshiron të shpallë kontradiktën, pikërisht atë që nuk pëlqehet. Ai është edhe “loti i diamantit”, siç thotë në një poezi, por gjithnjë afër koshit të plehurinave shoqërore. Varrmihës dhe kufomë, trupi dhe pjesa e një shoqërie të lumtur në moskuptimet e veta. Por poetwt e vwrtetw mundohen ta mbajnw, ta mbajë poezinë “në nivelin e botës”.
PLLENIM APO MENOPAUZ?
I çuditshëm, i jashtëzakonshëm është thelbi esencial i poetit në penën e P. Shllakut. Ai të tremb, të pezmaton, gati-gati të mbulon me një pezm të frikshëm e aty këtu dhe me neveri. “Bëhuni të neveritshëm dhe do të jeni të vërtetë’,thotë esteti që përmenda më sipër (M.H.). Ata(poetët si engjijt) janë kardiakë, lëkurëhollë, rakitikë, me këmbë të holla, si të dallëndyshes. Ata të ndjellin keqardhje e lexuesi, në cepin tjetër të metaforës, duhet të gjejë shpirtin e tyre, pasionin e zjarrtë për ta mbuluar botën me bukuri agimesh. Poema nga të rrallat e Primos, ka shumë folje në imperativ, një intensitet veprimi si me një frymëmarrje, breshëri krismash. Poeti urdhëron çetën e poetëve të shëmtohen: “Shkoni te Botiçeli për maska... flakni trumbetat, ecni nëpër tunelin e frymës, tërhiquni nëpër llucë, zhgrryhuni nëpër rrshqina, hani thonjtë me dhambë... numëroni puplat’.... e duket sikur kjo çetë zhelamanësh buzëpikur për pikën e ujit, është nisur në një rrugë të pafund për t’i dalë Saharasë tejpërtej. Pwr tw qwlluar qiellin pse wshtw kaq i lartw. Dhe tokwn kaq e ashpwr. Dhe njeriun kaq pak njeri. A thua se lotët e diamantit, esencat e rralla, përbëjnë thelbin e tyre? Verdikti është dhënë. Arma shpirtwrore e poetit wshtw poezia. I vetmi nord. Drejtim i pashmangshëm. Si drejt vdekjes. Kemi arritur në pikën e moskthimit. “Thyejeni rrethin, - bërtet esteti, - të gjitha pasionet e mëdha shkojnë drejt pafundësisë”. Ecja vazhdon nën një qiell tejet të trishtueshëm. Krahët s’kanë pendë “dhe puplat të ronitura”. Dhe fluturakë. Dhe qenie që zvarriten. “Më kot orvatemi për një fluturim kulumbrish”,paralajmëron poeti. Ndërsa pozicioni i tij me të tjerët, të bukurit, të shëndoshët, të kronikave të stisura, të reklamës, tw shkrimtarwve qw nuk janw shkrimtarw, të pispillosurit e tufës ngrihet në një opsion kategorik mohues. “Flakni trumpetat”! Mbyllni kwto lloj panairesh e kopertinash tw arta pa vlera letrare, pa eseistikw, pa poezi...Thyeni reklamat! Është divorci me mediokritetin.Teneqetë bosh që zhurmojnë me ta-ti e ta-ta, por që mungon kumbimi, ai zëri i brendshëm këmbanor, që të thërret pranë Krishtit ose pranë njeriut që vuan. Janë të rralla kambanat. Të pikëlluara, ngujuar në bronz. Pa pasardhës. Pa trashëgimtarë. Krijuesi është qenie që s’i ngjan gjenezës. Konstatimi i Shllakut pwr vlerat e vwrteta poetike se “Barkthatë e shterpë, çeta juaj po rrëgjohet”, (Muzat po vdesin, thonw edhe në Evropën Poetike) duket një pohim ekstrem, por “ky qe fati... sipari i menopauzës, qysh në kry të herës ua ndaloi shumëzimin”. Ka një specifikë poeti ynë, që gërmon ato subjekte e terma ku “askush nuk dëshiron të flitet”, (M.H.). Kjo është sfera e veseve të njeriut. Livadhi i “Luleve tw sw keqes”(Bodler) (P.Shllaku e mbajti nw dorw mbi dhjetw vjet deri se e botoi kwtw vit). Harresa e heshtja bie mbi jetët tona si shtresë bore. E trojet e ndërgjegjes mbeten gjithmonë hapësira të pamata. Për zhbirilim. Për heqje maskash. Preferenca e tij është absurdi. Shllaku pohon të pamundurën. Ose poezinë. Njw karafil i bardhw nw zgrip buzw gremine qw, nwse dwshiron me i mbajt arw, duhet tw zgjatesh e tw kwputwsh mish... Ai pohon duke mohuar dhe luan me vdekjen, të cilën e pranon si një gjymtyrë të jetës. Kapak floriri kjo. Ose një fillim. (Edhe vëllimin e katërt poetik, ai e titullon “Vdekja si dashnore”...!).
E bota e vrazhdët e moskuptimeve për Shllakun është “shkamb i pamatë mbi krye qi ju kërcënon me petzim”.Kjo lloj poezie zbulon spontanisht realitete pa praninë e logjikës, prandaj, ballafaq me maswn, poetët duken sikur janë jashtë orbite. E për rastin nuk di ç’kartë identiteti kanë, engëj, poetë, demonë apo hyjni?
E gjithë poezia e tij shpalos një realitet që aty ravijëzohet si shenjë, aty shembet. Dhe shembet shpesh ajo që është më e thellë e në krah të del irracionalja në bashkësinë e konvencioneve të njeriut dhe rrethanave të tij. Ky pozicion poetik në poemë është disi mistik e idealist e sikur s’honopset dot nga bashkëkohësia; është një e vërtetë poetike, varur në skajet e të pabesueshmes. Por engjujt s’kanë frikë. As plumbin e helmin e asaj stine që shkoi e që “ua kishte vrarë edhe vetëvrasjen”. (te poezia “Lum ata që përshtaten”) thellë ndërgjegjes, poeti i vërtetë e di se duke qenë kundër me shoqërinë, ata janë përcaktuar në trekëndëshin e ndëshkimit dhe ashtu, pezull deri në fund, mbeten midis të vërtetës, të bukurës dhe të mirës. Dhe ndjehen të fuqishëm, sepse administrojnë trojet pa kufi të dashurisë për njeriun. Dhe le të kryqëzohen si Krishti. Gjer në fund me këtë dhimbje ngarkuar... Konsekuent në misionin e poetit, nën lëkurën e hollë të të cilit “damarët e zinj janë rruga e pamundur e një gjaku të pa mundun”. E lexuesi jo pa të drejtë sheh se në këtë poemë ora ka ngecur, koha ka ngrirë.. Po pika, ama, jo deti... Ndaj poeti urdhëron çetën e tij: “Vazhdoni të ecni... nëpër tunelin e frymës... mes miazmash e gëlbazash, që vijnë prej mushkërive të këtij shekulli”.[e pse jo tw kwsaj demokracie ( lexo, Shqipwrie) antipoetike].
Duke e shpallur menopauzën,(këtu jo vetëm si metaforë por dhe si kohë e imponuar shterpe, a superprodhim kallamishtesh); ai tinëzisht pohon ringjalljen, shumëzimin në jetën e vështirë, besimin te Nordi, i cili nuk gabon. Poeti merret me baltën për të nënkuptuar bimën. Merret me bimën për të kuptuar fjalën. Lindje e vështirë poezia, natyrisht nëse kemi parasysh esencat. Metafora e baltës, me puplat baltë, veshët baltë, zemrën baltë, që të çon te zanafilla, te balta që lind fjalën. I rreptë dhe i pamëshirshëm, por zemër plagë e i brishtë si flutur, poeti gjithnjë kërkon nordin, atë që nis e mbaron te fjala. Objektet virgjine të poezisë shfaqen në transparencën e tyre shpesh në drejtim të kundërt me dialektikën, por gjithsesi kanë të bëjnë me mendime në lëvizje, jashtë rrethit të njohjes për ta shkallmuar atë, e nëse nuk ka ç’të prishë, le të mbetet papagall ose një zhele poetike, siç thonë estetët...
...Poezia është e zonja të tregojë të vërteta morale për të gjithë. “E vërtetaështë skandaloze, por pa atë s’ka asgjë tjetër që ia vlen”.Shpesh e vërteta ngatërrohet nëpër këmbët e botës gënjeshtare, prandaj esteti francez, thërret: “Ju mund të doni edhe të vërtetën, edhe botën”. Ndaj, nënteksti: Këmbëngulni te NORDI. E kur atij ia mbërrin... Ja stacioni i shpresës, i asaj zemre që pak më parë kish grumbulluar gjakun e mpiksur... Nga çasti në çast pritet drita jeshile. “Gjaku si tren i madh do të nisë më në fund të ecë”. E treni i poetit nga dritaret ndan ftesa dasmash, (antimenopauzë), dashuritë e tij “kanë mbrendë livadhe lulesh”, zogj e fara gjelbërimi, paçka se bien mbi “dete të shterrun”. Këto fara mbijnë edhe në gur. Në fund të poemës Shllaku i shpon balonat e fryra të trishtimit dhe lexuesi çlirohet nga ngërçi i një loje, që u zhvillua nëpër rrugica varresh, ngrica, lluca e gëlbaza. Është “zani i krijesës”, janë “kokrrat e kuqe të thanës e plima e nuseve të pashkës”. I ndërgjegjshëm për misionin e poetit, për ata që i japin kuptim ecjes e ëmbëlsinë baltës, përfundimi është logjik: “Shterpësia juaj bahet pllenim”. Menopauza e poetit wshtw stina e pranverws ku dhe nga retw e mbarsura bien shira tw pjerrwt e kryqwzohen ylberw... E ja, dalim kështu nga tuneli i zi e projektorët e fortë të dritës na lëbyrin sytë.
Perparim Hysi: PIRO LOLI- është fat për LETËRSINË MBARË SHQIPTARE!
Dhimiter Xhoga Buzëqeshia Juaj na rinon.Gëzuar vitin e Ri 2020 .Larg syve afër ZËMRAT.Falimiarisht ju urojmë.Ëngjëjt mbeten ËNGJËJ.