Meneksheja e misri katmeli, elbasançja prekëse, delikate e hakikatlije e këngëve të Bodinit në sitën e Hoxhollit
Dr Fatmir Terziu
Libri i autorit elbasanas Eduart Hoxholli“Bodini: Këngët e një zemre” të shpie në një udhëtim të këndshëm jetik ku melodiciteti dhe timbri i nënzëshëm i këngës së bukur e të trashëguar elbasanase të shoqëron për të mos u shkitur asnjëherë nga memorja. Ky libër, ashtu sikurse shkruan Meleq Shopi, është “një dritare e hapur për çdo lexues, për të ndjerë e përjetuar freskun mallëngjyes të këngës popullore qytetare elbasanase”. Pajtim Selmani, ish normalisti i viteve 60-të shkruan “është një gjendje mjeshtërore e identitetit të këngës popullore qytetare elbasanase”. Nimete Turhanithotë se “na dhuron bujarisht pranverën e përjetimeve vetiake”. Ibrahim Dakli, anëtar i Akademisë së Shkencave të Italisë thotë se “Fjalori i pasur vë në dukje këngët e Bodinit, është prekës dhe delikat”. Duke parë atë që shkruan vetë autori dhe atë që kanë shprehur të tjerët e lartcituar ndjejmë të themi se këngët e bukura qytetare popullore elbasanase janë krijimi më i madh i Bodinit, i cili prek shpirtin dhe gjithashtu ndihmon njeriun që në mënyrë simpatike të manifestojë dëshirën dhe njerëzillëkun e tij të pashprehur.
Efektet e këtyre këngëve tek njeriu ndihmojnë për ta dalluar atë vlerë të cilën e nxjerr në pah vetë libri. Për shkak të efekteve të larta të muzikës në jetën njerëzore, kjo prurje është e aftë të ridimensionojë kufijtë për të unifikuar njerëzit nga prejardhje të ndryshme dhe trashëgimie kulturore. Në të vërtetë, ka shumë për të thënë për këtë vlerë krijuese, duke e bërë atë një nga faktorët më të rëndësishëm në tërësinë e saj diskursive. Në fakt, vetë muzika dhe këngët popullore qytetare elbasanase të Bodinit mund të përshkruhen më së miri si një forcë e mrekullueshme që është e aftë të lidh njerëzit së bashku dhe të krijojë vëllazëri, dashuri, si dhe paqe në trësinë vetë të ndikimit.
Kjo analizë ka për qëllim të sqarojë tiparet e ligjërimit të teksteve në këngët e Bodinit si dhe të shkojë në thelbin e një analize të plotë për tekstin e “Bodini: Këngët e një zemre” për të nxjerrë në pah bukurinë e këtyre teksteve përmes këtyre këngëve. Për më tepër, shpresohet se rezultatet e këtij libri të Hoxhollit mund të ndihmojnë nxënësit të kuptojnë ligjësitë e shkruara e të pashkruara të tyre, të ardhura nga pena e mprehtë e Eduartit dhe të kuptojnë karakteristikat dalluese të teksteve në këngët e tilla.
Libri i këtij autori i ka vënë për qëllim misionit të tij të përmbushë objektivat e mëposhtëm: Të identifikojë, përshkruajë dhe prezantojë strukturat sintaksore, zgjedhjet leksikore, fushat semantike dhe pajisjet stilistike në tekstet e këngëve të Bodinit. Gjithashtu ka marë përsipër për të dhënë disa sugjerime për mësimin e tyre, veçanërisht në drejtim të aftësive të trashëgimit dhe vlerësimit adekuat.
Eduart Hoxhollitek libri i tij “Bodini: Këngët e një zemre” përqendrohet kryesisht në analizën e tipareve të ligjërimit në tekstet e Bodinit, përmes të dhënave dhe literaturës që është shfrytëzuar e cila jepet në fund të librit. “Bodini: Këngët e një zemre” është një koleksion nga më të famshmet këngë të Bodinit, të redaktuara dhe prodhuara nga vetë autori, i cili është redaktori dhe prodhuesi i mjaft të dhënave të tjera.
Gjuha është konceptuar si “tërësia e shqiptimeve që mund të bëhen në një bashkësi të të folurit” nga Chomsky ose “një sistem i shenjave konvencionale të gjitha aspektet e strukturës së të cilit shërbejnë funksionin sovran të kuptimit” nga Cruse [10, f.140]. Sintaksa konsiderohet si një nga fushat më të rëndësishme në studimin e një gjuhe të veçantë. Deri më tani, ka pasur një numër të madh përkufizimesh të sintaksës. Sipas Corbett, kjo ishte deri në vitin 1963 kur Katz dhe Fodor pohuan se duheshin edhe tipare sintaksore dhe semantike. Ata në të vërtetë i referohen shënuesve dhe Katz [20] më vonë u përpoq të mbante një dallim midis “shënjuesve dhe veçorive’, por disa të tjera studiuesit kanë pranuar dallimin. Përdorimi i tyre me termin “gramatikor” sesa “sintaksor” ka më shumë ndjekës.
Kjo duket në tërësinë e “Bodini: Këngët e një zemre” dhe në kumtin që përcjell hyrja e këtij libri, që sjell një fakt të dyzetëviteve më parë. “Sa mas dore më ke lanë” është pikërisht kënga që cek semantikën dhe sintaksën e duhur të rastit për të na dhënë kuptimin e qartë se “Kanga është jeta, që me muzikën e saj mban gjallë njeriun”.
Pra, struktura semantike e fjalorit të këtyre teksteve të këngëve sipas këtij libri mund të studiohet në një mënyrë të saktë dhe sistematike me anë të analizës komponenciale të së cilës mbështetet shumë teoria e fushës semantike. Supozimi i analizës së fushës leksikore ose analiza e fushës semantike është se leksemat mund të grupohen së bashku në fushat semantike në bazë të kuptimit të përbashkët dhe se shumica, nëse jo të gjitha tekstet, mund të llogariten në këtë mënyrë. Përshkrimi i kuptimit, përcaktimi i leksemave, atëherë bëhet në secilën fushë semantike dhe përfshin përcaktimin e secilit lexim në lidhje me leksemat e tjera në këtë fushë. Shembuj ka plot si tek “sy të përlotur, me qerpikët si nata/le të dënesen buzabuzë n’përmallim./Pranverën le të kujtojë zemër ngrata/me harenë e moshës që nuk njeh kthim”.
Në vend të parathënies jep detaje, po aq dhe prelud është një ndalesë e ndjeshme e detajuar në lidhje me tematikën e librit. Fëmijëria dhe rinia elbasanase në periudhën kohore 1911-1929 mbetet një kënd mjaft i qëmtuar dhe na sqaron më së shumti. Jetëshkrimi i Mustafa Sali Bodinit (1911-1970) dhe këngët margaritarët e tij janë mesazh më vete. Këngët historia dhe komenti tregon se kënga e çdo zemre vjen nga shpirti i gëzuar. Ashtu si meneksheja e misri katmeli, elbasançja prekëse, delikate e hakikatlije i jep çdo zemre dëshirën, harmoninë dhe dashurinë e shpirtit që kujton me mallëngjim…
Kopshti poetik i Bodinit dhe melodia që ai krijoi, na vjen si një gurgullimë e kthjellët, por me këtë studim të autorit Hoxholli na sjell një kopësht që premton të jetojë gjatë e të përjetësohet ndër breza.
Comments