Meliana Mimani: Udhëto njish me emrin tem
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 2 days ago
- 1 min read

Udhëto njish me emrin tem
Në zemër të tokës e qiellit,
kërcen e brof pingul,
si rreze drite ,
në synin tim ,
dashni.
Unë si nje lojtar i dyfishtë,
të gjuaj e të pres
me kundërshtar,
veç vedin.
Duhet të të prisja,
më parë se të hidhja,
se vetëm kështu,
kisha me të pastë.
E kjo lojë fort e guximshme ,
një diell timin,
lindi.
Ashtë dielli që më ngrohi ditën ,
kur nuk munda të të mbaj mà,
E tash, ti je e lirë ,
Shko në universin tand,
e udhëto njish me emrin tem.
Comments