top of page

Meliana Mimani: Të dua!



 

Të dua!

Të dua pa e ditur pse të dua.

Të dua pa arsye llogjike

Të dua dhe kur them se s'të dua.           

Të dua për gjithçka që ka ikur

Dhe për ato që akoma skanë ardhur.

Të dua për ato frymëmarrjet e tua të thella,

kur largohesh prej meje duke lënë zemrën tek unë.....

Të dua kur më peshpërit në vesh - '' Të dua ''

Sikur të ishte një sekret i fshehur i mirë!

Të dua siç e do shiun toka e etur nga thatësirat!

Të dua si pemët që presin erën ti pllenojë!

Të dua për ato puthjet e tua aq delikate që ngjasojnë

me valën e detit kur prek bregun....

Të dua dhe kur hesht e nuk më flet asnjë fjalë.

Të dua për atë që bëhem afër teje.

Të dua për ato shikimet vjedhurazi, kur bën sikur s'të interesoj!

Thjesht të dua.

Pa me interesuar as pse, as deri kur.....

Të dua!

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page