top of page

Mehdi Hyseni: Së pari, OKB-ja,  t’i dënojë edhe  2 gjenocide të Serbisë?


Barometri diplomatik

Prof.Dr.Mehdi HYSENI

 

              Së pari, OKB-ja,  t’i dënojë edhe  2 gjenocide të Serbisë?

 

-        Pastaj, ministrja e Jashtme Donika Gërvalla me ekipin e “Anijes lundruese 3 motorshe” të Kosovës, le ta “debatojnë”  “asocijacinë” e Serbisë së Madhe në Kosovë !?

 

-Ndryshe, le ta mbajnë në mend se të gjithë ata liderë politikë, që janë në pushtet dhe jashtë tij në opozitë, të cilët e pranojnë “Asocijacinë” e komunave serbe në Kosovë, kurrë më nuk do të fitojnë asnjë votë prej elektoratit shqiptar në Kosovë.

 

Për të nxjerrë edhe dy rezoluta të tjera për dënimin e krimeve të gjenocidit të Serbisë në Kroaci dhe në Kosovë, Prishtina dhe Tirana, urgjentisht nevojitet t’ia parashtrojnë dosjet e tyre Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në mënyrë që Serbia të dënohet edhe për 2 gjenocidet e saj, të kryera në Kroaci dhe në Kosovë, gjatë vteve ’90 të shekullit XX.

 

  OKB-ja   me të drejtë  e ndëshkoi  Serbinë gjenocidale për Srebrenicën

 

 

 Ky  ishte momenti i fundit historik, që Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 24 maj 2024 (për:84 vota; kundër:19 kundër dhe abstenim: 68 ) miratoi Rezolutën kundër gjenocidit serb të kryer në Srebrenicë, më 11 korrik  1995, duke e shpallur si “ Ditë nd֝rkombëtare përkujtuese , si akt civilizues dhe si  fitore e drejtësi  për pajtimin e popujve në rajon”.

 

Sipas kësaj Rezolute të AP-së  të OKB-së, veç denoncimit të gjenocidit të Serbisë, të kryer në Srebrenicë, ku masakroi mbi “8372 myslimanë boshnjankë”, më 11 korrik 1995, edhe “Republika srpska” duhet të pezullohet (rasformohet) urgjentisht nga ana e OKB-së, si dhe nga të gjitha format e bashkëpunimit me BE-në, me NATO-n dhe me OSBE-në, SEPSE është krijuar me GJENOCID. Si rrjedhim, edhe sipas parimeve dhe normave të së drejtës ndërkombëtare, si dhe Kartës së Kombeve të Bahkuara, as de facto e as de jure nuk mund të legalizohet si shtet dhe, për më tepër të “bëjë parada marshuese” me policinë, me organet e sigurimit dhe me paramilitarët e saj, duke e këcënuar përditë ekzistencën legjitime dhe legale të Federatës së  BeH-së,  si dhe prezencën e Amerikës, të Bashkimin Evropian dhe të NATO-s në Bosnjë e Hercegovinë.

 

                     “Cirku” i Serbisë në OKB !

 

-Në vend se ta falënderonte AP-në për Rezolutën kundër krimit të gjenocidit serb në Srebrenicë, presidenti Aleksandër Vuçiqi së bashku me ministrat e tij u mbështollën në flamurin shtetëror të Serbisë, duke improvizuar rolin e “viktimës” së trilluar serbe  në luftërat gjenpcidale të saj kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1989-1999).

 

 Me këtë cirk humoristik në sy të gjithë botës, lidershipi i Serbisë me  asët e saj, Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq,  Aleksandar Vulin, Marko Gjuriq,si dhe me ministrat e tjerë të mbështjellur me “flamur të përgjakur” serb, dëshoi se nuk ka hequr dorë mga praktika,  politika, propaganda dhe diplomacia e regjimit  të huntës paramilitare, policore dhe militare të Serbisë së Slobodan Milosheviqit.

 

Për këtë arsye-vazhdimit të politikës kriminale dhe gjenocidale të Slobodan Milosheviqit nga elita politike shtetërore e Aleksandër Vuçiqit, e cila me manovrimet e saj të fshehura dhe publike kinse për krijimin e një “bote serbe” në zemër të Evropës Perëndimore, e këshilluar dhe e ndihmuar direkt dhe indirekt nga Moska dhe Pekini, OKB-ja nevojitet që sa më parë Serbinë ta nxjerrë në “bangën e zezë” të gjykimit nga 193 vendet anëtare të saj për ta dënuar edhe për 2 gjenocidet e tjera të saj, të kryera në Koraci dhe në Kosovë.

-Pa dënimin e këtyre 2 gjenocideve të Srbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999), Beogradi zyrtar, as Kisha Ortodokse Serbe kurrë nuk do të heqin dorë nga kursi i politikës së tyre gjenocidale ndaj kroatëve dhe ndaj shqiptarëve në Ballkan.

 

            Së pari, të shkallmohet gjenocidi serb në OKB,

pastaj “asocijacija” e “republikës serbe” në Kosovë !

 

Në asnjë formë nuk  duhet të jetë kusht formimi i  “asociacionit” serb në Kosovë, para se Beogradi dhe Nju-Jorku ta njohin pavarësinë e Kosovës.

 

-S’mund të  ketë kurrfarë kompromisi politik dhe, kurrfarë normalizimi të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pa denoncimin e gjenocidit të Serbisë në Kosovë nga ana Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, sikurse që ndodhi ndëshkimi i gjenocidit serb në Srebrenicë, me ç’rast AP-ja e OKB-së miratoi Rezultën e saj përkatëse, ku 11 korrikun 1995 e shpalli si “ Ditë nd֝rkombëtare përkujtuese , si akt civilizues dhe si  fitore e drejtësi  për pajtimin e popujve në rajon”.

 

-Kot po shohin ëndrra  anëtarët e ekipit të “Anijes lundruese” të Kosovës, se gjoja nëse pranojnë formimin e “Asocijacisë” së komunva em shumicë serbe, Beogradi do të njihte Kosovën !?

- Kurrë Moska, as Pekini e as Beogradi nuk do ta njohin Republikën e Kosovës, derisa të mos dënohen krimet e gjenocidit serb në Kosovë (1989-1999) nga ana Asamablesë së Përgjithshme të KOmbeve të Bashkuara, ashtu siç veproi në rastin e miratimit të Rezolutës historike kundër gjenocidit serb në Srebrenicë (11 korrik 1995).

Pranimi eventual i “Asocijacisë” serbe  brenda territorit të Kosovës së pavarur shqiptare, do të ishte krim dhe tradhti sui generis, ashtu sikurse I atyre akademikëve profesorëve të Uivrsitetit të Prishtinës, të cilët pohonin se me ndryshimin e Kushtetutës së KSAK(1974) nga ana kryekriminelit  të huntës paramilitare , militare dhe policore serbe, Slobodan Miloshevit, “shqiptarët në Kosovë nuk humbasin asgjë nga autonomia e tyre.Përkundrazi, do të fitojnë autonomi edhe më të gjerë”!?

Mirëpo, pastaj, kur Milosheviqi e ndryshoi Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974,  më            28 MARS 1989, Kosova fitoi ZERO AUTONOMI!-HUMBI edhe atë që kishte pasur sipas Kushtetutës së vitit 1974. Kështu, do të ndodhte edhe me pranimin e “Asocijacisë” nëse liderët aktualë në pushtet, do ta miratonin në emër të ndonjë kompromisi  të keq antikombëtar dhe antishtetëror.-Do të sillnin Serbinë e Madhe në Kosovë, jo një  mini republikë serbe të Bosnjës në Kosovë.

12 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page