top of page

Mehdi HYSENI: Mos luani me fenë as me kombin shqiptar, se do t’u qortojë historia, thoshte Ismail Qemali !


BAROMETRI DIPLOMATIK

Prof.Dr.Mehdi HYSENI

   Mos luani me fenë as me kombin shqiptar, se do t’u qortojë historia, thoshte Ismail Qemali !

Duke qenë se Konvertimi i myslimanëve në të kirshterë nuk e zgjidh problemin kolonial shekullor të kombit shqiptar !!!

*** Konvertimi është çështje personale private. Këtë drejtë nuk mund t’ua mohojë askush. Mirëpo, nuk është humane, e ligjshme dhe, aspak fetare e kombëtare, që të dalin grupe, klane, klube, shoqëri, parti, lëvizje apo fronte të krishtera  të propagandojnë publiksht KONEVRTIMIN KOLEKTIV të komunitetit mysliman shqiptar në Ballkan, gjoja për kthimin në “rrënjtë e të parëve” !? – It’s cannot be done!!!

 -JO drejt Andaluzisë, por drejt Tiranës së Shqipërisë së bashkuar etnike! KY ëshë konvertimi ynë historik, territorial, kombëtar dhe shtetëror. – JO rikonvertimi antifetar dhe anticivilizues  i shqiptarëve myslimanë në Ballkan, që do të shpiente parpa në luftërat e kryqëzatave të krishtera shekullit  mesjetar (III-XIV).

     Vetëm ribashkimi i shpëton shqiptarët, jo kurrfarë “konvertimi”  surrealist, ekzistencialist, dekadent dhe racist antihuman dhe antipaq֝ësor

 

  -Duam liri, demokraci, integrim, paqe dhe prosperitet me të gjithë popujt e Ballkanit, JO RIKONVERTIM  që përflak  dhe djeg KOMBIN SHQIPTAR,duke e kthyer parapa jo më pak se  3000 mijë  vjet. Këtë tezë shumë shekullore të  “Piemontit sllav” –Serbisë së Madhe dhe të argatëve të saj shqipfolës (me dhe pa pagesë) nuk e pranojnë pjesëtarët e kombit shqiptar (qoftë myslimanë, katolikë a ortodoksë) , sepse para së gjithash ka karakter  vëllavrasës mes shqiptarëve myslimanë dhe të krishterë në Ballkan.  Dhe, së dyti ka karakter anicivilizues , sepse shqiptarët i kthen prapa    në  epokën e “paganizmit” , kur nuk kishin as “ rrënjë”, as “degë” e as “lozë fetare”. !!!                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                               

Prandaj, Jo konvertim sipas tezave islamofobe  serbomëdha, por ribashkim kombëtar shqiptar.                                                                                                                                       

-        Askush në botë nuk ka të drejtë ligjore, as morale, as kombëtare e as historike, që shqiptarët e komunitetit mysliman  t’i akuzojë, t’i fajësojë dhe t’i mbajë nën “hipotekën”  se gjoja po e “rrezikojnë kombin shqiptar” ose territoret e konglomeratit sllavo-bizantin në Ballkan.

-Kjo rrenë e rafinuar absolutisht nuk është e vërtetë , ngase shqiptarët e përkatësisë myslimane në Ballkan janë shtylla kryesore e mbrojtjes së identitetit kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, që nga periudha  historike e Rilindjes Kombëtare Shqiptare  me Naim, Sami dhe Abdyl Frashërin në krye, të cilët me veprat dhe me enciklopeditë e tyre historike, letrare, politike, patriotike së bashku me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit(1878) kanë kontribuar,që të formohet kombi shqiptar dhe  të bashkohen Katër Vilajetet Shqiptare (Janina, Kosova, Manastiri dhe Shkodra) në një shtet të vetëm-Shqipëria Etnike.

Këtë e provon edhe vepra monumentale historike-kombëtare e patritotit dhe e  eruditit shqiptar, Sami Frashëri me titull : “Shqipëria, ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhetë?” (Bukuresht, 1899, shek.XIX).

Pra, hiq më pak se shqiptarët e komunitetit të krishter katolik dhe ortodoks shqiptar, edhe shqiptarët myslimanë kanë meritat historike për mbrojtjen dhe ruajtjen e KOMBIT SHQIPTAR    në Ballkan., që nga shekulli XII e deri më sot, shekulli XXI. Për më tepër, lindjen, zhvillimin dhe kultivimin e kombit shqiptar në Ballkan, në vijimësinë historike e kanë rrezikuar dhe dëmtuar, Kisha Ortodokse Serbe dhe Kisha Bizantine Greke së bashku me shtetet e tyre për t’i kolonizuar dhe aneksuar territoret  autoktone të Shqipërisë Etnike.

 Këtë rrezik të zhdukjes së kombit shqiptar,  de fakto dhe de jure e dëshmojnë, edhe sot: Epiri, Çamëria, Presheva, Bujanoci, Medvegja, Malësia nën Malin e Zi dhe Ilirida nën Maqedoninë Vriore si koloni të paprekura të tyre!?

Ky është problemi i pazgjidhur kolonial i shqiptarëve në Ballkan, JO “KONVERTIMI” i shqiptarëve myslimanë në besimin e krishter, ashtu siç po propagandojnë: Kisha serbe, Kisha greke  me shtetet dhe me agjenturat e tyre islamofobe në Ballkan.

-        Prandaj, kombi shqiptar nuk po rrezikohet nga shumica dërrmuese e shqiptarëve myslimanë, por direkt dhe indirekt nga kolonialzmi, neokolonializmi, ekspansionizmi dhe imperializmi sllavo-bizantin i djeshëm dhe i sotshëm.

-        Shkolonizimi i katër (4) vilajeteve të kombtit shqiptar dhe  i Shqipërisë Etnike në tërësi, është “prioritet mbi prioritet” për ekzistencën, lirinë, pavarësinë, vetëvendosjen dhe sovranitetin kombëtar dhe shtetër shqiptar, JO kurrfarë “KONVERTIMI” i shqiptraëve myslimanë sipas tezave islamofobe serbomëdha të “ZELENA TRANSVERZALA=Istambul-Skopje-Prishtina,Novi-Pazar-Sarajevo” !!!

-        Sa më sipër, shqiptarët (myslimanë, katolikë dhe orotodoks), duhet të qëndrojnë të bashkuar sikurse deri tash, duke mos u involvuar si aleatë islamofobë në  anën e Car Llazarit (1389) e as të Car Dushanit, i cili ka konvertuar qindra e mijëra shqiptarë, sepse “Transversalja e gjelbër” nuk është problem i shqiptarëve në Ballkan, në asnjë formë, POR STATUSI I TYRE KOLONIAL nën Serbi, nën Greqi, nën Mal të Zi dhe nën “Maqedoninë Veriore”.

-        Ky problem antihuman, antiligjor, antidemokratik, anticivilizues dhe antipaqësor nuk mund të zgjidhet, duke e reduktuar numrin e  myslimanëve shqiptarë nga feja e tyre në të krishterë, por vetëm duke zbatuar konventatat, deklaratat, rezolutat, protokollet, marrëveshjet e OKB-së (1945-2024) dhe rregullat e parimet e së drejtës ndërkombëtare.

 

Mbrojtja e të drejtave fetare dhe e lirive të njeriut nuk është  vetëm çështje e brendshme e asnjë shteti dhe, e asnjë grupi, partie, lëvizjeje e organizate politike, por është çështje e së Drejtës Ndërkombëtare dhe e Kartës së Kombeve të Bashkuara, e Bashkimit Evropian(BE), si dhe e Organizatës së Sigurisë dhe Bashkëpunimit Evropian(OSBE).

 

 Tezat serbomëdha kundër shqiptarëve, duhet t’i kundërshtojmë, jo t’i pranojmë si kërkesa tona “strategjike-vëllazërore” të përbashkëta me serbët për konvertimin e shqiptarëve myslimanë ! –Kjo “këngë mitike” e Betejës së Kosovës (1839) së Car Llazarit nuk do të këndohet më kurrë nga shqiptarët në Ballkan.

 

-Jo si shqiptarë të konevrtuar ( “si myslimanë ose të krishterë”, siç ka nënvizuar Akademiku ynë i shquar, Mark Krasniqi)  sipas “recetave”  serbomëdha të kuzhinës së Serbisë së Slobodan Milosheviqit, i cili së bashku me KOS-in, me Akademinè e Shkencave Serbe, me policinë, me forcat e sigurisë, me ushtrinë, me paramilitarët dhe me të gjitha masmediat serbe (duke  përfshirë pikesëapri RTV-në e Serbisë, Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës, Vojvodinës, Kosovës dhe Maqedonisë)  shpalli dhe zhvilloi tri agresione dhe luftëra gjenocidale  për fshirjen nga dheu: Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën, në emër të spastrimit etnik, religjioz , politik dhe nacional, duke marrë si alfa dhe omega zbatimin e “Transversales së gjelbër”gjoja kundër përhapjes së neotomanizmit  të fesë myslimane  të boshnjakëve dhe të shqiptarëve në Ballkan  me Turqinë në krye.!?

 Akademiku ynë i ndjerë patriot, Mark Krasniqi na mëson dhe këshillon drejt:

*** “Shqiptarët sot duan të integrohen në Evropë si KOMB I BASHKUAR  DHE, SI NJË SHQIPËRI ETNIKE E BASHKUAR, JO SI MYSLIMANË OSE  SI TË KRISHTERË!”

(Prof.Dr.Akademik Mark Krasniqi,1992)

-Faleminderit përjetësisht  Z.Profesor i nderuar dhe i paharruar M.Krasniqi! –I lehtë të qoftë dheu i Shqipërisë Etnike.

-KJO ËSHTË E VËRTETA !

-Jo kërkesa e konvertimit  të shqiptarëve myslimanë në të krishterë, sepse kjo do të na kthente prapa jo më pak se 3 mijë vjet! Kjo është utopi e paarritshme! – Ne duam të shkojmë përpara, jo kursesi prapa 3 mijë vjet –Le të konvertohen ata individë që dëshirojnë., por të mos propagandojnë “konvertimin kolektiv” tè bashkësisë myslimane shqiptare në Ballkan, mbase ajo është UTOPI , që nuk mund të bëhet as për një ditë e as për 3 mijë vjet. As kurrë !

-Shumica dërrmuese myslimane e shqiptarëve në Ballkan nuk po e rrezikon “kombin shqiptar” !

-Por,  teza shqipfolëse  e “inxhinieringut” strategjik dhe gjeopolitik serbomadh,  e ashtuquajtura “Transversalja e gjelbër-Zelena transverzala” (“Green Corridor”)-“Stamboll-Kosovë-Novi-Pazar, Sarajevë-Teherean”. Nga kjo tezë serbomadhe antishqiptare, ka dalë teza surrogate, duke  modifikuar vetëm  titullin  e tezës serbe “Transversalja e gjelbër me përhapjen dhe me zgjerimin e saj direkt dhe indirekt   po e rrezikon kombin serb dhe gjithë Ballkanin jomysliman”. Ndërkaq, hyzmeqarët filoserbë e kanë riformuluar në këtë sintagmë më të ngushtë se gjoja : “ Feja myslimane e shqiptarëve po e rrezikuaka kombin shqiptar” !?

Kjo akuzë allaserbe del më e vrazhdtë, më abstrakte dhe më e rafinuar, sepse ka karater autoracist ndaj kombit të vet shqiptar. Ndërkaq, teza serbomadhe antishqiptare  dallohet nga  teza diskriminuese, raciste dhe anticivilizuese e autoshovinistëve shqipfolës, mbase vë në thumb vetëm  shqiptarët myslimanë”, jo serbët e as shtetin e as kishën serbe.

Kjo akuzë serbomadhe është gënjeshtra më e turpshme dhe e rafinuar; është pjellë direkte dhe indirekte e tezës “Zelena transversala”, e studiuar dhe e analizuar qe nga vitet e ’90 të shekullit XX për t’i mbrojtur ineteresat gjeopolitike dhe gjeostrategjike hegjemoniste dhe militariste të “Velika Srbija”, ashtu siç veproi Slobodan Milosheviqi, duke e përdorur në spastrimin etnik-gjenocidin ndaj shqiptarëve, ndaj kroatëve dhe ndaj boshnjakëve myslimanë të Bosnjës. –Po e njëjta strategji e S.Milosheviqit, edhe sot është duke u propaganduar nga presidenti Aleksandër Vuçiq, nga Alenksandar Vulin, nga KOS-i, nga Qeveria dhe nga Parlamenti i Serbisë në mohimin e të drejtave dhe lirive kombëtare dhe fetare të shqiptarëve në Ballkan(Kosovë, Preshevë, Bujanoc dhe Meddvegjë).

Pra, kërkesa për t’i konvertuar shqiptarët myslimanë në të krishterë, edhe sot është në qendër të vëmendjes së politikës, të propagandës, të diplomacisë dhe të shekncës serbomadhe me në krye këta akademikë (autorë të dhjetëra e qindra librave, analizave, komenteve etj.) islamofobë,  racistë, ekstretnmistë, fundamentalistë serbomëdhenj, siç janë “: Sërxha Tripkoviq (2011); Danko Popoviq (1918);Stanko Nikshiq (2002); Milan Vukeliq (2019); Zdravko Stançeviq(1998); Mirolub Jevtiq ( 1997)…etj.” (shih në:  (https://sh.wikipedia.org/wiki/Zelena_transverzala).

 Shqiptarët myslimanë në Ballkan nuk po e rrezikojnë “kombin shqiptar”. por “Zelena transversala” e Serbisë së Madhe-“Piemontit sllav i Ballkanit” !

-Ky është RREZIKU PERMANENT shekullor që po e rrezikon, po e kërcënon dhe po e lufton KOMBIN SHQIPTAR DHE SHQIPËRINË ETNIKE në Ballkan !

-Jo  shumica dërrmuese e shqiptarëve myslimanë, o të mjerë,  që po shërbeheni dhe, po propagandoni tezat serbomëdha të Beogradit, se gjoja “shqiptarët myslimanë po rrezikojnë kombin shqiptar, si dhe kombin serb dhe Ballkanin ” !!!??? 

 

Prandaj, populli im  dashur dhe i shtrenjtë shprehu lirisht dhe  parktiko , pa asnjë frikë dhe, pa asnjë hezitim  të drejtat dhe liritë fetare dhe kombëtare, se i ke të garantuara me ligjet, me konventat, me rezolutat, me deklaratat, me protokollet, me marrëveshjet e  miratuara nga Kombet e Bashkuara (1945-2024). Këto të drejta nuk ka forcë, që mund t’ua mohojë, sepse janë të garantuara me ligj si në aspektin e së drejtës ndërkombëtare, ashtu edhe të asaj kombëtare të brendshme (me ligje dhe me Kushtetutë), Mirëpo, asnjëta qeveri as në Tiranë e as në Prishtinë, ende nuk po i zbatojnë për zgjidhjen e këtij problemi në frymën e marrëvshjeve, të konventave dhe të rezolutave të OKB-së dhe të parimeve dhe normave të së drejtave ndërkombëtare.

PS

Për këtë fenomen paradoksal, të rrezikshëm , të dëmshëm dhe me pasoja të paparashikuara politike për kombin shqiptar dhe Shqipërinë Etnike, lexoni më hollësisht dhe më gjerësisht këto intervista shkencore të historianit më të shquar shqiptar Prof.Dr.Jusuf Buxhovi nga Prishtina, i cili  me argumente dhe me fakte të qëndrueshme hedh posht “konvertimin” e shqiptarëve myslimanë  sipas kërkesës së një grupi  islamofob, të tubuar në Deçan para disa muajsh.


23 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page