Barometri diplomatik
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
“Exit strategy” të kërkohet në Nju-Jork, jo në Bratsllavë !
Se në çfarë stadi është i ndërlikuar problemi kolonial i Kosovës për t’u zgjidhur drejt dhe përfundimisht në frymën e së drejtës ndërkombëtare, këtë e dëshmon edhe margjinalizimi i saj jashtë procedurës ligjore të shqyrtimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Një nga faktorët thelbësorë, që çështja e Kosovës nuk po debatohet në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, është mungsa e vonuar e shtrimit të Kërkesës së diplomacisë së Prishtinës dhe Tiranës zyrtare, e cila që në vitet ’90 të shekullit XX, do të duhej që çështjen koloniale të Kosovës ta paraqiste në AP-në e OKB-së në Nju-Jork.
Sikur diplomacia e Tiranës zrytare ( kryeliderët shtetërorë: Salihët, Nanot, Majkot, Metët, Mejdanët, Mojsitë, Topët, Nishanët, Ramët, Begajt) ta padiste me kohë Serbinë për krime e gjenocidit në Kosovë (1989-1999), tani, qe 13 vjet nuk do të kishte pasur asfarë Dialogu të dështuar të Brukselit (2011-2024) kinse në emër të normalizimit të marrëdhënieve mse Beogradit dhe Prishtinës, mbase fati i saj do të zgjidhej përfundimisht në AP-në e OKB-së në East River të Nju-Jorkut.
Mirëpo, duke qenë se ka dështuar një diplomaci e pabashkërenduar midis Prishtinës dhe Tiranës (1989-2024), çështja koloniale e Kosovës, as që po përmendeet në qarqet diplomatike ndërkomëtare (Amerika, BE-ja dhe OKB-ja). Ndaj, për të vënë në lëvizje çështjen e Kosovës, patjetër, duhet të rishikohet “procesi i dështuar i Brukselit, 2011-2024), me qëllim që të kërkohet ndonjë “exit strategy”, që de fakto dhe de jure do të vuloste statusin e pavarur dhe sovran të Republikës së Kosovës, si anëtare e përhershme e Kombeve të Bashkuara. Vetëm kjo zgjidhje e drejtë, e ligjshme dhe e justifikueshme, do të mund të çonte në “exit strategy” të Kosovës.
-JO kurrfarë Brukseli, as Bratisllave, as Madridi, as Athine, as Qiproje greke e as Bukureshti, të cilat pa asnjë të drejtë po e mohojnë pavarësinë e Kosovës brenda strukturës së BE-së, duke i kundërshtuar 22 shtete të tjera, që e kanë njohur pavarësinë e Kosovë, më 17 shkurt 2008. Kjo sjellje dhe ky qëndrim negativ, antidemokratik, antipaqësor dhe antiligjor, është në kundërshtim flagrant me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe me rezolutat e saj të njohjes të së drejtës së vetëvendosjes popujve dhe vendeve të kolonizuara, siç ishte edhe Kosova dikur nën Serbi (1912-1999).
Një tolerancë të tillë absurde apolitike subjektive të Spanjës, të Rumanisë, të Greqisë, të Sllovakisë dhe të Qipros nga ana 22 shteteve të tjera të BE-së, që e kanë njohur Kosovën, më 17 shkurt 2998, është jodemokratike dhe jopaqësore, sepse në këtë mënyrë publikisht “fajsojnë” BE-në dh Amerikën që e kanë njohur Kosovën.
Ky kundërshtim ndaj 22-shes së BE-së nga ana e 5-shes së thekuar pro Serbisë, në asnjë mënyrë nuk është në frymën e kërkimit të EXIT STRATEGY-së, por favorzon, propagandon dhe lobon ndërkombëtarisht për mbështetjen e diplomacisë dhe politikës kolonialiste dhe militariste të Serbisë, duke e gënjyer dhe mashtruar BE-në, Amerikën dhe Kombet e Bashkuara (193 sosh), se gjoja “Kosova është territor i Serbisë së presidentit Aleksandër Vuçiq dhe i “shëgrtit” të tij, Ivica Daçiq, ish-dora e djathë e politikës dhe e propagandës së kryekriminelit Slobodan Milosheviq.
Ky qëndrim proserb i 5-shes së “rebeluar” nga 22 shtete të tjera të BE-së assesi nuk ndihmon në arritjen e kompromisit politik paqësor mes Beogradit dhe Prishtinës, por shpie drejt në përshkallëzimin dhe në përkqeësimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.
Për më tepër, edhe të marrëdhënieve të sigurisë dhe të stabilitetit të BE-së, me tendencë dhe qëllim të fundit, që BE-ja të shpërbëhet si insntitucion evropian për integrimin dhe për zgjerimin e Evropës Perëndimore. Ky është rrezik potencial që drejtpërdrejt i vie BE-së nga ana 5 shteteve të saj, që sheshit kanë marrë anën e Serbisë, duke mos e njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, por po lobojnë për realizimin e axhendës së interesave neokolonialiste të Beogradit dhe të Moskës dhe aleatëve të tyre ndërkombëtarë për të mbajtur Kosovën nën sundimin e egër kolonial shekullor.
Mirëpo, kjo “strategji inkluzive” e amalgamës ruso-serbe, që Kosovën ta mbajnë si “konfliktit të ngrirë” me lloj-lloj kushtëzimesh, kërcënimesh, shantazhesh, sabotimesh dhe sanksionesh ndërkombëtare, në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së OKB-së, është e dënueshme dhe e papranueshme.
Shkolonzimi, përkatësisht njohja e së drejtës së vetëvendosjes de fakto dhe de jure nga ana e OKB-së, është e drejtë e patjetërsueshme e popullit shqiptar të Kosovës. Prandaj, duhet t’i heqet vijë e kuqe anuluese Dialogut të Brukselit, që ka “gozhduar” EXIT STRATEGJINË e problemit të Kosovës, jo më pak se 13 vjet (2011-2024), në mënyrë që t’i njihet e drejta e vetëvendosjes në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork.
Prandaj, faktorët relevantë bashkësisë ndërkombëtare (SHBA, BE dhe OKB-ja) menjëherë dhe, pa asnjë kushtëzim, duhet që ta rrumbullakësojnë shtetësinë e Kosovës, duke u bazuar në rregullat dhe në parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe në dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara, si dhe në rezolutat e deritahme të AP-së së OKB-së për njohjen e së drejtës së vetëvendosjes popujve dhe vendeve të kolonizuara në kontinentet e ndryshme të botës (Afrika, Azia, Amerika Latine etj.), që sot përbëjnë 193 vende të OKB-së, të cilat ligjërisht janë të obliguehsme, që ta respektojnë dhe ta njohin të drejtën e vetëvendosjes së Kosovës, pa asnjë KUSHT, duke qenë se pa ndëshkimin e kolonializmit shekullor serb (1876-2024) mbi territoret autoktone shqiptare, nuk mund të ndërtohet asnjë EXIT STRATEGY, që Kosova të aderojë në OKB si anëtare me të drejta dhe detyrime siç parashikon Karta e Kombeve të Bashkuara dhe e dejta ndërkombëtare.
Sa më sipër, me qasje të ndryshme, me interesa heterogjene, me kushtëzime, me sanksione dhe me koncepte kundërthënëse të aktorëve krysorë të involvuar në politikën dhe në diplomacinë e Dialogut të Brukselit assesi nuk mund të arrihet EXIT STRATEGY e zgjdhjes përfundimtare dhe të drejtë e çështjes koloniale të Kosovës (1912-1999).
Ndaj, nuk parapëlqehet të humbet kohë dhe të “shkrihen mend” në ringjalljen dhe vazhdimin e Dialogut të Brukselit, sepse realizimi i tij, Kosovën do ta rikthente në luftë me Serbinë kolonialiste dhe hegjemoniste. – Çdo kompromis politik me Serbinë pa njohjen e saj paraprake, si dhe pa njohjen e Kosovës nga OKB-ja, nuk do të sjellë kurrfarë EXIT STRATEGY, por vetëm RIKOLONIZIM, VASALITET, VARËSI DHE NDËRVARËSI nën Serbin e Madhe (1844-2024) të ILija Garashaninit, të Nikola Pashiqit, të Vladan Gjorgjeviqit, të Jovan Cvijiqit, të Vasa Qubriloviti, të Ivo Andriqit, të Dobrica Qoiqit, të Slobodan Milosheviqit, të Vojislav Sheshelit, të Aleksandër Vuçiqit, të Aleksandë Vulinit dhe të Ivica Daçiqit…etj.
Për më tepër, është naivitet dhe injorancë sui generis të thuhet se po angazhohemi dhe po luftojmë politikisht, diplomatikisht, demokratikisht dhe në mënyrë paqësore të arrijmë një EXIT STRATEGY për të zgjidhur krizën e Kosovës, duke e trajtuar atë si “problem minoritar serb”, që si në kuptimin e ngushtë, ashtu edhe në atë të gjerë, do të thotë : “KOSOVA ËSHTË TOKË SERBE” !? – This is fake strategy not at all exit strategy for independent and sovereign Kosovo (Febrary 17, 2008).
On Sunday, June 2, 2024 at 07:50:40 PM EDT, Atdhe Kosova <kosova.atdhe@yahoo.com> wrote:
Barometri diplomatik
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
Së pari, OKB-ja, t’i dënojë edhe 2 gjenocide të Serbisë?
- Pastaj, ministrja e Jashtme Donika Gërvalla me ekipin e “Anijes lundruese 3 motorshe” të Kosovës, le ta “debatojnë” “asocijacinë” e Serbisë së Madhe në Kosovë !?
-Ndryshe, le ta mbajnë në mend se të gjithë ata liderë politikë, që janë në pushtet dhe jashtë tij në opozitë, të cilët e pranojnë “Asocijacinë” e komunave serbe në Kosovë, kurrë më nuk do të fitojnë asnjë votë prej elektoratit shqiptar në Kosovë.
Për të nxjerrë edhe dy rezoluta të tjera për dënimin e krimeve të gjenocidit të Serbisë në Kroaci dhe në Kosovë, Prishtina dhe Tirana, urgjentisht nevojitet t’ia parashtrojnë dosjet e tyre Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në mënyrë që Serbia të dënohet edhe për 2 gjenocidet e saj, të kryera në Kroaci dhe në Kosovë, gjatë vteve ’90 të shekullit XX.
OKB-ja me të drejtë e ndëshkoi Serbinë gjenocidale për Srebrenicën
Ky ishte momenti i fundit historik, që Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 24 maj 2024 (për:84 vota; kundër:19 kundër dhe abstenim: 68 ) miratoi Rezolutën kundër gjenocidit serb të kryer në Srebrenicë, më 11 korrik 1995, duke e shpallur si “ Ditë nd֝rkombëtare përkujtuese , si akt civilizues dhe si fitore e drejtësi për pajtimin e popujve në rajon”.
Sipas kësaj Rezolute të AP-së të OKB-së, veç denoncimit të gjenocidit të Serbisë, të kryer në Srebrenicë, ku masakroi mbi “8372 myslimanë boshnjankë”, më 11 korrik 1995, edhe “Republika srpska” duhet të pezullohet (rasformohet) urgjentisht nga ana e OKB-së, si dhe nga të gjitha format e bashkëpunimit me BE-në, me NATO-n dhe me OSBE-në, SEPSE është krijuar me GJENOCID. Si rrjedhim, edhe sipas parimeve dhe normave të së drejtës ndërkombëtare, si dhe Kartës së Kombeve të Bahkuara, as de facto e as de jure nuk mund të legalizohet si shtet dhe, për më tepër të “bëjë parada marshuese” me policinë, me organet e sigurimit dhe me paramilitarët e saj, duke e këcënuar përditë ekzistencën legjitime dhe legale të Federatës së BeH-së, si dhe prezencën e Amerikës, të Bashkimin Evropian dhe të NATO-s në Bosnjë e Hercegovinë.
“Cirku” i Serbisë në OKB !
-Në vend se ta falënderonte AP-në për Rezolutën kundër krimit të gjenocidit serb në Srebrenicë, presidenti Aleksandër Vuçiqi së bashku me ministrat e tij u mbështollën në flamurin shtetëror të Serbisë, duke improvizuar rolin e “viktimës” së trilluar serbe në luftërat gjenpcidale të saj kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1989-1999).
Me këtë cirk humoristik në sy të gjithë botës, lidershipi i Serbisë me asët e saj, Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq, Aleksandar Vulin, Marko Gjuriq,si dhe me ministrat e tjerë të mbështjellur me “flamur të përgjakur” serb, dëshoi se nuk ka hequr dorë mga praktika, politika, propaganda dhe diplomacia e regjimit të huntës paramilitare, policore dhe militare të Serbisë së Slobodan Milosheviqit.
Për këtë arsye-vazhdimit të politikës kriminale dhe gjenocidale të Slobodan Milosheviqit nga elita politike shtetërore e Aleksandër Vuçiqit, e cila me manovrimet e saj të fshehura dhe publike kinse për krijimin e një “bote serbe” në zemër të Evropës Perëndimore, e këshilluar dhe e ndihmuar direkt dhe indirekt nga Moska dhe Pekini, OKB-ja nevojitet që sa më parë Serbinë ta nxjerrë në “bangën e zezë” të gjykimit nga 193 vendet anëtare të saj për ta dënuar edhe për 2 gjenocidet e tjera të saj, të kryera në Koraci dhe në Kosovë.
-Pa dënimin e këtyre 2 gjenocideve të Srbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999), Beogradi zyrtar, as Kisha Ortodokse Serbe kurrë nuk do të heqin dorë nga kursi i politikës së tyre gjenocidale ndaj kroatëve dhe ndaj shqiptarëve në Ballkan.
Së pari, të shkallmohet gjenocidi serb në OKB,
pastaj “asocijacija” e “republikës serbe” në Kosovë !
Në asnjë formë nuk duhet të jetë kusht formimi i “asociacionit” serb në Kosovë, para se Beogradi dhe Nju-Jorku ta njohin pavarësinë e Kosovës.
-S’mund të ketë kurrfarë kompromisi politik dhe, kurrfarë normalizimi të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pa denoncimin e gjenocidit të Serbisë në Kosovë nga ana Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, sikurse që ndodhi ndëshkimi i gjenocidit serb në Srebrenicë, me ç’rast AP-ja e OKB-së miratoi Rezultën e saj përkatëse, ku 11 korrikun 1995 e shpalli si “ Ditë nd֝rkombëtare përkujtuese , si akt civilizues dhe si fitore e drejtësi për pajtimin e popujve në rajon”.
-Kot po shohin ëndrra anëtarët e ekipit të “Anijes lundruese” të Kosovës, se gjoja nëse pranojnë formimin e “Asocijacisë” së komunva em shumicë serbe, Beogradi do të njihte Kosovën !?
- Kurrë Moska, as Pekini e as Beogradi nuk do ta njohin Republikën e Kosovës, derisa të mos dënohen krimet e gjenocidit serb në Kosovë (1989-1999) nga ana Asamablesë së Përgjithshme të KOmbeve të Bashkuara, ashtu siç veproi në rastin e miratimit të Rezolutës historike kundër gjenocidit serb në Srebrenicë (11 korrik 1995).
Pranimi eventual i “Asocijacisë” serbe brenda territorit të Kosovës së pavarur shqiptare, do të ishte krim dhe tradhti sui generis, ashtu sikurse I atyre akademikëve profesorëve të Uivrsitetit të Prishtinës, të cilët pohonin se me ndryshimin e Kushtetutës së KSAK(1974) nga ana kryekriminelit të huntës paramilitare , militare dhe policore serbe, Slobodan Miloshevit, “shqiptarët në Kosovë nuk humbasin asgjë nga autonomia e tyre.Përkundrazi, do të fitojnë autonomi edhe më të gjerë”!?
Mirëpo, pastaj, kur Milosheviqi e ndryshoi Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974, më 28 MARS 1989, Kosova fitoi ZERO AUTONOMI!-HUMBI edhe atë që kishte pasur sipas Kushtetutës së vitit 1974. Kështu, do të ndodhte edhe me pranimin e “Asocijacisë” nëse liderët aktualë në pushtet, do ta miratonin në emër të ndonjë kompromisi të keq antikombëtar dhe antishtetëror.-Do të sillnin Serbinë e Madhe në Kosovë, jo një mini republikë serbe të Bosnjës në Kosovë.
Comentários