top of page

Mehdi HYSENI: Amerika e George W. Bush-it e pavarësoi Kosovën


Barometri diplomatik

Prof.Dr.Mehdi HYSENI

 

Amerika e George W. Bush-it e pavarësoi Kosovën, JO  Marti Ahtisari !

 

E vërteta historike dhe politike është se pavarësinë e Kosovës e ka njohur presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush, më 18 shkurt 2008.(Shih në: https://2001-2009.state.gov/secretary/rm/2008/02/100973.htm), jo assesi Marti Ahtisari, emisari special i OKB-së për zgjidhjen e çështjes së Kosovës me Planin e tij të debatuar , jo më pak se 2 vjet me palët negociuese serbo – shqiptare të Serbisë dhe të Kosovës (2005-2007).

-Fati historik për Kosovën shqiptare, që ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e thirri për vizitë miqësore në Tiranë (10 qershor 2007), ish-presidentin e SHBA-së, George W. Bush dhe i  “ra në “gjunj”, duke iu lutur që Amerika ta njihte sa më parë Kosovën e pavarur dhe sovrane. Këtë kërkesë historike të drejtë dhe plotësisht kombëtare shqiptare, si dhe ndërkombëtare, të bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara (Neni 1, pika 2 ; Neni 55, paragrafi 1); të Rezolutës 1514 (XV) të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për njohjen e së drejtës së vetëvendosjes popujve dhe vendeve të kolonizuara (14 dhjetor 1960).

Në këtë kërkesë miqësore të kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, ish-presidenti historik i Amerikës, George W. Bush para gjithë opinionit publik në Konferencën për media në Tiranë iu përgjigj pozitivisht : "The time has come, even as soon as possible, to we say "Enough!" (Enough is enough!), Kosovo is independent. “(Shih në : https://www.koha.net/en/kulture/263095/quot-enough-is-enough-quot-nga-presidenti-bush-per-kosoven-instalacion-ne-tirane).

-Presidenti historik George W. Bush ishte fati dhe faktori vendimtar i pavarësimit të Kosovës, më 17 shkurt 2008, JO Marti Ahtisari e as Grupi i Kontatktit të Kosovës me Planin e tyre, që nuk e njohën të drejtën e vetëvendosjes së Kosovës (2007).

Në këtë frymë  të mohimit të pavarësisë së Kosovës u miratua edhe Rezoluta 1244  e KS-së së Kombeve të Bashkuara, 10 qershor 1999. (Shih në : “Resolution 1244 (1999) / adopted by the Security Council at its 4011th meeting, on 10 June 1999” / https://digitallibrary.un.org/record/274488?ln=en&v=pdf ).

 

  Qeveria dhe parlamenti i Kosovës, në vend të Planit të Marti Ahtisarit, të përqafuar nga “ Ahtisarët” shqiptarë nevojitej të organizonte REFERENDUMIN ose PLEBISHTIN, që mirëfilli populli do të votonte të Drejtën e Vetëvendosjes-pavarësisë së plotë, jo autonominë gjysmake të kushtëzuar dhe të imponuar nga “Plani i Marti Ahtisarit (2007) dhe nga Rezoluta1244 e KS-së së OKB-së, që atëherë, e, edhe sot (2024) nuk e njohin të DREJTËN E VETËVENDOSJES SË KOSOVËS, ashtu sikurse Rumania, Qiproja , Spanja, Sllovakia dhe Greqia, si dhe Serbia.

Fajin kryesor për mohimin e së drejtës së vetëvendosjes Kosovës e kanë Beogradi, Prishtina dhe Tirana !

Pse Serbia  dikur dhe sot është kundër pavarësisë së Kosovës, kjo nuk është aspak e befasusheme, por Pse Prishtina dhe Tirana deri më 17 shkurt 2008,  nuk e kanë koordinuar asnjë veprim politik dhe diplomatik brendakombëtar dhe ndërkombëtar, që Kosovës t’i njihej e drejta e vetëvendosjes, kjo është e pajustifikueshme, duke qenë se nuk e shfytëzuan rastin historik të ndërkombëtarizimit të Kosovës nën protektoratin paqësor të OKB-së dhe të NATO-s, më ( qershor 1999-17 shkurt 2008). Brenda kësaj  periudhe, patjetër, do të duhej të mbahej REFERENDUMI për deklarimin e popullit për statusin politik të pavarësisë së Kosovës sipas së drejtës legjitime historike dhe të së drejtës ndërkombëtare. –Vetëm nëse OKB-ja nuk do të njihtje rezultatin e REFERENDUMIT për pavarësimin e Kosovës, vetëm atëherë, do të duhej kërkuar ndonjë alternativë tjetër, por JO assesi ndonjë autonomi politike  të “Planit të Ahtisaritt, i cili e ka  copëtuar territorin e Kosovës në komuna dhe bashkësi njëetnike serbe (duke përfshirë enklavat dhe eksklaaavat serbe).

Kosova mbeti jashtë OKB-së, për shkak të Plnait të Marti Ahtisarit, i cili nuk ua njohu të DREJTËN E VETËVENDOSJES 2 MILIONË E GJYSMË SHQIPTARËVE

Pikërisht, Marti Ahtisari Kosovës me Planin e tij ua ka mohuar të drejtën e vetëvendosjes dy milionë gjysmë shqiptarëve në Kosovë.  Në vend të njohjes de jure dhe fakto të drejtës së vetëvendoesje, Marti Ahtisari së bashku me palën negociuese kosovare Kosovës ia ka imponuar një lloj autonomie të kushtëzuar dhe të supervizuar ndërkombëtare, JO kursesi pavarësinë e as sovranitetin  sipas së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuar.

Shkelja dhe mohimi i së drejtës së vetëvendosjes së Kosovës nga ana e Marti Ahtisarit dhe nga Grupi i Kontaktit Negociues të Kosovës, është në kolizion flagrant me normat dhe me  rregullat e së drejtës ndërkombëtare, me dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara, si dhe me të drejtën historike, duke qenë se Kosova më se 100 vjet ishte koloni e Serbisë imperialiste, kolonialiste dhe gjenocidale, 1912-1999.

Sa më sipër, kjo është esenca e moszgjidhjes së deritashme e problemit kolonial të Kosovës, edhe pse këtë e kanë njohur mbi 140 shtete anëtare të OKB-së. Fajtorë kyresorë për këtë janë Serbia kolonialiste, Prishtina dhe Tirana destruktive, që pranuan Planin e Marti Ahtisarit, që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, si dhe Dialogun e Brukselit (2011-2024), i cili po zhvillohet, duke u mbështetur në Rezolutën 1244 të KS-së së Kombeve të Bashkuara, që nuk e njeh pavarësinë së Kosovës. Ky është “bagazhi” juridik, politik dhe diplomatik , që me VETO-n e Rusisë ka bllokuar pranimin e Kosovës në OKB, jo Këshilli i Bashkimit Europian me asnjë vendim të tij, qoftë edhe ky i fundit  për legalizimin e PASSAPORTËS SERBE (të firmosur me vulën e Këshillit Koordinues për Kosovën, që vepron brenda Qeverisë së Republikës së Serbisë) për minoritarët serbë të Kosovës për të hyrë Zonën Shengen të BE-së, 22 korrik 2024.

 

Vendim jashtë Kushtetutës së Kosovës, jashtë Kartës së OKB-së dhe jashtë të së drejtës ndërkombëtare

    

Edhe  legalizimi i pasaportës së Serbisë me “Fusnotën Shengen” për minoritarët serbë të Kosovës, miratuar nga ana e Këshillit të Bashkimit Evropian, më 22 korrik 2024, është në kundërshtim flagrant me Kartën e OKB-së me rregullat dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare; me Kushtetutën e Republikës së Kosovës në fuqi (15 qershor 2008), sepse nuk njeh pavarësinë dhe të drejtën e vetëvendosjes së Kosovës, ashtu sikurse Plani i Marti Ahtisarit (2007); Rezoluta 1244 e KS-së së Këshillit të Sigurimit (10.06.1999); Kushtetuta e Republikës së Serbisë në fuqi ku thuhet se “Kosova është krahinë e Serbisë” (2006), si dhe nuk njeh vendimin e ligjshëm (de fakto dhe de jure) të 22 shteteve anëtare të BE-së të njohjes së pavarësisë dhe të së drejtës së vetëvendosjes së Kosovës (17 shkurt 2008).

Prandaj,  BE-ja me plot arsye ligjore dhe demokratike, duhet të kthej në RISHQYRTIM  këtë VENDIM të gabuar (politik, juridik dhe demokratik) nga ana e Këshillit të saj, sepse bie ndesh me vendimin e saj paraprak të njohjes de fakto dhe de jure të Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008).

Gjithashtu, një Vendim i tillë i BE-së është në kolizion edhe me Mendimin  Pozitiv Këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë së OKB-së në Hagë, 22 korrik 2010), ku ka vlerësuar se shpallja e Republikës së Kosovës është bërë në përputhje të plotë me rregullat dhe me parimet e së Drejtës Ndërkombëtare, si dhe me objektivat dhe me parimet e Kartës së Kombve të Bashkuara.

Pra, realisht dhe ligjërisht  Bashkimi Evropian nuk duhet pranuar një vendim të tillë të gabuar politik, diplomatik, demokratik, juridik dhe paqësor, sepse, para së gjithash, do të mohonte vetëveten, duke qenë se në Kosovë nuk ka dy shtetee të pavarura, por vetëm NJË-REPUBLIKA E PAVARUR DHE SOVRANE, DEMOKRATIKE DHE PARLAMENTARE E KOSOVËS, e njohur de fakto dhe de jure mbi 140 shtete anëtare të OKB-së.

 

      Vendim antiligjor, antikushtetues dhe antidemokratik i njohjes së pasaportës së Serbisë në Kosovën sovrane !?

 

    Sa më sipër, presidentja e Republikës sëKosovës, Vjosa Osmane plotësisht ka të drejtë, që ka hedhur poshtë Vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për miratimin e Pasapostës ilegale të Serbisë për liberalizimin e regjimit të vizave shengen për minoritarët e Kosovës (22 korrik 2024), duke e konsideruar  “ të dëmshme,, që ndikon negativisht në shtrirjen e sundimit të ligjit në të gjithë Kosovën”( https://www.evropaelire.org/a/osmani-kritikon-heqjen-e-vizave-per-mbajtesit-e-pasaportave-serbe/33048782.html).

 

Gjithashtu, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  me të drejtë e ka hedhur poshtë një Vendim të tillë të Këshillit të BE-së, duke e vlerësuar si antikushtetues, antidemokratik dhe anti-integrues “si të padrejtë dhe të dëmshëm dhe shkurajues për integrimin e serbëve të Kosovës”. (https://www.evropaelire.org/a/regjimi-i-vizave-per-poseduesit-e-pasaportave-serbe/33047433.html).

  BE-ja nevojitet ta anulojë vendimin e gabuar të Këshillit të saj, sepse, ndër të tjera, brenda shtetit të Kosovës, me njohjen e pasaportës ilegale të Këshillit Koordinues të Serbisë për minoritarët serbë të Kosovës, që iu bën të mudur lëvizjen e lirshme në Zonën Shëngen të BE-së, pa asnjë të drejtë ua ka njohur edhe “sovranitetin” e minoritetit serb(8%)  në Kosovë pandan SOVRANITETIT  kushtetues dhe të ligjshëm të shumicës dërrmuese shqiptare mbi 90% . –Sipas së “ABETARES” së Drejtës Ndërkombëtare brenda një shteti, nuk mund të ketë “DY SOVRANITETE”  qoftë “simetrike” apo “asimetrike”, POR VETËM NJË SOVRANITET me PUSHTET SIPRAN, që përjashton çdo sovranitet tjetër të dyfishtë.

 

Ndaj, në Kosovë (edhe sipas Kushtetutës në fuqi) nuk mund t’i njihet asnjë “sovranitet” minoritetit serbë, duke përdorur pasaporta antikishtetuese dhe antiligjore të Serbisë.

-Vërtet. ֝është i dëmshëm, antiligjore dhe antidemokratik një Vendim i tillë i legalizimit të Pasaportës së Serbisë (me klauzolën politiko-propagandistike dhe hegjemoniste serbe të Këshillit Koordinues për serbët e Kosovës), sepse  juridikisht është i pajujustitifikueshëm (si në aspektin juridik të së drejtës ndërkombëtare, ashtu edhe të së drejtës së brendshme.

-  Nolens volens, liberalizimi i vizave minoritarëve serbë të Kosovës, që të lëvizin lirshën në Shengenin Evropian, duke shfrytëzuar Pasaportën ilegale të “Drejtorisë Koordinuese  për Srbët e Kosovës, që vepron në kuadrin e Qeverisë së Serbisë, para së gjithash MOHON: (1) Të drejtën e vetëvendosjes së mbi 2 milionë shqiptarë të Kosovës (brenda dhe jashtë saj); (2) -140 njohje ndërkombëtare të shteteve anëtare të OKB-së (duke përfshirë edhe njohjen e 22 shteteve anëtare të BE-së); (3) Opinionin Vlerësues Juridik të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë së OKB-së  në Hagë, e cila deklaroi se “Shpallja e Republikës së Kosovës, më 17 shkurt 2008”, është bërë në përputhje të plotë me rregullat dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare”. (22 korrik 2022), si dhe (3) Kushtetutën e Republikës së Kosovës (15 qershor 2008).

Megjithëkëtë gabim, ky Vendim i Këshillit  të BE-së, mund të  ndryshohet me vullnetin e mirë dhe të justifikimit ligjor ndërkombëtar në favorin e drejtësisë, të barazisë, të paqesë, të integrimit, të stabilitetit dhe të sigurisë së sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Mirëpo, “Plani i Marti Ahtisarit” dhe i “pisarëve” aminues të tij, nuk mund të korrigjohet  (sepse ka lënë të hapur “Kaptinën e “LIDHJES SPECIALE TË MINORITARËVE SERBË NË KOSOVË ME SHTETIN E TYRE AMË-SERBINË”) DERSIA KOSOVA TË BËHET ANËTARE E OKB-së, domethënë subjekt i së drejtës ndërkombëtare.


13 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page