MEGJITHATЁ, ME KOORDINIM ...QЁ Ç’KE ME TЁ...! (ose: KURT(h)I i ngritur kundër skilakut Vuçiq) Nga Sadullah ZEQIRI
Abraham Lincoln, i gjashtëmbëdhjeti kryetar me rradhë i Amerikës, por i pari...i rradhitur edhe para George Washington dhe Franklin Roosevelt...njihet përpos tjerash edhe për thënien: “mund të mashtrosh të gjithë njerëzit një kohë dhe disa njerëz gjithë kohën, por nuk mund t’i mashtrosh të gjithë njerëzit tërë kohën!” Pra, Vuçiq, Vulino Daçiq...
Ju mund ta mashtroni gjithë Evropën një kohë dhe disa të tjerë jashtë Evropës gjithë kohën, por nuk mund t’i mashtroni që të gjithë tërë kohën...!
...Amerika mund ta tolerojë Vuçiqin Vulino Daçiq, një kohë dhe disa krimminelët e tyre në Veri gjithë kohën, por nuk mund t’i tolerojë të gjithë kriminelët e tyre bashkë me mercenarët dhe terroristët e tij...tani agresorët terroristë në Veri me bazë - MANASTIRIN kazermë ushtarake...!
Kjo, ishte e tepruar dhe e pafytyrë nga Vuçiqi...por skilaku është fytyrëhektarë...me gjithë ata kumbarë rreth tij në krah të tij të parë...!
1. Amerika mund të mbyll njërin sy për një kohë...dhe të tolerojë diçka-diçka...në raste mund t’i mbyllë edhe të dy sytë dhe në sy të kundërshtarëve të bëhët kinse nuk po i sheh të bëmat dhe kurthet e tyre...Mirëpo, pikërisht, atëherë, ajo është më e rrezikshmja...sepse, për dallim prej shteteve të tjera, ajo, në të tilla raste... e njohur si “Amerika Teknika...” i ndezë sytë nga prapa...sikur bëri këtë herë në Veri të Kosovës...kur e para nga KFOR-istat e Kosovës... ia mësyu Veriut...rrugës i mori me vete edhe EULEX-istat si dëshmitarë okularë për të parë terroristat diversantë të dërguar në Veri nga Vuçiqi Vulino Daçiq (i gjatë me shtat - por mendjepsikopat...) dhe për të bindur BE-në se kush është dhe po kërkon luftë me shqiptarët (lexo: NATO aleancën) për hirë të Rusisë,luftën me nisë në token e Dardanisë...!
2. Diversantët terroristë të dërguar nga Vuçiqi Vulino Daçiqi, i cili...pas dështimit të agresionit terrorist, po mundohet t’i paraqesë ata si banorë të rebeluar të veriut dhe në vend të uniformave ushtarake t’i mbështjellë me petkun pelegrin... duke iu përgjigjur një pyetjeje në konferencën për shtyp se nga i morën këta terroristë uniformat ushtarake dhe armatimin ushtarak, tha: “uniforma ushtarake mund të blesh kudo në treg sikur edhe armatimin e çfarëdolloji... edhe të rëndë...dhe se ai (lexo: Serbia)... s’i ka uniformuar e as armatosur...por se ata janë banorë të Kosovës në veri dhe të rebeluar nga terrori i Kurtit...!” Pa u skuqur aspak, nga rrena e thënë në të cilën beson se do t’i besojnë...!
3. Policia e Kosovës, këtë herë, ishte vigjilente dhe i priti këta terrorista ashtu si e merituan edhepse në këtë betejë në fushën e nderit... altarin e lirisë dhe demokracisë së Dardanisë, ra edhe një trim që u bë kurban në themelet e saj, rreshteri Afrim Bunjaku, për të cilin sot krejt Kosova është në zi, por edhe krenare që ka trima të tillë...sikur ishte edhe ...heroi Enver Zymberi...
Lavdi heroit Enver Zymberi! Lavdi heroit Afrim Bunjaku!
Heronjtë përjetë, gjallë mbesin, në zemrat tona, kurrë nuk vdesin!
Policia e Kosovës i eliminoi tre terrorista diversantë...i plagosi disa dhe arrestoi gjashtë prej tyre që të tregojnë se kush i dërgoi dhe me cilat qëllime...të tjerët nja njëzetetetë i liroi dhe për serbi i dërgoi me selam që do t’ia përcjellin vuçiqit...edhepse kishte mundësi që të gjithë t’i eliminojë dhe me plot të drejtë, sepse ata kishin ardhur në tokën tonë...të Dardanisë... për të vrarë shtetin dhe popullin shqiptar...! Kjo dëshmon se sa humanë jemi ne shqiptarët dhe të ndershëm edhe në fushëbetejë edhe kur na kërcënojnë me shfarosje...!
4. Deputetja britanike Alisa Kërns - që, kohë më parë, pati pohuar se kishat e ashtuquajtura serbe...shërbejnë si kazerma dhe magazine ushtarake ku po grumbullohen dhe ruhen armatime ushtarake nga të gjitha kalibrat...u vërtetua plotësisht...sepse grupi terrorist diversant bazë logjistike e kishte manastririn dhe strehim për terroristët gjatë gjithë kohës nga ardhja e deri në luftimin dhe arrestimin e tyre...!
5. Opozita...e cila prej ditës që ka ardhur në pushtet - KM Kurti e akuzonte se nuk po koordinohet me aleatët tanë e veçmas me Amerikën, mikun tonë më të dashur dhe më të çmuar e besnik...e që edhe këtë herë u vërtetua sipas asaj: “secili mik njihet në rrezik”...Amerika nuk ik', as kur është rrezik...!
Mirëpo, doli e kundërta...se pa koordinim nuk do të kishte sukses zmbrapsja e terroristëve të Vuçiqit...i cili me çdo kusht... edhe me luftë... dëshiron edhe një republikë serbe në Veri...sikur po e dëshiron edhe në Mal të Zi dhe në të Veriut Maqedoni...! KM Albin të gjithë opozitës, (k)analistave...disa mediave...portaleve...serbe dhe shqiptare...iu futi nga një “shokomicin”...i la të shokuar...sa ishte i koordinuar...me miqtë e tij...Amerikë, Gjermani e Angli...deri në hollësi ...dhe po të kishte fat e të mos vritej edhe heroi Afrim Bunjaku, kjo fitore do të festohej si madhështore...por, beteja pa heronj, nuk ka dhe... kush bie në fushën e nderi për atdhe, ai s’ka vdekur, por prapë ka le... Lavdi për jetë të jetëve, heroit tonë Afrim Bunjaku të Vushtrrisë - i lehtë i qoftë dheu i Dardanisë, familjes së tij dhe popullit shqiptar kurorë e krenarisë...!
6. Dushan Janjiq: “kushdo që e ka kryer këtë akt qyqar, nuk e dëshiron paqën në rajon dhe më së paku ia do të mirën serbëve që jetojnë në Kosovë...!”
Ky pohim i tij më së miri e vërteton se në Kosovë kush po e nxit dhe luftën dëshiron...
Nuk është Albini - që Vuçiqi, bashkë me “vuçiqat” ndër ne që po e sulmon, por është Vuçiqi Vulino Daçiqi që në një shtet të lirë dhe demokratik terroristë diversantë po dërgon për agresion...dhe po dështon e do të dështojë sa herë që do të provojë...se populli shqiptrarë do të dijë të çmojë dhe me jetën e bijve të tij më të mirë lirinë e demokracinë të mbrojë...këtë edhe Vuçiqi Vulino Daçiqi... të mbajë në mend mirë dhe kurrë të mos e harrojë...!
7. I armatosur deri në dhëmbë për të shkatërruar e për të shembë, për të vrarë e vënë nën këmbë, Vuçiqi të “kënaqë...” kur flet për stabilitet në rajon e për paqë, he... Zoti mos e laçë pa e bërë, sikur këtë herë, në Dardani - ne Veri, para krejt Botës që e bëri helaq...!
Tani, këtë disfatë, ta festojnë si Vidovdanin e Dytë...si e kanë zanat...!!!
(s.z.)
Comments