top of page

Medusë


Medusa

Medusë

(Para një fotografie)

Fatmir Terziu


Duart e mia nuk ju arritën kurrë,

por zemra ime po

ishe para meje me një larmi blush në sy

isha për ty ndoshta kushedi

vetëm një trup bardhë e zi...

... kushedi?!


Por unë isha gjithmonë pas teje plot dritë

e kam ndriçuar shpinën tënde si në ndonjë mit

kaq afër sa nuk gjeja një të dytë.


Dhe ëndërroja të të pikturoja atë fytyrë

Medusë. Sa larg metonin sytë.


Mezi prisja që të hidhja një hap përpara

sa herë që më pëshpëriste ndjesia në vesh,

por koha sytë nuk i mbante tek e ardhmja,

e shkuara ishte distanca që shkurtohej midis nesh.


Sidoqoftë kjo fotografi i përket një dimri të largët

nuk shpëtoja dot nga ai virus klasash peshqesh,

edhe sikur të isha në gjendje t’ju mbaja afër.


Por sa herë sytë tek kjo fotografi i kam qasur

betohem me Perëndi, se gjithmonë do të jesh pranë

për sa kohë që ju mbaj të dashur.


E sytë si kanxha çeliku e shkulin atë virus

të paktën për një mit që nuk vdes Medusë!


30 views7 comments

7 Comments


Like

Eqerem Canaj Profesor, me lojen tuaj poetike ju sillni ne kujtesen bashkekohore filozofine e se kaluares, sic nje lojtar sporti kap topin ne ajer ne nje manovrim te rrufeshem perdrejt objektivit... Ju luani ne planin filizofik, madje bukur, per t'i thene dhe i dhene botes aktuaktuale bukuria universale eshte ketu, sic eshte "medusa" ime. Rrofsh, art dhe ide ne nje konceptim poetik. Urime!

Like

Vanka Kruti Bukur e shijova leximin urime!

Like

Eli Kanina Meduzë e të shkuarës vjen si motiv i së nesërmes, dënuar me pengje dashurie nga ajo kohë, faleminderit për përcjelljen Fatmir Tereziu

Like

Kadri Tarelli Meduza lashtesise, si ëndërr dashurise. për zjarr rinie, shendet pleqerie! Urime!,

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page