MEDITIME.....nga
Janko PALI "Mesues i Merituar " Ne mirepresim mendimet dhe komentet Tuaja (pJp)
Meditime …! ( Nga Janko LL.Pali,”Mesues i Merituar” shkruar ne Korfuz në moshën 96 vjeçare një vit para vdekjes,në vitin 1993) Shenimi im pJp _ Mundohuni gjat leximit ti bëni në strofa katër vargjesh të kuptoni te tëren une se bera dot ti ndaja ne tastiere duhesh pune ...! Respekt per Lexuesin ! pJp Janko PALI
Ç’erdh kështu ky zeman,që se pat menduar kush
Të braktisim gjind, vatan dhe të dalim karabush,
Nga mundimet, idealet e nga vëndi ku patëm lerë
Të braktisim fushat, malet Atdheut me vlerë !
E kush vallë e mendonte kjo kohë që do vinte
Q’ideali që bashkonte gjithë sa flisnim shqipe,
Me shumicë do vendosnin gjithë ç’kishin pas të linin…
Prak e vatër të përdhosin këtë aventurë të zinin!
Pa menduar gjindje,moshë ç’kam në dor’ a ç’mund të kem
Tretur truri bërë shoshë larg nga vëndi si të jem.
Sa u hap der’ e xhenetit pas një rrobëri të gjatë,
U çel syri i miletit !..shpejt o burra tejë kaftë:
Se atje bën bu mirëqënia për këdo,kudo o burra,
S’ka ngurrim domethënie lumturis atje ë ngurra !
Mos qe vallë sëmundje që popullsinë tonë kapi ?
Humbi pusull ju bë tundje vendos të punoj së prapi ?
Që kur fare mëndjen s’vrau e fare pa u thelluar
Braktisi çdo gjë e ngau sa më shpejt për tu larguar ?
Atdheut vënd me vulë, që për ne s’ka më gjikundi…
Nga ku gjyshi ynë qe ngulë, ku i rrodhi djersa mundi !
Të kërkojmë botërisë, të na japë ato që s’kishim,
Pa për nur të Perëndisë, në nevojë vërtet ishim.
Se për nur të Jehovaut t’izoluar kemi qënë,
Jo nga Latini a nga Shqau që në mes na kanë vënë !
Po veç se nga vetja jonë, dhe Partia që sundonte,
Mbyllur në kufi në klone, gjysëm shekulli lamë të shkonte.
Pa bëzajtur pa ankuar, shtypur për ditë sa më,
Se qysh populli yn’i vuar, e pat duruar ketë ?
Nënështrim dhe pa një zë, zverku ulur si raja…
Fisi ynë këtë gjë, as me Turkun nuk e pa !
Po fort mirë populli thotë: kur e ke syrin e nxjerrë,
Nga një yti, jo nga bota,do ta nxjerrë sa më thellë.
Se djali që qe në krye Vozhd* i ynë kaqë i çmuar, (udhëheqës)
Pati vallë arësye të na mbajë kaqë shtrënguar ??
Një kohë kaqë të gjatë që synonim Socializëm,
Sundoi me dhunë e shpatë katër dekada e gjysëm.
Shef’i vetëm absollut,ç’i desh qejfi pati berë,
I pa besë bash kërrut, sa dhe shokët pati prerë !
Një pas një i pat ç’farosë,s’guxon kush që të bëzajë…
Me nderin në vënd pat sosur dhe pas la shkreti,bështajë .
Veç mos prishej dinastia,të pa cen të fortë e donte,
PO…ç’i bëri vegjëlia në mendim as kurrë s’i shkonte !
Kur e zuri prej këmbe, nga themelet fort e tundi,
Kokë poshtë e pati shëmbë,sikur s’pat qënë kërkudi !
Se pat populli mëllë me urrejtje zëmra mbytë,
Me shtrëngimet që pat bërë duke i hequr liritë .
Me një diktaturë të fortë, panik vëndit pati kallë,
Djalë vëndi qe ? a botë kaq i rrept’e dreq i gjallë !
Që kur pushtetin pati ngritë,për dobi të vëndit gjoja…
Pushtet Populli e pat thëritë,kështu me nur i dilte loja.
Që do lozte mbi kurriz të popullit tonë të ngratë,
Sa dhe muret me gur ftiste veshë kishin …dhe të gjatë !
Dhe s’kuxon askush të fliste se dhe muret spiunojnë,
Gjysëm fjale të të shkasë dhe në burg drejt e të çojnë !
Pse s’pat mëshirë qeni kur e pa që u sigurua,
Se besnik i doli populli, pak për të pse s’u mendua ?
Dyert e kufi të çelte vëndit t’i jepte liri…
Populli të hyn të delte siç e kishte katimi !
Se gjat brezave më parë ne kurbetin frekuentonim,
Që as Turku s’e pat ngarë dhe Atdheun se haronim !
Po e ndrydhi më e më luftë klase dhe pas la,
Kush e pat besu’ këtë me sot syri ynë ç’pa ?
Kur braktisëm e lamë vëndë se na ishte xhani djegë;
Sa nuk e dëgjuam rëndë kur e lamë e shkuam gjetkë !
Mëllëri që çdo kush kishte brënda vetes plot inat,
S’donte shumë që të shkrepte, plasi në qytet e fshat !
Ca nga toka ca nga deti,klone kufi tejkaluam,
Për të gjithë nis kurbeti, larg e afër ku qëndruam.!
Plot uzhdaja e plot shpresa se i pret kudo lumnija,
Po sa dëme të mëdhaja pati kështu Shqipëria.
Pjes’ e popullit shkoi fat të ri diku të gjente,
Pjesa që këtu qëndroi s’pati më mbarë të bënte !
Ndaj psikozës së krijuar gjysëm shekulli me radhë,
Vrull e guxim asgjësuar ditë të zezë asnjë e bardhë !
Bën të ngrihet, poshtë shkon se asgjë s’është ndryshuar,
Ujku sofrën shpesh ndëron, po zakonet s’pat harruar.
Dhe Partia jonë nënë, që kaqë e lavdëruam,
Gjithë ç’mundi pati bërë, dhe ku ishim prapë qëndruam.
Kuvëndi që pati dalë nga votimet që u bënë,
S’ndërruan gjë zoti ti falë, vëndi mbeti tek ka qënë !
Bën të shkojë lart e s’mund, popullsia është ftohë,
Ç’bëhet ndër ne, askund s’ka të tillë katastrofë.
Njeriu që thosh Partia që ajo do nxirr të ri…
Doli fals e vraftë lia, pa merit’ e vler asnji .
Doli rërë e dembel me torua që s’ka anë,
Sharte e zakone shkel, s’ka respekt as për të janë* ! (të atin)
Punës s’don t’ja dijë fare e i don të gjitha gati,
E don xhepin dëng me pare pa bërë punë e bezdi !
Po kështu shteti ra poshtë, kur në të asnjë s’punon,
Ku po shkojmë vallë shokë, këjo rrugë ku na çon ?
Dashtë zoti e dorë vuftë, mbi miletin tonë fatkeq,
Kthesa ardhtë,Paqen pruftë vetëm këjo ne na ndreq !
Se në jet’ është provuar që eterniteti s’ec…
Kur çdo gjë dhe vjen e vete, po së fundi edhe ngec !
Ja! Për fat të vëndit mbarë një pjesë e shëndoshë del,
Kokën në trastë të varë dhe liri kërkon të vjel’ !
Janë trimat shkollarë që avash çdo gjë gremisin,
Djemtë trima kuximtarë që regjimin e përmbysin !
Partisë bazat ja tundën dhe u shpall Demokracia,
Erdhi dita më së fundi të gëzojë dhe Shqipëria !
Vate më regjimi dreq, regjim dhune regjim tmeri,
Dhe tash vëndi do të ndreqë,jetën siç ka qënë njëheri !
U kthye në privatizëm, s’mbytet më inisiativa,
Çdo kush mund të bëjë nisëm për jetë të re ..eviva !
Dhe tani një sy të hedhim , mbi ata që u arratisën,
E në vënd të huaj bredhin e kurbetit bënë nismën.
Thom aty ku kanë dalë, merak kanë për ç’kanë lënë,
Ditë të bardha shohin vallë, nuk u dhëmb për vëndin tënë ?
Që me ç’dimë rrukulliset të qëndrojë thëmbrë s’ngul’,
Pse kështu poshtë vithiset vëndi jonë vënd me vul’ ?
Bijt e Shqipes bijt e mjerë, q’aty këtu u shpërndanë,
Vallë prapë ndonjeherë do të kthehen në vatan ?
Me këtë oxhum që mori kushdo që pati kuxuar,
Një trastë mbi supe hodhi, dhe vëndit ju bë larguar ?
Kur pati dëgjuar fjalë, se larg vëndit qe xheneti,
Si të rrijë ? e të mos dalë, kur u çel sërish kurbeti ?
Jo ! s’iu desh më nxitje dhe më popullit të shumëvuar,
Lëshon e braktis çdo gjë dhe mer rrugën pa u thelluar !
Duhej bërë dhe pa përtuar, o burra sa shpejt të shkojmë,
Jashtë nga vëndi është provuar lumturinë do “takojmë”…!
Na gjet si kush pati thënë të jetojmë intensamente,
Që në gjuhën thuhet tënë, mos ngurrojmë po sa më shpejt.
Të vrapojmë ndaj rrezikut, prapa syrin mos ta kthejmë,
Para, thrisni shokut,mikut çdo të mirë atje do gjejmë…!!!
Dhe pat qënë kokë Shteti kush këtë ka predikuar,
PO…kush lumturinë e gjeti kur vendos një gjë nxituar ?
Dhe Ay, vonë e kuptoi që e pat çdo punë shkaterruar,
Kur në fund mirë e pagoi me një vdekje të njolluar !
Thanë pra gjithë u gjet e mbara, shkojmë thanë pa nguruar,
Rini, tundu shko përpara…mjaft gjer sot me ç’kemi vuar !
Me këto nxitje të shumta që lausi*,pat dëgjuar…(populli)
U nis para më ju lumtë, fat të ri për të kërkuar !
Po sërish populli thotë:dardhë shumë kur dëgjon,
Thes të marish është e kotë se një trajsë të mjafton !
U nis pra rrugës i pari me kuxim liri etuar…
Dhe më pas e ndiq karvani…a të rinj a të moshuar !
Kush të mund të përfitonte, nga kufitë që u çelën,
Klone, tela të kalonte, frikë prapa të mos ngelën .
Kaqë e kishte uryer populli,izolimin që i bënë,
Më se dyzet vjet të kryer, Vozhdi dhe Partia mëmë !
Sikur para njezet vjetesh, këjo punë të qe bërë…
Sa do ishte me lezet për popull e për vënd të tërë.
…Këtë e bëra dhe unë bash tani që më vjen fundi,
Që e ndërmora këtë punë, Jo të mbarë që më tundi !
Ndoqa rrymën,pa thelluar kur përmbysja shart zakon,
U bëra vëndit larguar kapërxeva kufi…klon !
Veprova s’i të isha djalë, me kuxim po pa kujtuar…
Mos do gjëja gjëmba halë, e të ngelja dëshpëruar !
Se për një jetë të tërë, pata rrojt në një mënyrë,
Ç’m’u desh pra o të krishtërë kësaj valle për ty hyrë ?
Thom s’lejohesh moshës sime, qetësi që kish nevojë,
Të ndërmerja udhëtime…s’bën habi kush ta dëgjojë ?
Këtë pun’ e pata bërë si të tjerët edhe unë…
Po sos flugova krahë-nderë për kurbet për të rexgunë* .! (se spegoj dot PJP)
Çdo njeri kur mosha shkon,pëlqen lashtin të kujtojë,
I rrënduar po dhe don, një herë që të kundrojë.
Ato vënde ku ka bredhë, a ku fati e pat çuar,
Ndoshta dhe një lot të derdhë,për ato që kanë shkuar.
Kanë shkuar e më s’kthehen kur ky pati epsh e vrull,
Po avash kujtimet zbehen dhe në fun bëhen një nul !
Doherë dhe diçka të çfaqet, si një ëndër në kujtesë,
Që të skuqi sado faqet…e s’ka rënë në haresë !
Kush nga ne s’kujton rininë edhe rolin që ka lujtë,
Vrullin, epshin lakëminë, që do sdo përkejt çdo kujt !
Ahere që isha djalë ç’farë gjë s’na kish lezet,
Qe zakon e s’bëhej fjalë, çdo kush shkonte në kurbet !
Horizonte të kërkoja se për ta dhe moshë kisha,
Ku të mundja do të shkoja, se pa tundur s’mund të rrijsha.
Ishte mosha që kërkonte siç pat qënë zakon në vënd,
Çdo kush në kurbet do shkonte mall të bën e gjë me mënd.
Dhe u nisa të luftoja, kundër ç’të më ndodhë në jetë,
Do qëndroja doja s’doja, do të lozëja çdo fletë .
Arm’e mjete nukë kisha,veçse një maturë shkollore,
Plot me shpresa mbushur isha, se do gjëja një fitore !
Dhe do kapja lumturinë,ëndrrat do t’i realizoja,
Që çdo kush bën në rininë, me shumicë e plot goja.
Për disa vjet bëra ç’bëra, ku më shpu e fatit rrota,
Me sa munda dhe u ndera,ksenitjar si gjithë bota.
Shkova jashtë disa vjet,s’është dhe për t’u ankuar…
Pa në jetë është e vërtetë,s’ngjoset ç’është lakëmuar !
Tuke pritë tuke kërkuar,koha shkon e s’kthehët më,
Kush nga neve brënda jetës, se ka provuar këtë ?
Pa njeriu brënda jetës,shumë herë gabon rrëndë,
Po për nur dhe të vërtetës…s’duhet shumë t’i përmëndë !
Se çdo kush kur është i ri, ka vullnet por ka dhe vrull,
Shesh e fushë e gjën çdo gjë dhe kur e shikon rrëmull !
Po ç’të bësh që kur dhe plakesh,bën vaki të gabosh rrëndë,
Në aventura të përplasesh,të ndërosh zakon e vëndë .
Të braktisish çdo rehat dhe çdo lloj farë jetese,
Të shkelish zakon e shart e të varesh në fill shprese.
Se gjoja për këndi parë, jeta do të dali lule,
Çdo punë do të shkojë mbarë,s’do kesh kocka po plot tule !
Hm! Po kudo që do shkosh,oka 400 ka pasë,
Dhe në don që ta provosh,s’ka se si vija të shkasë.
Thom për ne të kastës sime, që as gjë s’kemi në vijë,
Veç telashe shqetësime dhe e shtyjmë si të arijmë !
Kush nuk është më i ri dhe ndjen gjallëri të renë,
S’bën të bëjë marrëzi ! gjat jetës mënd s’ka venë .
Pranë vatrës të qëndrojë nip, stërnipash i rrethuar,
S’duhet lodhur as me gojë,që të jetë i respektuar.
Në e pyeçin të flasë…kureshtar të mos qëndrojë,
Bën vaki gjuha ti shkasë,po që s’vihet freth në gojë.
…Si thua kështu xhanëm,mo jam në shtëpi matria,
Mosha ikën pa melhem,s’ka askush nevoj per tija..!
Dhe të rit’telashe kanë,aq’sa mëndja s’ta pret,
Se luftar’në jetë janë si dikur ke qënë vet.!
Pa jeta s’është ç’ka qënë,kur me pak kënaqej kush,
Koha hallet i ka shpënë,sa me zor bën ballë ç’do kush !
Se kërkesat janë ritur, askujt si mjafton me pak,
Kudo bëhet jetë e nxitur,s’ka më vlerë pak më prak.
Lakëmia është shtuar dhe në veshje dhe ushqim,
S’pyet kush sa do shpenzuar, mjaft të ketë kutundim !
Çdo kush kërkon mirëqënie,edhe ay i kastës –A-,
S’ka për të një domethënie,të qëndrojë tek pat ra.
Kur për herë të parë doli edhe djellin e kundroi,
Qysh në çast sa mundi foli ç’i pa syri e lakëmoi.
S’desh në skamje të jetojë don të ngjosë ç’lakëmon,
Që ta arijë ta godhojë s’ka asgjë që e pengon !
Mjeti cili do të jetë,prej qëllimit shënjtërohet,
Dhe qysh të shkojë përpjetë,pa teklif mbi kërmë shkohet !
Me këto pra transformime jetë e sotme që ka bënë
Si të thom s’ka më ndryshime, mos qëndron tek pati qënë ?
JO ! çdo gjë është ndryshuar në çdo gjë brënda e jashtë,
Mos dhe zëmra ka qëndruar,ashtu siç ka qënë lashtë ?
Dhe ajo është kërrusur kërkon kamje kur se ka,
Po dhe kush ndodhet furushur, don të ketë atë dhe ma.
Gjithë mendimi i njerëzisë për mbi kamjen sot synon,
Për fitim shkel e e përmbys gjithë bota ç’adhuron !
Me këto kështu parime,jet’ e sotme është ndërtuar,
Dhe ç’ka pasë lashtë çmime,çiltërsi,respekt janë shuar.
Edhe me këto parime,plak i ri duhet pajtuar,
Se për ndryshe plot pendime,ditët do ti kesh mbuluar !
…………….
-Meditim, ky i shkrojtur në Korfuz-Greqi,nga im atë J.LL.Pali, në moshën 96 vjeçare një vit para se te nderonte Jete, në verë të vitit 1993, mbasi edhe ky në mënyrë të sforcuar u largua atdheut nga vitet nëndedhjetë mbas të tre djemve emigrantë-se bashkeshortja (nena Ime ) kishte 3 vjet qe kishte nderuar jete ne Qeparo
-(U kopjua nga orgjinali pa as më të voglin ndryshim nga unë i biri PJP,mare nga fletorja 44/extra.)
Autoresia duhet te ruhet. p J p
Janko Pali
Ish Vula e shkolles Shqipe ne Virxhinia te SHBA
Comments