Me se qeshin sot shqiptarët...ose me se qajnë...
NGA KRISTO ZHARKALLIU
Para disa viteve kur Ilir Metaj u zgjodh President i Shqipërisë, falë dëshirës ose qëllimit të Edi Ramës kisha parashikuar(gabimisht!) se ishte një lëvizje e zgjuar e kryeministrit të zgjedhur për të nxjerrë nga ajo që quhet politikë shqiptare kancerin e kësaj politikë personin në fjalë se ku do vinte më? Përderisa arriti majat më të larta të poltikës shqiptare duke u ulur në koltukun e presidentit,pas kësaj do të tërhiqej nga politika si bëjnë në të gjithë botën ish presidentët! Madje për derisa edhe tjetri ish president, kryeministër, kryetar partie, Saliu kishte dhënë dorëheqjen nga kreu i partisë,mendova se edhe Shqipëria pas kësaj do të niste një rrugë normale poltike me njerëz të rinj dhe të pa komprometuar si të lartpërmendurit. Sigurisht qesha pak kur fillimisht u zgjodh kryetar i partiçkës së Metës një njeri qesharak, si ishte Peço Vasili, por nuk prrishte pnë! Partia ishte e vogël dhe udëheqësi i saj duhet të jetë pak më i...vogël. Veçse Peçoja nuk e gëzoi shumë kryetarllëku se presidenti Metaj e konsideronte pronë të tij- si vila e Lalëzit fjala vjen- partinë- dhe shpejt e shpejt e hodhi nga dritarja Peçon dhe kryetare bëri të shoqen, të famëshen Monikën... Prisja që Peçoja të protestonte ose të largohej nga partia si ofenduar,por...Vasili nuk njeh ç’është poshtërimi dhe vazhdoi të lehte si...nënkryetar!
Por ajo kohë kaloi-është e vërtetë se shumë herë Peçoja na bëri të qeshnim-është komik i madh qerratai-por dikur i erdhi fundi mandatit të I.Metaj në presidencë dhe ai në vend që të shkonte në shtëpi dhe të gëzonte ‘’pensionin’’ e majme të presidentit si bëjnë të gjithë ish presidentët në botën demokratike- vrapoi dhe mori përsëri kryesinë e partisë nga Monika- e cila nuk u ankua aspak, tekefundit partia pronë e familjes mbetej. Që këtej e tutje fillon komedia më e lezeteshme shqiptare! Nga njëra anë dy partitë demokratike (PD) njëra që doli nga foltorja me një plak nongrata në krye (dhe tjetra e Lulit të braktisur nga të gjithë) edhe ky i ka kaluar të gjitha nivelet e qeverisjes së Shqipërisë...Fjala shtë për Saliun i cili sapo dëgjoi se amerikanët e kishin shpallur ‘’nongrata’’ si njeri i zhytur deri në grykë në korrupsion dhe në kriminalitet, vendosi t’i rrëmbejë partinë Lulit me foltoren e tij të famëshme-dhe pothuajse ja rrëmbeu sikur të mos ishte ai i paturpëshmi...Ali Beu!PD u nda në dy pjesë dhe këtu hyn si pykë Ilir Floriri (Metaj doja të thoshja...) Ndoshta duke dëgjuar se e quanin Floriri kujtoi se ishte si ai që Mao Ce Duni quante ‘’floriri i vogël’’ dhe ndrfyshoi pamjen e Kinës pas vdekjes së Maos. Edhe Like Foriri ynë beson se do të ndryshojë Shqipërinë...Kryesisht tani është zëmëruar shumë me emigrantët kladestinë që shkojnë në Angli me gomona e varka të papërshtatëshme! Turp dhe për faqe të zezë! Si këta maskarenj që i nxijnë faqen Shqipërisël (për faj të atij shalgjatit Edi!)nuk marrin shëmbullin e Likë Floririt që i dërgon në Angli fëmijët me aeroplan? Pse këta këmbëzbathurit-emigrantët paligjëshëm- nuk bëjnë të njëjtën gjë?Kaq fluturime ka për në Londër, akoma dhe nga Kukësi mund ë marrin avionin? Ky është premtimi i parë i Likes- avazin ja mban dhe Peçoja ynë-se sa të marrë pushtetin në zgjedhje e ardhëshme- ai mund të marrë dhe 4% të votave, por kjo nuk ka rëndësi- të gjithë të rinjtë shqiptarë që do të duan të shkojnë në Londër do të shkojnë me aeroplan dhe jo me gomone. Të tjerët që do të mbeten në Shqipëri do të hanë me lugë floriri..(jo më kot ka epitetin Likë Floriri!) dhe na siguron se do t’i thyejë brinjtë, do t’i presë kokë, do ta hedhë në Lanë ta hanë qëntë, atë të paturpëshmin që e kishte bërë president pa dëshitrën e tij, Edi Ramën pra! E tha troç si burrat: sa të marim pushtetin me hir apo me pahir, Edi Rama nuk do të gjejë vrimë ku të futet(është dhe kaq i gjatë dreqi!) Dhe me njëherë del Vasili-Peçoja dhe thotë se burgun e ka gati për Ramën dhe se ai dhe Likja do ë shpëtojnë shqiptarët nga varfëria dhe mungesa e energjisë..Jo se e pyet njeri Peçon tonë,por atij pëlqen të bëjë deklarata kërcënuese dhe gazetat e portalet e kanë shumë për qejf Peçon se na bën të na qeshë pak buza e plasur nga mjerimi-si thotë ai. Nga ana tjetër premtimet janë të panumërta, sidomos ndaj të rinjve por edhe akuzat për Ramën që nuk u ka krijuar të rinjve shqiptarë kushte si Likja u ka krijuar fëmijëve të tij që jetojnë e...’’studjojnë’’ me dinjitet në Angli.. Të gjitha këto më kujtojnë ‘’anekdotën’’për mbretëreshën franceze Maria Anduaneta e cila dëgjoi se në rrugë po bëhej një demostratë ku populli bërtiste: ‘’Duam bukë! Duam bukë!’’ dhe e ndjera mbretëreshë (sa për ata që janë kurreshtarët u themi se, më vonë, ata që kërkonin bukë do t’i prisnin kokën me gijotinë mbretëreshës kurreshtare...) pyeti një nga ndjekësit e saj: ‘’Kërkojnë bukë? Po pse nuk hanë ‘’pane de spane’’?(Ma merr mëndja se është njëfare keiku i ëmbël spanjoll që i pëlqente shumë mbretëreshës!) Kujtonte se demostruesit ishin nginjur nga ëmbëlsirat dhe...kërkonin bukë! Megjithatë Likja nuk duhet marrë me shaka. Ai me katër deri dhjetë përqind që ka marrë në zgjedhjet e kaluara ka mundur të shijojë, jo vetëm floririn dhe pasurinë përrallore që ka mundur t’i rrëmbejë popullit të varfër shqiptar,por dhe postet më të larta të shqiptarëve: ministër disa herë, Kryetar i kuvëndit, kryeministër dhe së fundit dhe President i Republikës!! Ç’tjetër kërkon ky tip Skrapari?Të shpallet mbret i Shqipërisë? Nuk do të ishte keq! (Gjuhët e këqia thonë se i ka vënë syrin bashkisë së Tiranës dhe...pastaj e gjithë Tirana do të bëhet pronë e tij!! Asgjë nuk bën Likja pa përfitim dhe kjo është e njohur nga e kaluara...
Por mjaft qeshëm me Likën dhe Peçon. Të themi dhe disa fjalë për Saliun tonë. Ky duhet të jetë humorist i madh! Për kohën kur ishte Luli kryetar ai nuk ka asnjë përgjegjësi për partinë e ‘’tij’’ thua se nuk dihet se Luli nuk bënte asgjë pa bekimin e tij. Madje dhe rublat (jo shumë rreth gjysmë milion dollarë!) të marrë nga Moska e Putinit ,ai nuk di asgjë madje nuk vuri në xhep asnjë rubël-dollar- se i hëngri të gjitha Luli! (pa dijeninë e tij!) Këtu nuk mundim të mos qeshim me hidhërim-se ka dhe qeshje të tilla. Luli i shkretë as në tualetë(nevojtore e quanim ne!) nuk shkonte pa lejen e Saliut... Tani Amerika dridhet nga frika se Saliu i ka shpallur luftë dhe do ta çojë dhe në gjyq! Si të fitojë Ramën- atë ose do ta bëjë pesqind copë ose do ta dërgojë 50 vjet në burg!- Pastaj do t’i tregojë brrylin Amerikës dhe ja ku është...mëma Rusi me Putinin! Në krah për të gjitha këto do të ketë Likë Floriin me të cilin firmosën një marrëveshje solemne si bëhet me shtetet ndërmjet tyre! Do të kemi pra Saliun president, Liken kryeministër dhe...Peçon kryetar i kuvëndit! Pastaj shqiptarët do të hanë me lugë floriri dhe do të udhëtojnë me aeroplan në Angli! Shpresat janë të mëdha dhe ne i kemi varur ato në qafë të Saliut dhe të Likes..
KRISTO ZHARKALLI, Athinë 8 nëntor 2022.
Comments