top of page

ME PUHIZËN E MENDIMEVE MBI VETE !.....


ME PUHIZËN E MENDIMEVE MBI VETE !.....


PERLЁ ÇUDIE. . .

- Gjerdan i artё, perlё çudie

je ti, Liqeni im…

Me rrezёllime furfuritёse

tё ujrave,

nё pasqyrё tё zёrave

ndrit si vegim…

Mbushur me ёndrra,

brigjeve tё tua,

kristalet e bardha

nё valle lozonjare

duket sikur lozin pёr mua !...

MUZA E DIJES


Në fushën universitare

e blertë në ditë pranverore

kristal rrezatues në jetë

në qiellin e bardhë studentor !...

Një poet me rreze ëndrrash

Në ditar shkruan :

“ Kalojnë mjaftë vite

Dekada plot festa yjesh

Duke shkruar nje poemë – diturie !”


KUJTIMIT I SHTOJ DRITЁ


Prindёrve tё mi

Mё dhuruat dashuri

Sa liqeni bregut valё

Dritё ju patёn sytё e mi

Sa ju kisha pranё tё gjallё…


Tё munduar, por tё mirё

Bukur “gjurmёn” e latё pas

Porsi vesё mbi trёndafilё

Qё s’humbet veç nё njё cast…


Tani qё s’ju kam nё jetё

Thellё nё zemёr ju kam vёnё

Tё mё bёni mua shenjt

Porsi veten patёt berё…


Ju shoh juve

Kur çel njё lot

Edhe zemrёn ma zhurit

Si njё amanet pa mort

Qё t’i shtoj kujtimit dritё !..

27 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page